Një rënie e ndjeshme e temperaturave është vënë re në të gjithë vendin, por në zonat verilindore tashmë duket se ka ardhur “dimri”. Kjo pasi rreshjet e para të dëborës kanë mbuluar Kuksin.
Njësitë administrative të thella si Zapoti, Topojani, Shishtaveci, Arreni, Gryk-Qaji dhe Kalisi janë zbardhur nga bora. Deri më tani autoritetet nuk kanë raportuar për probleme në qarkullim apo furnizim.
Por megjithatë drejtuesit e mjeteve janë këshilluar për kujdes të shtuar në rrugë, për shkak të mundësisë së ngricave dhe akullit dhe lagështisë në rrugë.
Marrë nga Newsbomb.al