KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare, për të larguar udhëheqjen e shkarkuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare, për të larguar udhëheqjen e shkarkuar
AktualeAnalizeFokusPolitikeRajoni

Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare, për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

Përditësimi i fundit: 25 Maj, 2026 7:51 am
7 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Policia turke hodhi gaz lotsjellës dhe hyri me forcë në selinë e partisë kryesore opozitare të dielën për të larguar udhëheqjen e saj të shkarkuar.

Re të gazit lotsjellës u përhapën brenda ndërtesës së Partisë Popullore Republikane (CHP), ndërsa personat brenda bërtisnin dhe hidhnin sende drejt hyrjes, teksa policia arriti të çante një barrikadë të improvizuar.

Nuk është e qartë nëse ka të lënduar nga trazirat.

Një gjykatë turke e kishte shkarkuar liderin e CHP-së, Ozgur Ozel, të enjten, duke anuluar rezultatet e kongresit të partisë ku ai ishte zgjedhur në vitin 2023, duke përmendur parregullsi. Të dielën, guvernatori i Ankarasë urdhëroi largimin e personave që ndodheshin brenda selisë.

Gjykata riktheu në vend të Ozelit ish-kryetarin e CHP-së, Kemal Kilicdaroglu, i cili humbi përballë presidentit Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet kombëtare të vitit 2023.

“Jemi nën sulm”, tha Ozel përmes një video-mesazhi të publikuar në X, teksa po ndodhte intervenimi i policisë. Ai u zotua se do të qëndrojë në ndërtesë dhe do të rezistojë.

“Edhe nëse përpiqen të na largojnë nga këtu, ne do të vazhdojmë marshimin tonë drejt pushtetit në rrugë”, tha ai, duke u bërë thirrje mbështetësve të CHP-së të tregojnë solidaritet dhe të mbrojnë zyrat e partisë.

Udhëheqja e larguar e CHP-së, nën Ozelin, ka dënuar vendimin e gjykatës duke e cilësuar si “puç gjyqësor” dhe Ozel është zotuar se do ta apelojë vendimin dhe do të qëndrojë “ditë e natë” në selinë e partisë në Ankara.

Ozel bëri thirrje të shtunën që të mbahet një kongres i ri partiak sa më shpejt që të jetë e mundur, teksa Kilicdaroglu ka thënë se kongresi do të mbahet në një kohë “të përshtatshme”. Deputetët e CHP-së të shtunën zgjodhën Ozelin si udhëheqës të grupit parlamentar të partisë.

Zgjedhjet e ardhshme kombëtare në Turqi janë caktuar për vitin 2028, por ato do të duhej të mbaheshin më herët nëse Erdogani, që është 72 vjeç dhe përballet kufizimit të mandatit presdiencial, dëshiron të garojë sërish.

Qeveria turke, ndërkaq, mohon kritikat se përdor gjykatat për të shënjestruar rivalët politikë, duke thënë se gjyqësori është i pavarur.

Mediat shtetërore raportuan të shtunën se policia turke kishte ndaluar 13 persona në kuadër të një hetimi lidhur me kongresin e vitit 2023. Ata përballen me akuza për shkelje të ligjit për partitë politike, pranimin e ryshfetit dhe pastrimin e aseteve të përfituar përmes veprave penale.

 

Marrë nga Aa.com.tr

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine?

Superiore/ Egnatia, Elbasani dhe Vllaznia ende në garë për titull

Serie A/ Milani mundet në ndeshjen e fundit, mbeten jashtë Champions-it

Zjarr në një kompleks banimi në zonën e Ali Demit, momente paniku për banorët

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-ve?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Irani dhe SHBA-të me deklarata të ndryshme për rihapjen e Hormuzit
Artikulli tjetër Dhjetëra mijëra protestojnë kundër Aleksandar Vuçiçit, në Beograd

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Aleanca tëreja në Gjirin Persik
Analize Opinion Politike Zhvillim 25 Maj, 2026
Dhjetëra mijëra protestojnë kundër Aleksandar Vuçiçit, në Beograd
Analize Fokus Rajoni Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
Irani dhe SHBA-të me deklarata të ndryshme për rihapjen e Hormuzit
Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 25 Maj, 2026
Vuçiçi në Kinë për forcimin e “miqësisë së çeliktë”
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.