KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosova drejt bojkotit të marketeve të mëdha, pas rritjes së çmimeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kosova drejt bojkotit të marketeve të mëdha, pas rritjes së çmimeve
AnalizeFinanceKryesoreRajoniSocialeZhvillim

Kosova drejt bojkotit të marketeve të mëdha, pas rritjes së çmimeve

Përditësimi i fundit: 4 Shkurt, 2025 9:24 am
209 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Pas valës së protestave kundër rritjes së çmimeve në rajon, edhe në Kosovë po shqyrtohet mundësia e bojkotit të marketeve të mëdha si një formë reagimi ndaj abuzimeve me çmimet. Përfaqësuesit e konsumatorëve kërkojnë ndërhyrje urgjente, ndërsa qytetarët ankohen për pagat e ulëta dhe shpenzimet e larta që po rëndojnë ekonomitë familjare.

Qytetarët thonë se fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm dhe se produktet bazë janë bërë gjithnjë e më të shtrenjta.

“Çmimet janë dyfishuar. Nëse e krahasojmë me disa vite më parë, fuqia blerëse ka rënë deri në 60%. Për shembull, një burek që dikur kushtonte 70 cent, sot shitet për 1.40 euro,” u shpreh një qytetar.

Një tjetër qytetar propozoi bojkotin si zgjidhje: “Në Kroaci e bënë dhe pati efekt. Duhet të veprojmë njësoj.”

Kjo lëvizje është mbështetur edhe nga shoqata “Konsumatori”, e cila ka paralajmëruar bojkot nëse deri më 10 shkurt institucionet dhe bizneset nuk marrin masa për uljen e çmimeve. “Nëse nuk reagojnë, protestat do të përshkallëzohen,” tha përfaqësuesi i shoqatës, Elatin Kaçaniku.

Bojkoti si formë presioni nisi në Kroaci, ku qytetarët refuzuan të blejnë në supermarketet kryesore. Pas një jave, rrjeti më i madh i marketeve, Konzum, uli çmimet e 250 produkteve, ndërsa qeveria vendosi kufizime të reja për 70 produkte të tjera.

Frymëzuar nga ky sukses, bojkoti u përhap edhe në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Bosnje dhe Slloveni. Qytetarët atje po shmangin blerjen e produkteve specifike ose ndalojnë tërësisht konsumin për një ditë të tërë.

Në Kosovë, çmimet e bukës, drithërave, kafes dhe produkteve të tjera bazë kanë shënuar rritje të ndjeshme. Indeksi i çmimeve të konsumit në vitin 2024 është 1.6% më i lartë krahasuar me vitin e kaluar. Deri tani, Kosova nuk i është bashkuar zyrtarisht nismës rajonale, por një grup në Facebook ka nisur diskutimet për organizimin e bojkotit.

Mbetet të shihet nëse presioni qytetar do të detyrojë tregtarët dhe institucionet të marrin masa për stabilizimin e çmimeve.

 

Marrë nga RTKlive.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Jared Kushner jep të vërtetën e tij për projektin e Zvërnecit

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it

Reshjet e dendura të shiut sjellin probleme në Kukës

Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi

Kalon, pas seancës maeratonë të kuvendit, Reforma Territoriale me 85 vota pro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjermani, njerëzit po konsumojnë gjithnjë e më pak alkool
Artikulli tjetër Banka Botërore: Shqipëria me nivelin më të madh të varfërisë, në rajon

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Thirrje për bisedime paqeje: A po lodhet Ukraina nga lufta?
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 9 Tetor, 2026
Itali/ Parlamenti miraton reformën e diskutueshme zgjedhore
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 9 Tetor, 2026
Francë/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, në Paris
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 9 Tetor, 2026
Euro bie dukshëm kundrejt dollarit: Krizë e re financiare?
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 9 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.