KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Erion Veliaj (Anuela Ristani) i jep “Shpresa-Al”, 1 miliardë Lekë për 200 metra rrugë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Erion Veliaj (Anuela Ristani) i jep “Shpresa-Al”, 1 miliardë Lekë për 200 metra rrugë
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Erion Veliaj (Anuela Ristani) i jep “Shpresa-Al”, 1 miliardë Lekë për 200 metra rrugë

Përditësimi i fundit: 19 Maj, 2026 10:39 am
48 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një tjetër tender me hije të rënda dyshimi për korrupsion dhe paracaktim fituesi ka dalë në dritë nga dokumentet zyrtare të Bashkisë Tiranë.

Bëhet fjalë për procedurën e hapur për projektin Ndërtimi i Rrugës Pjetër Arbnori”, ku institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj i cili ndodhet në burg ka shpallur fitues operatorin “Shpresa-Al” SHPK me mbi 1 MILIARDË LEKË për 200 metra rrugë.

Ajo që e shndërron këtë procedurë në një skenar tipik të korrupsionit me tenderat publikë nuk është vetëm vlera, por skualifikimi masiv dhe industrial i konkurrencës përmes teknikave të “qepjes” së kritereve.

Sipas dokumenteve të siguruara, në garë kanë marrë pjesë një numër rekord prej 31 operatorësh ekonomikë (përfshirë bashkime operatorësh). Nga një listë kaq e gjatë kompanish ndërtimi, logjika e tregut do të diktonte një garë të ashpër çmimi dhe kursim të fondeve publike.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) ka spastruar të gjithë operatorët e tjerë konkurrues, duke lënë në garë efektive vetëm kompaninë fituese, duke përdorur skualifikimin skandaloz të ofertave shumë më të ulëta.

Në dokument qartësohet se operatorët janë skualifikuar për argumente të çmendura të mospërmbushjes së Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, si për shembull për pika që lidhen me kapacitetet teknike dhe “përvojën e suksesshme”.

Kompanitë janë nxjerrë jashtë loje sepse nuk dispononin çertifikata specifike të lëshuara nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), një kusht që shpesh përdoret në mënyrë selektive për tenderat e kryeqytetit, duke ditur se cilat firma i zotërojnë ato paraprakisht.

Po ashtu kompanive u është kërkuar të vërtetojnë me dokumentacion të ndërlikuar dhe pothuajse të pamundur që stafi i tyre teknik (inxhinierët) nuk janë të angazhuar në asnjë projekt tjetër paralelisht në Republikën e Shqipërisë në momentin e dorëzimit.

Ky kriter, i zbatuar me thikë prerëse, shërben vetëm për copëtuar çdo konkurrent që guxon të futet në zonën e “fituesit të paracaktuar”.

 

Marrë nga JOQ

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Barcelona: Kryeqyteti i krimit dhe islamizmit në Europë

Ajri, rreziku i padukshëm në Shqipëri

Vetëvrasjet, drama mes ekonomisë, vetmisë dhe bullizimit

Transformimi i telekomunikacionit, shqiptarët nuk duan më minuta dhe SMS, por internet pa ndërprerje

Shteti nuk e ofron, transplanti i veshkave mbetet ekskluzivitet i privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm QSUT ‘zgjohet’ pasi skandalet shpërthejnë
Artikulli tjetër Një aktivist shqiptar në flotiljen e sulmuar nga Izraeli, pranë Gaza-s

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tre koncesionet në shëndetësi kushtuan 49.2 milionë euro në 2025
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 19 Maj, 2026
Shqiptarët, gjithnjë e më shumë drejt makinave elektrike
Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Maj, 2026
Greqia e Veriut kthen sytë nga turistët shqiptarë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 19 Maj, 2026
Një aktivist shqiptar në flotiljen e sulmuar nga Izraeli, pranë Gaza-s
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.