KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dhjetëra mijëra protestojnë kundër Aleksandar Vuçiçit, në Beograd
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dhjetëra mijëra protestojnë kundër Aleksandar Vuçiçit, në Beograd
AnalizeFokusRajoniSocialeZhvillim

Dhjetëra mijëra protestojnë kundër Aleksandar Vuçiçit, në Beograd

Përditësimi i fundit: 25 Maj, 2026 7:54 am
45 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

“Jemi këtu si patriotë për të mbrojtur të drejtën tonë dhe vendin tonë”, theksuan pjesëmarrësit e demonstratës masive të shtunën (23.05.2026) në mbrëmje në Beograd. Thirrjen për protestë e kishin bërë grupet studentore në Serbi.

Policia njoftoi për më shumë se 34.000 pjesëmarrës që u mblodhën në qendër të qytetit. Vrojtuesit, nga ana tjetër, e vlerësuan numrin në rreth 100.000.

Demonstruesit ankohen edhe për korrupsionin e vazhdueshëm në vend. Gjatë protestës në Beograd, kritikët e qeverisë tërhoqën vëmendjen me daulle dhe bilbila. Ata kishin ardhur nga gjithë Serbia. Folësit kërkuan fundin e sundimit tëpresidentit Aleksandar Vuçiç, i cili është në pushtet që nga viti 2017, si dhe zgjedhje të parakohshme. Sipas planit, zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbaheshin vetëm në fund të vitit 2027.

“Duart tuaja janë të përgjakura”

“Zgjedhjet janë mundësia jonë për të përmbushur më në fund premtimin tonë – një qeveri të ndershme, liri dhe një jetë dinjitoze”, tha një student i elektroteknikës sipas agjencisë së pavarur të lajmeve BETA. Shumë protestues mbanin shenja me duar të kuqe dhe mbishkrimin “Duart tuaja janë të përgjakura”.

Në fund të tubimit pati përplasje mes personave të maskuar dhe forcave të sigurisë. Incidentet ndodhën rreth një kilometër larg sheshit Slavija, qendra e protestës. Koshat e plehrave u dogjën, ndërsa policia u sulmua me fishekzjarre. Policia përdori gaz lotsjellës dhe granata trullosëse. Forcat e sigurisë të pajisura për ndërhyrje bllokuan hyrjen drejt bashkisë.

Forcat speciale të policisë ishin në veprim. Ministria e Brendshme njoftoi për 23 arrestime. Një numër i pacaktuar policësh u plagosën. Protestat në Serbi kundër qeverisë dhe korrupsionit në vend kanë filluar rreth një vit e gjysmë më parë. Shkaku ishte shembja e çatisë së hyrjes së stacionit hekurudhor në Novi Sad në nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.

Kreu i shtetit Vuçiç deklaroi në rrjetet sociale në lidhje me protestuesit: “Si shumë herë më parë, ata treguan natyrën e tyre të dhunshme.” Në të kaluarën, në protesta të ngjashme masive – siç u mësua më vonë – provokatorë të infiltruar kishin kryer akte të ngjashme dhune.

Trafiku hekurudhor i pezulluar më parë

Si edhe herë të tjera, para protestës masive u ndërpre trafiku hekurudhor në të gjithë vendin. Zyrtarisht, Hekurudhat e Serbisë nuk dhanë arsye për këtë. Me sa duket, kjo u bë për ta vështirësuar pjesëmarrjen e kundërshtarëve të qeverisë nga jashtë Beogradit në demonstratë.

 

Marrë nga AFP

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine?

Superiore/ Egnatia, Elbasani dhe Vllaznia ende në garë për titull

Serie A/ Milani mundet në ndeshjen e fundit, mbeten jashtë Champions-it

Zjarr në një kompleks banimi në zonën e Ali Demit, momente paniku për banorët

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-ve?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare, për të larguar udhëheqjen e shkarkuar
Artikulli tjetër Aleanca tëreja në Gjirin Persik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Aleanca tëreja në Gjirin Persik
Analize Opinion Politike Zhvillim 25 Maj, 2026
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare, për të larguar udhëheqjen e shkarkuar
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 25 Maj, 2026
Irani dhe SHBA-të me deklarata të ndryshme për rihapjen e Hormuzit
Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 25 Maj, 2026
Vuçiçi në Kinë për forcimin e “miqësisë së çeliktë”
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.