Pas ngjarjes së rëndë ndodhur në Tiranë një ditë më parë, kanë dalë në dritë detaje të reja që shpjegojnë më qartë panoramën e krimit të rëndë ku u ekzekutua me 6 plumba një 56-vjeçar në derën e shtëpisë së tij.
Viktima Bujar Nasufi ka dalë nga mobileria e tij në rrugën “Irfan Tomini” rreth orës 20:20 me automjetin e tij tip Benz ngjyrë gri për të shkuar në drejtim të banesës së tij në rrugën “Myrte Zeneli”.
Sa i përket motiveve të ngjarjes, policia nuk ka mundur zbulojë konflikte të hapura të viktimës, pasi 56-vjeçari njihej si person i qetë.
Pista e vetme dhe kryesore që po heton policia është ajo e konflikteve për pronat.
Familja Nasufi me origjinë nga Berati, që prej kohës së diktaturës jetojnë në zonën e Selitës së vogël, e përbërë nga 5 vëllezër, janë pronarë të disa bizneseve në rrugën “Irfan Tomini”. Familjarët kanë deklaruar se pronat janë ndarë që herët dhe s’ka pasur probleme mes vëllezërve.
Marre nga Syri.net