KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përditësimi i fundit: 24 Prill, 2026 10:49 am
37 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Prokurorët e SPAK, Bledar Maksuti dhe Altin Dumani, duket se kanë zgjeruar ndjeshëm hetimet për një nga çështjet më të mëdha korruptive të viteve të fundit, siç është ajo e AKSHI-t, duke futur në dosje emra dhe kompani të reja.

Mes tyre janë Gentian Likaj bashkë me kompaninë e tij “Communication Progress” dhe Arjola Koromani, dy figura që sipas hetimeve të deritanishme lidhen drejtpërdrejt me skemën e manipulimit të tenderave të AKSHI-t.

Gentian Likaj, pronar i kompanisë “Communication Progress”, rezulton të jetë përfshirë në një fazë më të avancuar të hetimit, çka sugjeron se roli i tij është zbuluar përmes provave të reja, përfshirë komunikime dhe dëshmi të administruara nga prokuroria.

Në dosjen e SPAK që ka parë skyweb.al ai figuron si person nën hetim për vepra që lidhen me korrupsionin dhe përfshirjen në strukturë të organizuar kriminale, ndërsa kompania e tij përmendet si pjesë e rrethit të subjekteve të lidhura në mënyrë të tërthortë me rrjetin që përfitonte nga fondet publike të AKSHI-t.

Siç skyweb.al ka raportuar më herët, kompania Communication Progress e Likës është një ndër përfitueset e mëdha të fondeve publike nga AKSHI, madje ka marrë pagesa edhe pas operacionit ndaj grupit në fjalë në dhjetor 2025.

Likaj njihet gjithashtu si kunati i Gentian Beqirit, një prej figurave kyçe të dosjes, ndërsa sipas burimeve hetimore ai konsiderohet pjesë e grupit të kompanive që fitonin tendera në mënyrë korruptive dhe më pas riciklonin fondet përmes faturave fiktive.

Skema, sipas hetimeve, konsistonte në përfitimin e kontratave publike dhe më pas kthimin e një pjese të parave te personat kyç të rrjetit përmes shërbimeve të sajuara.

SPAK ka zbuluar gjatë hetimeve se kompanitë që lidhen me këtë rrjet, përfshirë “Communication Progress”, kanë përfituar nga vendosja e kritereve të paligjshme në procedurat e prokurimit, të cilat kufizonin konkurrencën dhe orientonin fituesin që në fazën e hartimit të tenderit.

Gara nuk zhvillohej realisht në momentin e hapjes së ofertave, por shumë më herët, kur specifikimet teknike përgatiteshin në mënyrë të tillë që vetëm një subjekt i caktuar të mund t’i plotësonte.

Në këtë kontekst, roli i Likajt dhe kompanisë së tij shkon përtej statusit të një operatori ekonomik, duke u shfaqur si pjesë aktive në ndërtimin e mekanizmit që përcaktonte fituesin.

Sipas materialeve hetimore, fondet që përfitoheshin nga këto tendera kalonin më pas në një fazë të dytë, ku përdorej një rrjet kompanish dhe faturash për të justifikuar pagesa për shërbime që dyshohet se nuk janë kryer.

Këto pagesa shërbenin për të nxjerrë para në cash dhe për t’i shpërndarë brenda skemës, duke fshehur gjurmët e përfitimit real. SPAK zbuloi se ish-Drejtoresha e AKSHI Mirinda Karçanaj ka marrë të paktën 200 mijë euro rryfshfet në CASH përmes parave që futeshin në kutitë e verës, si “dhuratë” nga Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi.

Arjola Koromani, lidhja operative e skemës

Paralelisht me Likajn, në dosje është futur edhe Arjola Koromani, e cila rezulton një nga personat më të besuar të Gentian Beqirit.

Sipas hetimeve, ajo ka pasur rol administrativ në disa prej kompanive të lidhura me të dhe ka qenë e përfshirë në menaxhimin e operacioneve që lidhen me pastrimin e parave dhe transferimin e pasurive.

Emri i saj lidhet edhe me një nga episodet më të ndjeshme të dosjes, atë të ndërtimit të vilave në kompleksin “Laguna Blu” në Qerret për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Hetimet sugjerojnë se Koromani ka pasur një rol kyç në skemën e prestanomeve, përmes së cilës paratë dhe pronat kalonin në disa duar përpara se të përfundonin tek përfituesit finalë.

Futja e emrave të rinj në këtë fazë të hetimit tregon se SPAK po shkon përtej figurave të njohura dhe po zbërthen të gjithë zinxhirin e skemës, nga hartimi i tenderave deri te përfituesit finalë të fondeve.

Hetimi është në zhvillim, ndërsa roli i Gentian Likajt dhe kompanisë së tij pritet të jetë një nga elementët kyç për të kuptuar se si janë manipuluar procedurat dhe si janë shpërndarë paratë në këtë skemë që prek drejtpërdrejt fondet e digjitalizimit në vend.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë
Artikulli tjetër Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
Ministri i Financave mashtroi në Parlament për taksat që u fali oligarkëve të bregdetit
Aktuale Finance Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.