KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Eurojust në bashkëpunim me SPAK dhe ndërkombëtarët shkatërrojnë grupin kriminal
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Eurojust në bashkëpunim me SPAK dhe ndërkombëtarët shkatërrojnë grupin kriminal
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Eurojust në bashkëpunim me SPAK dhe ndërkombëtarët shkatërrojnë grupin kriminal

Përditësimi i fundit: 21 Nëntor, 2025 6:47 pm
243 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Eurojust ka bërë të mundur “zbërthimin” e një prej grupeve të strukturuara kriminale që merrej prej kohësh me trafikimin e artefakteve dhe objekteve me vlerë të lartë historike.

Përmes një njoftimi zyrtar, mësohet grupi kriminal në Bullgari dyshohet se ka vjedhur mijëra objekte në të gjithë Evropën, përfshirë muzetë, dhe i ka trafikuar ato nga Bullgaria në vende të tjera evropiane.

Dy ditë më parë, autoritetet nga gjashtë vende punuan së bashku me Eurojust dhe Europol për të arrestuar 35 anëtarë të grupit kriminal, ku kryen kontrolle në mbi 125 vende dhe rikuperuan mbi 3 000 objekte me një vlerë të vlerësuar prej mbi 100 milionë eurosh. Vlera totale e mallrave të vjedhura vlerësohet të jetë rreth 870 milionë euro.

Hetimet të cilat nisën pas bastisjes së një banese ku u zbuluan prova të rëndësishme, çuan në gjetjen e lidhjeve të këtij grupi me individë në disa vende të tjera evropiane dhe lokacione ku fshiheshin objektet e vjedhura.

Me zgjerimin e hetimeve, u krijua një bashkëpunim mes autoriteteve të tetë shteteve, përfshirë edhe Shqipërinë. Operacioni u finalizua më 19 nëntor, nën drejtimin e Eurojust nga Haga. Vetëm në Bullgari u bë i mundur arrestimi i 35 personave dhe u kontrolluan mbi 120 vende.

Kontrollet u shtrinë edhe në Francë, Gjermani, Greqi dhe Shqipëri. Nga të gjitha vendet u sekuestruan mbi 3 000 objekte, përfshirë monedha të rralla ari e argjendi, antikitete, vepra arti, si edhe 50 mijë dollarë cash dhe ar për investime. U gjetën gjithashtu dokumente dhe pajisje elektronike që pritet të ndihmojnë në fazën e re të hetimit.

Midis të dyshuarve të arrestuar është një person me rëndësi të lartë, i cili dyshohet se ka udhëhequr operacionin e trafikimit. Ai dyshohet se ka financuar gërmime të paligjshme në të gjithë Bullgarinë dhe vendet e tjera fqinje.

Grupi kriminal vepronte kryesisht në Francë, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Eurojust ndërhyri intensivisht dy javë para ditës së operacionit, duke koordinuar zbatimin e pesë Urdhrave Evropianë të Hetimit dhe dy kërkesave për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike. Paralelisht, Europol ngriti një grup pune operativ dhe dërgoi ekspertë në terren për të mbështetur analizën dhe koordinimin ndërkufitar.

Shqipëria, përmes SPAK-ut, luajti një rol kyç, duke ekzekutuar kontrolle dhe duke kontribuar në shkëmbimin e informacionit që çoi në goditjen e këtij rrjeti kriminal me veprimtari të shtrirë në disa shtete europiane.

Hetimet tashmë po vijojnë për të zbardhur tërësisht aktivitetin e grupit dhe origjinën e artefakteve të trafikuara.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tuneli i Llogarasë mbyllet përkohësisht, trau i pagesës del jashtë funksionit
Artikulli tjetër Kandidat për Avokat Populli, Këshilli Bashkiak firmos dorëheqjen e Endrit Shabanit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.