KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjermani, njerëzit po konsumojnë gjithnjë e më pak alkool
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gjermani, njerëzit po konsumojnë gjithnjë e më pak alkool
AnalizeSocialeTe TjeraZhvillim

Gjermani, njerëzit po konsumojnë gjithnjë e më pak alkool

Përditësimi i fundit: 4 Shkurt, 2025 9:21 am
233 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Janari iku dhe mbase ata që e respektuan muajin e parë të vitit esëll, mezi pritën datën 1 shkurt. Ose të tjerët po e mendojnë më mirë marrëdhënien e tyre me alkoolin edhe në muajt në vijim. Çuditërisht, një numër gjithnjë e më i madh njerëzish në Gjermani po shfaqin një qasje më të ndërgjegjshme ndaj konsumit të pijeve alkoolike.

Birra dhe vera kanë qenë për një kohë të gjatë pjesë e pandashme e kulturës në vendin e Oktoberfest (festa e birrës në Bavari).

Në Gjermani, jo vetëm lejohet që të pish alkool në hapësirat publike, por vendi lejon edhe adoleshentët e moshës 14-vjeçare që të konsumojnë alkool në praninë e prindërve. Gjermanët konsumojnë dyfish më shumë alkool se mesatarja botërore.

Në të gjithë vendin, baret, birraritë dhe restorantet mbeten vende të rëndësishme të ndërveprimit shoqëror, kontakt i cili ka në bazë alkoolin.

Një grup i madh njerëzish në festën e birrës në Mynih dhe një dorë që zgjat gotën e birrës drejt njerëzveNjë grup i madh njerëzish në festën e birrës në Mynih dhe një dorë që zgjat gotën e birrës drejt njerëzve

Birra mbetet pija e preferuar në mjedise të tilla. Gjermania prodhon mbi 5 mijë lloje në 1500 birrari, shumica prej tyre me një historik të gjatë.

Birra e pastër e murgjve

Në të shkuarën, në shekullin e parë pas Krishtit, historiani romak Tacitus e përshkroi popullin gjermanik si të apasionuar pas konsumit të birrës. Në mesjetë, murgjit gjermanikë filluan të prodhonin me zell birrë në manastiret e tyre, fillimisht për konsum vetjak dhe më vonë për shitje.

Në vitin 1516, “Ligji i Pastërtisë” (Purity Law) hyri në fuqi në Bavari me qëllimin për të kontrolluar cilësinë e birrës dhe për të garantuar përdorimin e vetëm tri përbërësve: ujë, elb dhe lulen e bimës “Humulus lupulus”. Ky është ligji më i vjetër ushqimor që është ende në fuqi dhe shumë prej birrave vendase mburren ende me kalimin e provimit të pastërtisë.

Birraria e parë u hap në Mynih rreth 200 vjet më parë, aty ky sot organizohet një prej aktiviteteve më të mëdha të birrës në botë: Oktoberfest.

Bavaria, shteti jugor gjerman që organizon festivalin e përvitshëm të birrës, ushqimit dhe kulturës, prodhon më shumë se gjysmën e sasisë së të gjithë birrës vendase.

Traditë hyjnore e verës

“Birra është bërë nga njeriu, ndërsa vera nga Zoti” – pati thënë Martin Luther, njeriu që nxiti Reformimin Protestant në Gjermaninë e fillim-viteve 1500.

Për shekuj me radhë, gjermanët kanë prodhuar varietete të shumta të verës së kuqe dhe të bardhëme emra të vështira për t’u shqiptuar, si: Spätburgunder, Weissburgunder ose Müller-Thurgau. Varieteti më i zakonshëm mbetet gjithsesi Riesling. Varietetet e rrushit rriten kryesisht në kodrat e rajoneve jugperëndimore si: Rheinhessen, Pfalz, Baden dhe Mosel.

Versioni gjerman i shampanjës, Sekt, gjendet gjithashtu thuajse në të gjithë Gjermaninë. Marka më e famshme e prodhimit të sektit, Rotkäppchen, daton që prej vitit 1856.

Kompania u shtetëzua nga Gjermania Lindore pas Luftës së Dytë Botërore. Por me unifikimin e vendit, “Rotkäppchen” u privatizua dhe që atëherë prodhimi i saj njeh vetëm rritje, duke shitur qindra miliona shishe në vit.

Megjithatë birra dhe vera po pihen më pak në Gjermani.

Konsumi vetjak i birrës është pakësuar me thuajse çerekun e sasisë së dikurshme. Në vitin 2013 një person konsumonte mesatarisht 107 litra në vit, ndërsa në vitin 2023 rreth 88 litra.

Konsumi i verës shënoi gjithashtu rënie. Në vitin 2023 një person konsumoi mesatarisht një litër më pak verë se viti paraardhës.

Gjermanët e çdo grupmoshe duan t’i shmangin kaloritë dhe sëmundjet që kanë si burim alkoolin. Shitja e birrës pa alkool është dyfishuar në 10 vitet e fundit.

Birra dhe vera mund të jenë pjesë e identitetit kulturor të Gjermanisë, megjithatë 1.6 milionë vetë janë të varur ndaj alkoolit dhe ky problem nuk duhet nënvlerësuar.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Distributorët farmaceutikë paralajmërojnë krizë në furnizimin me barna, në Kosovë
Artikulli tjetër Kosova drejt bojkotit të marketeve të mëdha, pas rritjes së çmimeve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.