Liria personale e të shprehurit pa u censuruar duket se po reduktohet çdo ditë në institucione të ndryshme. Ky fenomen është hasur te Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit, ku kryetarja Gentiana Sula i ka tërhequr vërejtje një anëtari të AIDSSH, konkretisht Gjergj Markut për një intervistë që ai ka dhënë, në një panel që ai ka marrë pjesë.
Ka qenë gazetari Isa Myzyraj që këtë e ka faktuar edhe me emailet e dërguara nga zonja Sula për zotin Marku, ku thotë se ajo është e vetmja që mund të flasë dhe përfaqësojë AIDSSH ndaj palëve të treta.
Më tej thotë, se deklaratat publike të bëra pa u miratuar nga ajo, sipas saj janë në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren e institucionit. Po ashtu zonja Sula kërkon dhe raportim të detajshëm mbi çdo takim tjetër “të paautorizuar” ku zoti Gjergji ka marrë pjesë.