KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Drejtuesit e Portit Durrës rrisin pagat e tyre, punonjësit zero shpërblim për Vitin e Ri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Drejtuesit e Portit Durrës rrisin pagat e tyre, punonjësit zero shpërblim për Vitin e Ri
FinanceKryesoreOpinionSociale

Drejtuesit e Portit Durrës rrisin pagat e tyre, punonjësit zero shpërblim për Vitin e Ri

Përditësimi i fundit: 15 Janar, 2025 10:30 am
151 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nën justifikimin se Porti Detar Durrës nuk ka mundësi financiare, administrata e një prej institucioneve me qarkullim më të lartë financiar në vend nuk përmbushi detyrimin për të paguar shpërblimet e fundvitit për punonjësit.

Por, nga ana tjetër, drejtuesit e Autoritetit Portual Durrës kanë miratuar rritjen e ndjeshme të pagave të tyre. Në një denoncim të mbërritur në adresën e “Boldnews.al”, thuhet se drejtori aktual i Portit Durrës, Kreshnik Bajraktaraj, ka miratuar rritjen e pagesës së tij nga 250 mijë lekë të reja në 340 mijë lekë të reja, pra 90 mijë lekë të reja.

Sipas denoncimit, një rritje të ndjeshme pagash është miratuar edhe për një grup të vogël drejtuesish, kryesisht ata që menaxhojnë tenderat në Autoritetin Portual të Durrësit.

“Drejtor Kreshnik Bajraktari ka punësuar disa njerëz të tij nga Tirana dhe u ka rritur rrogën, duke u dhënë pagesë më të lartë se paraardhësit e tyre”, thuhet në denoncimin e mbërritur në adresën e redaksisë .

Denoncuesi, i cili duket se është pjesë e stafit të Autoritetit Portual Durrës, vijon më tej: “Ne punonjësve nuk na dhanë shpërblim për Vitin e Ri, me justifikimin se porti nuk ka lekë, por fondet i gjetën për të rritur rrogat e drejtorëve”.

Më tej, denoncuesi thotë se punonjësit e Portit të Durrësit marrin vetëm 60 mijë lekë rrogë në muaj, ndërkohë që administrata e këtij institucioni të rëndësishëm “është mbushur me familjarë, nipër e mbesa të funksionarëve të Partisë Socialiste, duke nisur që nga djali i kryetarit të PS-së, Durrës, e me radhë”.

Kjo frymë e “rritjes së pagave për drejtorët” duket është e mbartur që nga koha, kur Autoriteti Portual i Durrësit drejtohej nga Pirro Vëngu, aktualisht Ministrës i Mbrojtjes.

Denoncuesi deklaron se “edhe drejtori që u bë Ministër, Pirro Vëngu, e kishte mendjen për të rritur pagën e tij. Ai e kishte rrogën 170 mijë lekë të reja dhe e ngriti në 250 mijë. Ndërkohë, ne të tjerët shohim se si fryjnë xhepat shefat”.

Në fund të mesazhit të tij, denoncuesi kërkon mirëkuptimin e redaksisë që emri i tij të mbetet anononim, “pasi për atë rrogë 60 mijë lekë punoj dhe nuk dua ta humbas nga hakmarrja e drejtuesve”.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Treni “Tiranë-Durrës” nuk niset as në 2025-ën, shkelen afatet, kostoja rritet në 91.7 mln euro
Artikulli tjetër Kompania e familjes së Erzen Breçanit merr pa garë 140 mijë euro te Ujësjellësi i Tiranës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.