KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: QSUT ‘zgjohet’ pasi skandalet shpërthejnë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > QSUT ‘zgjohet’ pasi skandalet shpërthejnë
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

QSUT ‘zgjohet’ pasi skandalet shpërthejnë

Përditësimi i fundit: 19 Maj, 2026 10:37 am
47 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” duket se zgjohet vetëm pasi skandalet bëhen publike.

Videoja e fundit, ku një infermiere në Psikiatri dëgjohet duke ofenduar dhe keqtrajtuar pacientët, është vetëm maja e ajsbergut të problematikave që prej vitesh denoncohen në ambientet e QSUT-së.

Pacientë të fyer, mungesë etike nga stafi, pritje të gjata dhe shërbime të degraduara janë kthyer në një realitet të përditshëm për qytetarët që trokasin në dyert e spitalit më të madh në vend.

Sipas QSUT-së, kanë nisur procedurat për marrjen e masave administrative dhe disiplinore ndaj infermieres, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në reagimin zyrtar thuhet se institucioni mbetet i angazhuar për garantimin e një shërbimi shëndetësor dinjitoz, profesional dhe etik për çdo pacient.

Reagimi i plote QSUT

QSUT ka ndjekur me shqetësim videon e publikuar në mediat online, ku shfaqet një rast i papranueshëm i cenimit të etikës profesionale në një prej shërbimeve mjekësore.

Menjëherë pas verifikimeve të kryera, është identifikuar punonjësja e përfshirë dhe janë nisur procedurat për marrjen e masave administrative dhe disiplinore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

QSUT mbetet e angazhuar maksimalisht për të garantuar kujdes shëndetësor dinjitoz, profesional dhe etik për çdo pacient që paraqitet në shërbimet tona. Çdo shkelje e kodit të etikës, çdo sjellje që cenon dinjitetin e pacientit apo besimin ndaj shërbimit shëndetësor, është dhe do të mbetet e patolerueshme.

DENONCIMET

Ndërkohë, gazetari Osman Stafa ka ngritur së fundmi një tjetër alarm të fortë, këtë herë për Laboratorin e Anatomisë Patologjike në QSUT.

Sipas denoncimit të tij, pacientët po presin deri në 35 ditë për të marrë përgjigjet e biopsisë, analizë jetike që përcakton diagnozën e kancerit, stadin e sëmundjes dhe mënyrën e trajtimit.

Stafa e ka cilësuar këtë situatë një “krim ndaj pacientëve”, duke akuzuar institucionet shëndetësore dhe ministren e Shëndetësisë Evis Sala për fshehje të realitetit dhe propagandë, ndërsa qytetarët detyrohen të paguajnë klinika private për ekzaminime jetike.

Por problemet nuk mbarojnë këtu. Një tjetër skandal lidhet me akseleratorin e ri në spitalin Onkologjik në QSUT, pajisje e domosdoshme për trajtimin e pacientëve me kancer.

Edhe pse kishte mbërritur prej pesë muajsh, akseleratori nuk u vu në punë për shkak të burokracive dhe zvarritjeve administrative.

Ndërsa ministrja publikoi video duke pretenduar nisjen e trajtimeve ditën e hënë, dokumentet zyrtare tregojnë se pacienti i parë është trajtuar fshehurazi ditën e mërkurë, vetëm pas reagimeve publike dhe nga personel që nuk ishte trajnuar plotësisht për përdorimin e pajisjes së re.

Këto zhvillime rikthejnë edhe kujtesën e skandalit të Onkologjikut, ku denoncimet për abuzime dhe trajtime të pacientëve me kancer tronditën opinionin publik, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën si funksionon sistemi shëndetësor publik.

SKANDALI TE ONKOLOGJIKU

Në vitin 2021, pranë Onkologjikut në QSUT, mbërriti një aparaturë kobalto-terapie për trajtimin e tumoreve, ndonëse e konsideruar si një tekonologji e tejkaluar.

Pavarësisht kësaj ajo nuk u vu kurrë në përdorim, ndërsa mbajtja e saj u bë në kushte të rrezikshme për personelin mjekësor, për shkak të rrezatimit që mund të shpërndajë.

Për këtë situatë Prokuroria bëri përgjegjëse zv.drejtoreshën e QSUT e ngarkuar me mbulimin e shërbimit onkologji Brikena Qirjazi .

