KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Erion Veliaj izolohet pa shok dhome në qeli, i lejohet të takojë vetëm avokatin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Erion Veliaj izolohet pa shok dhome në qeli, i lejohet të takojë vetëm avokatin
AktualeFokusSociale

Erion Veliaj izolohet pa shok dhome në qeli, i lejohet të takojë vetëm avokatin

Përditësimi i fundit: 14 Shkurt, 2025 10:35 am
157 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta lënë në burg, u transferua në paraburgimin e Durrësit. Aktualisht, ai ndodhet në fazën e observimit, një procedurë standarde për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore dhe rrezikun që mund të përbëjë apo të hasë mes të burgosurve të tjerë.

Burime për mediat bëjnë me dije se Veliaj është vendosur i vetëm në një qeli, pa kontakte me të arrestuarit e tjerë. Për momentin nuk i është lejuar asnjë vizitë, përveç takimit me avokatin, i cili kërkon miratim të posaçëm nga prokuroria.

Gjatë 48 orëve të para në paraburgim, Veliaj do të nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe do të plotësohet kartela e tij si i paraburgosur. Pas përfundimit të kësaj periudhe, do të vendoset se në çfarë regjimi do të qëndrojë më tej, nëse do të vazhdojë të jetë i izoluar apo do të transferohet në një qeli të përbashkët.

Kujtojmë se GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash. Gjatë seancës, avokatët e Veliajt kërkuan liri me kusht, në këmbim, të një garancie pasurore, por u refuzua. Ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, u zbut masa në “detyrim paraqitje”.

Në seancë, Veliaj ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat, duke pretenduar se vetëm ka bërë detyrën. Po ashtu ai deklaroi se nuk i është shpjeguar se pse u arrestua, madje sipas tij “i ka hyrë në hak familjes që ka punuar edhe në fundjavë.”

Gjyqtari Bani mori këtë vendim pasi dëgjoi për më shumë se 6 orë personat e akuzuar, avokatët e tyre si dhe dy prokurorët e çështjes, Ols Dado dhe Altin Dumani. Gjyqtari qëndroi rreth dy orë në dhomën e këshillimit pasi dëgjoi të gjitha palët.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm GJKKO rrëzon Prokurorinë e Posaçme dhe shpall të pafajshëm Gazment Bardhin
Artikulli tjetër Komiteti i Helsinkit reagon për rastin “Veliaj”: Të mbrohet SPAK!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.