KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Europa dha 4.5 mijë leje për studentët dhe azilkërkuesit shqiptarë, në dy vite
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Europa dha 4.5 mijë leje për studentët dhe azilkërkuesit shqiptarë, në dy vite
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Europa dha 4.5 mijë leje për studentët dhe azilkërkuesit shqiptarë, në dy vite

Përditësimi i fundit: 6 Gusht, 2025 10:33 am
215 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Europa dhe sidomos Gjermania kanë rritur ndjeshëm numrin e lejeve për studentët dhe azilkërkuesit shqiptarë gjatë viteve të fundit.

Eurostat raportoi se në vitin 2023 dhe 2024 ka dhënë përkatësisht 2,278 dhe 2,218 leje për studentët dhe kërkuesit shqiptarë, ose rreth 4.5 mijë në total për dy vjet.

Në krahasim me vitet e mëparshme rritja është e fortë. Në vitin 2021 ishin dhënë rreth 1.5 mijë leje dhe në 2019, e dhëna më e hershme rreth 1.15 mijë. Rritja e lejeve ka ardhur për shkak të hyrjes në lojë të Gjermanisë. Në vitin 2022 ky shtet dha 1387 leje për studentët e kërkuesit shqiptarë, ose 60% të totalit të shteteve të BE-së.  Në 2023-n u dhanë 1,417 leje, ose 63% e totalit.

Në vend të dytë për lejet për studentë e kërkues është Franca (191 në 2022 dhe 225 në 2023). Pas saj renditet Austria (169 në 2022 dhe 132 në 2023), Spanja (104 në 2022 dhe 82 në 2023), Holanda (103 dhe 72). Leje ka dhënë dhe Rumania, me rreth 50 në vit. Shqipëria mbante rekord në 2023-n për numrin e lartë të lejeve që morën shtetasit e saj në BE, duke lënë pas Serbinë (2179), Bosnjë Hercegovinën (1,111), Maqedonisë së Veriut (958), Kosovës (342) dhe Malit të Zi (278).

Gjermania është bërë vitet e fundit një destinacion i preferuar jo vetëm i profesionistëve nga Shqipëria, por dhe atyre që duan të studiojnë. Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2023, shqiptarët renditeshin në vendin e 21 për lejet për studentë e kërkues të dhëna nga Gjermania në nivele të ngjashme me shtetasit nga Brazili, Ukraina, Kolumbia, Meksika, që janë shtete me popullsi shumë më të lartë sesa ne.

Studentët shqiptarë kanë marrë nga Gjermania më se dyfishin e lejeve në krahasim me Serbinë (728), që renditet e dyta pas nesh (shiko grafikun në fund).

Lejet për studentë e kërkues në BE

Sipas Eurostat, lidhur me lejet e qëndrimit të dhëna për shtetasit e jo-BE që dëshirojnë të studiojnë ose të bëjnë kërkime shkencore, në vitin 2023 vendet e Bashkimit Europian dhanë gjithsej 451 000 leje. Gjermania ishte vendi që lëshoi më shumë leje të tilla (144 000 ose 32% e totalit në BE), e ndjekur nga Franca (117 000 ose 26%) dhe Spanja (55 000 ose 12%).

Përfituesit kryesorë ishin shtetasit e:

-Indisë – 50 000 leje ose 11% e totalit në BE,
-Kinës – 47 000 leje ose 10%,
-Marokut – 22 000 leje ose 5%,
-Shteteve të Bashkuara të Amerikës – 21 000 leje ose 5%.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Plehrat zhvlerësojnë turizmin, të huajt e bëjnë problem në forume
Artikulli tjetër Newcastle harroi futbollistin e tij në aeroport në Korenë e Jugut

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.