“Ajo nuk ka marrë masa për vënien në funksion të kësaj pajisjeje, duke bërë që pacientëve të mos u ofrohej në kohë shërbimi i nevojshëm mjekësor. Për pasojë, pacientëve nuk u është dhënë mundësia e zgjedhjes së metodës së trajtimit, duke u kufizuar vetëm në një alternativë të vetme trajtimi”.

Edhe specialistja e QSUT, Drilona Kishta, sipas prokurorisë hartoi një ekspertizë që nuk ishte në përputhje me gjendjen reale “rezulton se kjo ekspertizë është kryer përpara procesit të porositjes së burimit të kobaltit, çka ka sjellë si pasojë marrjen e një vendimi për porositjen e një burimi radioaktiv që nuk është vendosur në funksion dhe nuk është përdorur”.

Si Qirjazi ashtu dhe Kishta akuzohen për shpërdorim detyre. Por lënia jashtë funksionit e kobalto-terapisë, është vetëm një aspekt i trajtimeve të munguara për pacientët.

Një tjetër skemë edhe më e rëndë ishte vënë në jetë nga koordinatori Emiljano Leka dhe administratorja e onkologjikut Alketa Pere, të akuzuar po ashtu për shpërdorim detyre. Të dy i orientonin pacientët drejt klinikave private duke u mohuar trajtimin në spital.

Për Lekën, prokuroria thotë se “ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në procesin e administrimit dhe orientimit të pacientëve tek klinikat private për të marrë kurën e trajtimit në luftën kundër sëmundjeve tumorale, në një kohë kur sigurohej nga shteti. Ai përzgjidhte pacientë nga radha e pritjes dhe i orientonte jo tek mjeku që kishin të rekomanduar sipas procedurave, por tek klinikat private, duke përfituar përqindje monetare”.

Përfitime nga kjo skemë ishte dhe mjeku Halil Gashi, i cili kishte një klinikë private, ndërsa djali i tij Edmondi, ishte mjek në Onkologjik.

Ky i fundit është i vetmi që po hetohet nga SPAK, nën dyshimet për korrupsion. Sipas Prokurorisë së Tiranës, në klinikën e Halil Gashit, nuk lëshoheshin fatura tatimore, ndërkohë që mjekë të tjetër punonin aty të paregjistruar, duke përfituar edhe përmes fshehjes së të ardhurave.

Një tjetër përfitues nga situata në spitalin Onokologjik rezulton dhe Florian Marku, administrator i “Flori Farma”, i cili blinte dhe tregtonte kontrabandë ilaçin “Valamor” që përdoret për trajtimin e kancerit. Që të 6 këta persona do të duhet të përballen tani me akuzat në gjyq, pasi Prokuroria e Tiranës deklaroi përfundimin e hetimeve.

Fillimisht, për të gjithë ishte kërkuar një vlerësim i SPAK-ut, nëse çështja i takonte asaj. Por prokuroria e posaçme veçoi vetëm onkologun Gashi, ndërsa po heton disa persona të tjerë në kuadër të së njëjtës çështje, duke bashkuar katër procedime në një të vetme, pjesë e të cilit është edhe “Kobalti”.

Të pandehurit

-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut

-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT

– Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut

-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë

-Halil Gashi administrator i klinikës  Megis, babai i mjekut Edmond Gashi

-Florian Marku administrator farmacie

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

NATO po shqyrton dërgimin e anijeve ushtarake në Hormuz

Antonio Conte pranë kthimit te kombëtarja italiane pas 10 vitesh

Emergjencë në një kroçierë, evakuohet me urgjencë drejt Durrësit një turist britanik

SHBA përgatit akuza ndaj Raul Castros/ Analistët paralajmërojnë për rritje tensionesh

Kandidati për Ambasador amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, raporton sot para Senatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kulla 33-katëshe në Vlorë/ Kush fshihet pas Donald Veshajt?
Artikulli tjetër Erion Veliaj (Anuela Ristani) i jep “Shpresa-Al”, 1 miliardë Lekë për 200 metra rrugë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Barcelona: Kryeqyteti i krimit dhe islamizmit në Europë
Analize Bota Opinion Politike Sociale 19 Maj, 2026
Ajri, rreziku i padukshëm në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 19 Maj, 2026
Vetëvrasjet, drama mes ekonomisë, vetmisë dhe bullizimit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 19 Maj, 2026
Transformimi i telekomunikacionit, shqiptarët nuk duan më minuta dhe SMS, por internet pa ndërprerje
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 19 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.