KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dita e 109-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh, paralajmërohet marshim drejt Parlamentit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dita e 109-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh, paralajmërohet marshim drejt Parlamentit
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Dita e 109-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh, paralajmërohet marshim drejt Parlamentit

Përditësimi i fundit: 16 Shtator, 2026 8:46 am
120 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës hyn sot në ditën e 109-të, me qytetarët dhe aktivistët që pritet të mblidhen sërish në Tiranë për të vijuar atë që e kanë cilësuar si revoltë të pandërprerë.

Tubimi i sotëm vjen pas një dite të ngarkuar protestash në kryeqytet. Në ditën e 108-të, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë dhe më pas marshuan nëpër rrugët e Tiranës, me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e Ramës.

“Shqipëria po bën revolucion”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Ju erdhi fundi” dhe “Arrestoni Ramën” ishin disa prej thirrjeve që shoqëruan marshimin.

Protestuesit iu drejtuan gjithashtu SPAK-ut, duke kërkuar vijimin e hetimeve dhe arrestimeve ndaj zyrtarëve të lartë. Aktivisti Arben Kola përmendi kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Ballukun, ndërsa deklaroi se presioni qytetar duhet të vazhdojë.

“Veliaj në qeli dhe shqiptarët të lirë. Radhën e ka Rama me Belinda Ballukun. Ju ftoj çdo ditë në shesh të rrisim presionin popullor”, deklaroi Kola.

Protesta e së martës nuk qëndroi vetëm para Kryeministrisë. Pas marshimit në kryeqytet, pjesëmarrësit u drejtuan te Blloku i Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku kërkuan lirimin e protestuesve të ndaluar.

“Nuk jeni vetëm”, “Lironi shqipet” dhe “Gjithë Shqipëria është me ju”, ishin thirrjet e tyre para ambienteve ku mbahen të ndaluarit.

Ndërkohë, dita e 109-të pritet të shërbejë edhe si pararendëse e protestës së paralajmëruar për të enjten. Nga tubimi i një dite më parë u bë thirrje që qytetarët të mblidhen në orën 10:00 para Parlamentit, në kohën kur Kuvendi do të zhvillojë punimet.

“Do të jemi të gjithë të enjten në orën 10:00 te Parlamenti”, ishte thirrja e bërë nga protestuesit, të cilët kanë paralajmëruar se aksioni nuk do të ndalet vetëm te tubimet e përditshme para Kryeministrisë.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA u heq miliona dollarë ndihmë ushtarake Evropës e Lindjes së Mesme
Artikulli tjetër Merret sot në Hagë vendimi për ish-krerët e UÇK/ Kosova me masa të shtuara sigurie

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.