KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kulla 33-katëshe në Vlorë/ Kush fshihet pas Donald Veshajt?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kulla 33-katëshe në Vlorë/ Kush fshihet pas Donald Veshajt?
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Kulla 33-katëshe në Vlorë/ Kush fshihet pas Donald Veshajt?

Përditësimi i fundit: 19 Maj, 2026 10:34 am
119 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Me kapital kompanie 11 mijë euro dhe pa asnjë aktivitet ndërtimi, ish-banori i ‘Big Brother’ kërkoi dhe mori lejen për kullë 33 kate mbi tokë e 4 nën tokë në qendër të Vlorës; e trajtuar në KKT brenda 1 jave.

Pas maskës së komikut dhe dhëndrit të deputetit Vullnet Sinaj, zbulohen Pandeli Carapuli (mik i Ramës e ndërtues i sarajeve të tij në Surrel) dhe vetë deputeti Sinaj, pronar i ‘Big Market’. Donald Veshaj, me pagë 34 mijë lekë në muaj, nuk deklaron asnjë aktivitet financiar…

Linja e qokave për leje kullash, hotelesh e resortesh për oligarkë e politikanë të PS-së, të maskuara pas personazheve të ekranit e showbizit, është një nga marifetet që po përdor kryeministri Edi Rama vitet e fundit.

Të njëjtën skemë ka përdorur me lejen për kullë 33 kate mbi tokë e 4 kate nën tokë në qendër të Vlorës, dhënë kompanisë “DGC”, të krijuar më 28 shkurt 2024, me kapital rreth 11 mijë euro.

Kjo kompani u krijua nga komiku dhe ish-banori i “Big Brother”, Donald Veshaj, dhe Glenis Çobo, me nga 50% aksione secili; të cilët, thuhet se në dhjetor 2024 i kanë shitur 50% të aksioneve për 5000 euro kompanisë “Anchor Investment” në pronësi të Albi Shytit, por pa e pasqyruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Sipas informacioneve dhe dy provave të forta, thuhet se pas lejes së kullës 33 kate mbi tokë e 4 kate nën tokë në qendër të Vlorës, të kërkuar nga Donald Veshaj e ortaku Glenis Çobo dhe të pranuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, qëndrojnë ndërtuesi Pandeli Carapuli dhe deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj, pronar i “Big Market”.

Kompania “Eurocol” e Pandeli Carapulit, mik i kryeministrit Edi Rama dhe ndërtues i sarajeve të tij në Surrel, rezulton të jetë sponsorizuese e aktivitetit të komikut Donald Veshaj dhe e platformës “X Media” në pronësi të vëllait Romeo Veshaj.

Ndërsa ortaku i Donald Veshajt në kompaninë “DGC”, që ka aplikuar për lejen e kullës në Vlorë, Glenis Çobo, është dhëndri i deputetit të PS-së në Vlorë, Vullnet Sinaj, pronar i “Big Market”.

Nuk është rastësi që dy persona pa asnjë lidhje me biznesin e ndërtimit, që kanë vetëm 11 mijë euro kapital dhe prej themelimit të kompanisë nuk kanë aktivitet e bilanc tatimor, kërkojnë të ndërtojnë kullë 33 kate mbi tokë e 4 kate nëntokë me vlerë investimi miliona euro.

Provave që zbulojnë faktin se pas lejes së ndërtimit të kullës që kanë kërkuar komiku Veshaj dhe ortaku i tij Çobo qëndrojnë Pandeli Carapuli dhe deputeti Vullnet Sinaj i “Big Market”, i shtohet edhe fakti që kërkesa për lejen e kullës është trajtuar në mbledhjen e KKT-së të datës 29 prill 2026, vetëm 1 javë pasi është dorëzuar kërkesa.

Në faqen zyrtare të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT) nuk janë publikuar vendimet për lejet e ndërtimit që janë miratuar në mbledhjen e datës 29 prill 2026, ku është dhe leja e kullës “Veshaj”, por pavarësisht se mbahet e fshehtë, populli thotë: “Minareja nuk futet në thes”.

Edhe nëse kjo kullë është vërtet investim i komikut Donald Veshaj dhe ortakut të tij Glenis Çobo, “mister” është burimi i milionave që do të financojnë për këtë kullë dhe pronësia e tokës në qendër të Vlorës.

Sepse Donald Veshaj figuron me pagë 34 mijë lekë në muaj si prezantues programi televiziv, ndërsa ortaku i tij Glenis Çobo, dhëndër i deputetit Vullnet Sinaj, nuk figuron i punësuar.

Madje Donald Veshaj nuk ka aktivitet financiar të deklaruar në Tatime e QKB, as për kompaninë “On Frame Film Production” sh.p.k. në ortakëri me bashkëshorten Borana Zemani, dhe as për kompaninë e saj “Zemani Z” sh.p.k., me aktivitet tregtimi veshjesh e produkte sportive.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, rreth 141 mijë kanë marrë shtetësinë italiane

Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë: “Mos e përdorni vizën turistike për lindje”

Pagesa për koncertin e Kanye West në Fletoren Zyrtare, pa e kaluar në parlament

Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë

Biletat e Kanye West mbeten stok

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fundi i një epoke, Guardiola lë City-n pas 10 sezonesh
Artikulli tjetër QSUT ‘zgjohet’ pasi skandalet shpërthejnë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Aktivistët kundërshtojnë 4 milionë € për Kanye West
Aktuale Analize Kryesore Kulture Opinion Sociale 10 Korrik, 2026
Projekti i Kushner “hetohet” edhe në parlamentin holandez
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 10 Korrik, 2026
Çfarë do të ndodhë me protestën
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 10 Korrik, 2026
SHBA në alarm për grupet ekstremiste të majta, dërgon kabllogram për mbi 20 ambasada, edhe asaj shqiptare
Aktuale Bota Fokus Koment Kryesore Politike 10 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.