KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Plehrat zhvlerësojnë turizmin, të huajt e bëjnë problem në forume
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Plehrat zhvlerësojnë turizmin, të huajt e bëjnë problem në forume
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Plehrat zhvlerësojnë turizmin, të huajt e bëjnë problem në forume

Përditësimi i fundit: 6 Gusht, 2025 10:30 am
146 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria po digjet! Dhe jo, nuk është thjesht zjarr, është një paralajmërim. Unë nuk jetoj këtu, jam një kalimtare. Ndalova! Vëzhgova! Dhe zemra mu thye.

Kjo sepse Shqipëria është një vend i bukur, por kjo bukuri është e mbuluar me plehra. Kudo! Nën ura, përgjatë rrugëve, në kanale, në shkurre. Shishe, plastika, gota,  të hedhura kudo dhe askush nuk bën asgjë. Tani ka marrë flakë dhe mos thoni që është vetëm nga i nxehti, nga koha apo klima. Po, këto ndikojnë, por arsyeja e vërtetë është neglizhenca juaj.”

Ky është një koment që Iwona Alex Gray postoi në ditën e parë të gushtit në faqen Visit Albania, një faqe që ka rreth 600 mijë ndjekës që duan të dinë për Shqipërinë, pyesin, informohen, kanë kuriozitet. Statusi shoqërohet me një foto që ndoshta të huajve u vret sytë më shumë se ne shqiptarëve, të cilët e shohim shpesh dhe na është zbehur reagimi. Postime të tilla në rrjete sociale, platforma të udhëtimeve apo të vlerësimit të destinacionit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Kjo situatë u duket të huajve e pakonceptueshme. Për ta kuptuar mjafton të shohësh mijëra komente që postohen çdo ditë në Google Review, ashtu siç u mbush me komente edhe postimi që turistja e huaj bëri në grupin Visit Albania.

Michael T komentoi: “Ke shumë të drejtë. Shohim kaq shumë fshatra, sidomos në zonat malore, ku pas shtëpive ka male me mbeturina. Ka mungesë të infrastrukturës së mbetjeve në këtë vend. Por për më tepër, ka shumë pak ose aspak ndërgjegjësim për natyrën dhe mbrojtjen e saj. Është zakonisht e neveritshme të endesh nëpër parkime makinash nëse te duhet të pushosh. Vendi është i bukur dhe do të ishte edhe më shumë, nëse s’do të kishte këtë ‘anë të shëmtuar’ të Shqipërisë.”

Veronica W konfirmon gjithashtu se kjo është e vërtetë. “Në këto vite njerëzit po hedhin gjëra nëpër rrugë, plazhe, male. Por nuk ka infrastrukturë në Shqipëri, me përjashtim të qyteteve të mëdha. Shumica e njerëzve në fshat duhet të kujdesen vetë për mbetjet e tyre dhe në disa raste edhe i djegin. Njerëzit përpiqen të marrin përgjegjësi, por duhet bërë më shumë. Por mund të them se e njëjta gjë vlen edhe për Mbretërinë e Bashkuar,” thotë ajo.

Aida H pohon se kjo është tipike për vendet e Ballkanit dhe nuk e kupton pse njerëzit urrejnë vendet e tyre, ndërkohë që një komentues tjetër i huaj shprehet se më shumë se urrejtje, bëhet fjalë për mungesë ndërgjegjësimi.

Pavarësisht se mbetjet nuk duket të jenë problemi më i madh që ka Shqipëria, për të huajt kjo duket të jetë çështja kryesore. Turizmi dhe rritja e interesit për Shqipërinë kanë çuar të huajt në çdo cep të saj dhe shumica, teksa magjepsen nga bukuritë natyrore, ngrejne zërin në platforma online për ndërgjegjësim. Përtej të mirës që mund të sjellë kjo për rritjen e vëmendjes, ajo vjen edhe me koston e “marketingut negativ”, ku Shqipëria identifikohet si një vend i mbuluar nga plehrat.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump zbulon se kush do e mbajë pishtarin e MAGA-s pas mbarimit të mandatit
Artikulli tjetër Europa dha 4.5 mijë leje për studentët dhe azilkërkuesit shqiptarë, në dy vite

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.