KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Elbasani, qyteti që po “vdes” ngadalë ekonomikisht
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Elbasani, qyteti që po “vdes” ngadalë ekonomikisht
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Elbasani, qyteti që po “vdes” ngadalë ekonomikisht

Përditësimi i fundit: 23 Shkurt, 2026 10:50 am
417 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Elbasani, një nga qytetet më të mëdha në vend, po përballet prej vitesh me një tkurrje të vazhdueshme të popullsisë, ndërsa treguesit financiarë dhe të aktivitetit ekonomik po japin sinjale gjithnjë e më të dobëta për ritmin e zhvillimit lokal.

Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë të konsultuara nga Skyweb.al, tregojnë se në fund të vitit 2025 është vërejtur një rritje e përgjithshme e përdorimit të pagesave elektronike në vend, e reflektuar nga shtimi i terminaleve POS.

Ky trend tregon një zhvendosje drejt pagesave pa para në dorë dhe formalizimit të ekonomisë.

Megjithatë, në Elbasan rritja ka qenë minimale. Numri i terminaleve POS është rritur nga 446 në vitin 2023 në 665 në vitin 2024 dhe vetëm në 685 në vitin 2025, një rritje shumë më e ulët krahasuar me rajone të tjera.

Për krahasim, në Gjirokastër terminalet POS u rritën nga 1 206 në 2023 në 4 519 në 2025, ndërsa në Lushnjë nga 536 në 2023 në 2 594 në 2025, duke reflektuar zgjerim shumë më të shpejtë të aktivitetit ekonomik dhe pagesave elektronike.

Edhe treguesit e infrastrukturës së parasë cash mbështesin të njëjtën panoramë.

Numri i bankomateve në Elbasan është rritur nga 45 në vitin 2023 në 55 në 2024, por ka rënë sërish në 49 në vitin 2025, duke treguar një ritëm të dobët investimi dhe një treg me aktivitet të kufizuar krahasuar me qytetet ku infrastruktura bankare po zgjerohet.

Në këtë kontekst, kombinimi i rënies demografike me ritmin e ulët të zgjerimit të infrastrukturës financiare po ushqen perceptimin se Elbasani po përjeton një ngadalësim të dukshëm ekonomik, në një kohë kur qytete të tjera po shfaqin dinamika shumë më të forta zhvillimi.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores

Ronaldo fiton çmimin “B.O.A.T.” për herë të parë

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës

Serbi/ Studentët fituan zgjedhjet në 22 qytete, Vuçiçi në dy, në Kosovë dhe burgje

Skandali te konviktet në Kamëz, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët
Artikulli tjetër Juglindja prej ditësh e paralizuar, ARRSH: Qarkullimi do të vijojë të mbetet i bllokuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mungesa e votave në PS detyron Ramën dhe Ballukun, të paraqiten në parlament
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Meta, Veliaj dhe Balluku: Akuza të ngjashme, masa sigurie të ndryshme
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Daily Mail shkruan për protestat kundër Ramës: “Shqipëria në alarm”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.