KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Irani dhe SHBA-të me deklarata të ndryshme për rihapjen e Hormuzit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Irani dhe SHBA-të me deklarata të ndryshme për rihapjen e Hormuzit
BotaFokusOpinionPolitikeZhvillim

Irani dhe SHBA-të me deklarata të ndryshme për rihapjen e Hormuzit

Përditësimi i fundit: 25 Maj, 2026 7:48 am
39 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Zyrtarët iranianë kanë hedhur poshtë pretendimet se rihapja e Ngushticës së Hormuzit është pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës tremujore, teksa presidenti amerikan, Donald Trump, tha se pakti është “gjerësisht i negociuar”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se “lajme të mira” sa i përket situatës në Iran mund të vijnë më vonë gjatë ditës. Ruboi, që gjendet në udhëtimin e tij të parë në Indi, tha se është bërë “përparim i madh” në negociatat SHBA-Iran, edhe pse jo “përparim përfundimtar”.

Këto këmbime deklaratash vijnë një ditë pasi Trump tha se aspektet kyç të marrëveshjes kornizë janë afër finalizimit.

Në të kaluarën, Trump ka sugjeruar se marrëveshja ishte afër, por më vonë ka refuzuar propozimet iraniane dhe ka kërcënuar për sulme të reja.

“Negociatat po vazhdojnë në mënyrë konstruktive dhe unë kam informuar përfaqësuesit e mi që të nguten të hyjnë në një marrëveshje pasi koha është në anën tonë”, shkroi Trump në rrjetet sociale më 24 maj.

Një marrëveshje armëpushimi është në fuqi që nga prilli, ndonëse Irani ka kryer sulme në shkallë të vogël ndaj disa shteteve të Gjirit Persik.

Teherani ka bllokuar trafikun detar përmes Ngushticës së Hormuzit, duke bërë që çmimet e energjisë në mbarë botën të rriten dhe duke tronditur ekonominë globale.

Duke folur për gazetarë në Indi, Rubio tha se mund të ketë lajme të mira, sa i përket Hormuzit.

Sekretari i Shtetit përsëriti qëndrimin se Ngushtica e Hormuzit është një rrugë ujore ndërkombëtare dhe Irani nuk e ka në pronësi.

“Ajo që [iranianët] po bëjnë tani është shkatërrimi i anijeve komerciale që përdorin një rrugë ujore ndërkombëtare”, tha Rubio. “Nëse ne lejojmë që kjo të bëhet normale, ne do të normalizonim një status quo të papranueshme dhe do të vendosnim një precedent të rrezikshëm që mund të përsëritej këtu në këtë rajon dhe në shumë vende të tjera të botës”.

Preferenca e presidentit Trump, tha Rubio, është “të gjendet një zgjidhje diplomatike” për këto çështje, e cila do të kërkonte “pranim dhe pajtueshmëri të plotë nga Irani”.

Ai shtoi se një marrëveshje e mundshme do të niste po ashtu një proces që “në fund mund të na çojë aty ku presidenti dëshiron të jemi, dhe kjo është një botë që nuk duhet të jetojë më me frikë apo shqetësim për një armë bërthamore iraniane.”

Komentet e Rubios erdhën pasi Trump tha se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës po negociohet, e cila përfshin edhe rihapjen e Hormuzit.

Por Teherani mohoi këtë pretendim. Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i komandës ushtarake të Iranit, tha se pretendimi i presidentit amerikan se Ngushtica e Hormuzit do të hapet është “i pavërtetë”.

“Hormuzi do të mbetet plotësisht nën kontrollin iranian. Ne vendosim kush kalon, kur dhe si”, shkroi ai në X.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars, që është e afërt me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), tha po ashtu se ngushtica do të mbetet nën administrimin e Teheranit dhe se njoftimi për rihapjen e saj si pjesë e marrëveshjes ishte “i paplotë dhe nuk përputhet me realitetin”.

Ngushtica e Hormuzit është një korridor jetik transiti për naftën, gazin e lëngshëm natyror dhe transportin tregtar detar, ndërsa ndërprerja e qarkullimit ka tronditur tregjet globale të energjisë dhe ka shtuar presionin mbi vendet që varen nga rrugët tregtare të Gjirit.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine?

Superiore/ Egnatia, Elbasani dhe Vllaznia ende në garë për titull

Serie A/ Milani mundet në ndeshjen e fundit, mbeten jashtë Champions-it

Zjarr në një kompleks banimi në zonën e Ali Demit, momente paniku për banorët

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-ve?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vuçiçi në Kinë për forcimin e “miqësisë së çeliktë”
Artikulli tjetër Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare, për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Aleanca tëreja në Gjirin Persik
Analize Opinion Politike Zhvillim 25 Maj, 2026
Dhjetëra mijëra protestojnë kundër Aleksandar Vuçiçit, në Beograd
Analize Fokus Rajoni Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare, për të larguar udhëheqjen e shkarkuar
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 25 Maj, 2026
Vuçiçi në Kinë për forcimin e “miqësisë së çeliktë”
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.