Një operacion urgjent është zhvilluar në det nga Kapiteneria e portit të Durrësit, pas thirrjes për ndihmë nga një anije turistike që kalonte pranë ujërave shqiptare.
Kroçiera Marbella Explorer II ka lëshuar thirrjen për ndihmë në orën 23:50, teksa ndodhej rreth 20 milje nga Durrësi, pasi në bord ndodhej një shtetas anglez i sëmurë. Sipas informacionit nga kapiteni i kroçerës i sëmuri kishte simptoma të rënda që kërkonin ndërhyrje urgjente spitalore. Kroçiera po lundronte nga Korfuzi për në Kotor dhe menjëherë u udhëzua nga Kapiteneria e Portit Durrës që të afrohej në radën e portit shqiptar për të marrë të sëmurin. Ndërkaq u e njoftuan autoritetet, rimorkiatori i ASHD-së për të bëre të mundur marrjen nga rada dhe ambulanca për ta shoqëruar në Spitalin Rajonal Durrës. Në orën 02:30 shtetasi anglez me inicialet C.P mbërriti në spital nën kujdesin e mjekëve ku vijon të ndodhet, por jashtë rrezikut për jetën.
Në operacion u angazhua mjeti “Joni” i ASHD-së me ekuipazhin e vet, si dhe oficerët e Kapiteni i Portit Durrës. Sipas informacioneve të mediave, burri vuante nga Ventral Hernia akute.
Marrë nga TCH