KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Antonio Conte pranë kthimit te kombëtarja italiane pas 10 vitesh
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Antonio Conte pranë kthimit te kombëtarja italiane pas 10 vitesh
AktualeAnalizeSocialeSporti

Antonio Conte pranë kthimit te kombëtarja italiane pas 10 vitesh

Përditësimi i fundit: 20 Maj, 2026 7:56 am
27 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kur në korrik të 2016 komunikoi largimin nga pankina e kombëtares italiane pas humbjes me penallti në Evropianin e Francës, Antonio Conte nuk diti të mbajë lotët. Kishte vendosur të përjetonte një eksperiencë në futbollin anglez te Chelsea, por zemra e tij mbeti te skuadra që dha gjithçka me të vërtetë.

Duke lënë mënjanë supermbrojtjen, Italia nuk ishte ndonjë superskuadër në atë kohë, e megjithatë, forca teknike dhe morale e trajnerit diti të transformojë një skuadër normale në një prej kombëtaret më të akredituara për fitoren finale.

Antonio Conte ka fituar 5 tituj me 3 skuadra të ndryshme në Itali, 3 Superkupa Italiane, 1 Premier League dhe një FA Cup në Angli. E megjithatë sipërmarrja e vërtetë për shumë është ai me Italinë. Rikthimi në pankinën e Të Kaltërve, gjithnjë ka qenë objektivi i tij dhe tani 10 vjet pas atij Evropiani është gati për të ndërmarrë këtë hap. Gjithçka të lë të mendosh se do të jetë Conte ai që do të marrë frerët e një kombëtareje që nuk di ku është. Nëse është dikush që mund të rindërtojë nga rrënojat duke nxjerrë më të mirën edhe të një skuadre që nuk është e nivelit më të lartë, është pikërisht ai.

Në këtë pikë duhet pritur zgjedhja e presidentit të ri të Federatës Italiane të Futbollit, por dyshimi i vetëm mund të jetë i natyrës ekonomike. Conte këtë vit te Napoli përfitoi 9 milionë euro neto, ndërsa trajneri i fundit i kombëtares italiane, Gennaro Gattuso kishte një pagë rreth 800 mijë. Është e qartë se nuk mund të bëhen krahasime duke qenë se Spalletti që ishte përpara Gattusos përfitone 2.5 milionë euro. Dihet që te kombëtarja nuk mund të pretendosh të marrësh një pagë të krahasueshme me klubin. Kur u emërua në pankinën e Italisë në 2014, pas dështimit të Prandellit në Botëror që sollën edhe dorëheqjen e tij, Contes iu ofruan rreth 4 milionë euro falë ndihmës së disa sponsorëve. Sigurisht që një zgjidhje e tillë do të studiohet edhe tani. 

Në rast se do të dalin probleme në një bashkëpunim të dytë mes Antonio Contes dhe FIGC, ka mundësi që trajneri salentin të marrë një vit pushim siç ndodhi mes eksperiencës te Chelsea dhe asaj te Interi e mes drejtimit të Tottenham dhe rikthimit në Serie A te Napoli. Ka edhe zëra që e shohin sërish te Juventusi, një hipotezë komplekse kjo edhe pse vitin e kaluar dukej se ishte fakt i kryer ose si një trajner të mundshëm të Milanit, nëse Allegri do të largohet nga kuqezinjtë. Por këto të fundit janë më shumë një fantazi se supozime me baza konkrete. Për momentin, kombëtarja italiane është me të vërtetë hipoteza më e realizueshme.

 

Marrë nga Sportmediaset.it

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vizita e Trump dhe Putin në Kinë/ Cili do të jetë partneri më bindës për Pekinin?

Pse lehtësimi i sanksioneve është ndër mjetet kyç diplomatike të Uashingtonit

Përplasen dy mjete në aksin Thumanë–Laç, humb jetën një person, tre të plagosur

Ish-agjenti i SHISH-it, Viktor Gjini, ‘koka’ e mafias shqiptare në Kili

PremierLeague/ Manchester City ndalet nga Bournemouthi, Arsenali shpallet kampion

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Emergjencë në një kroçierë, evakuohet me urgjencë drejt Durrësit një turist britanik
Artikulli tjetër NATO po shqyrton dërgimin e anijeve ushtarake në Hormuz

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Negociatat/ Ngërç për Shqipërinë në BE, tre vende kundër raportit IBAR
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni 20 Maj, 2026
Shefi i televizionit publik të Moldavisë jep dorëheqjen
Analize Kulture Opinion Rajoni Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Paqja fiskale, rrezik për pastrim parash
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Maj, 2026
Freiburg-Aston Villa, finalja e madhe për trofeun e parë kontinental
Aktuale Analize Sociale Sporti 20 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.