KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjyqi në themel për Erion Veliajn, mbahet seanca në GJKKO
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjyqi në themel për Erion Veliajn, mbahet seanca në GJKKO
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Gjyqi në themel për Erion Veliajn, mbahet seanca në GJKKO

Përditësimi i fundit: 3 Prill, 2026 9:54 am
42 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Sot në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe 29 të tjerëve.

Në orën 13:00 në Administrative kryebashkiaku pritet të paraqitet sepse ka depozituar padi kundër njërit prej prokurorëve të çështjes, Ols Dado.

Veliaj nuk ka ardhur në gjykatë, por deklaron se do përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Nga të pandehurit në sallë janë Elman Abule dhe ish-polici Fatjon Baci.

Kujtojmë se kjo është seanca e katërt në themel për Veliajn. Herën e fundit shkak u bë mungesa e të pandehurit Fatjon Baci dhe avokatit të tij, i cili kishte paraqitur deklaratë për mungesën për shkaqe shëndetësore.

Diskutime nga seanca:

Maks Haxhia: Në cilësinë e kryetarit të Dhomës së Avokatit, do doja të dija nëse avokatja e caktuar kryesisht është njohur me dosjen apo jo? Ne duhet të bëjmë proces. Kolegia duhet të shprehet nëse është njohur me dosjen, sepse ka edhe një komitet disiplinor.

Prokurori Ols Dado-Maks Haxhisë: Këtu nuk je si kryetar i dhomës, këtu ti je si avokat

Gjykata: Pasi u konsultuan në vend, vendosën se këtu nuk ka nevojë për të bërë debat.

Ndreca: Mbështes kolegun, Maks Haxhia i ka të dyja cilësitë dhe nuk mund të dalë nga njëra apo nga tjetra. Procesi i rregullt ligjor lidhet edhe me mënyrën si ushtron profesionin avokati.

Gjykata e ndërpret.

Gjykata: Secili nga ju mund të ketë edhe tagra të tjera, por nuk lidhen me këtë proces. Maks Haxhia është legjitimuar si mbrojtës i një prej të pandehurve në këtë proces. Legjitimimi nga gjykata është bërë për një gjë, pra kërkesat lidhini me kërkesat paraprake që lidhen me këtë gjykim.

Ndreca: Unë nuk ndaj të njëjtin mendim me atë që ju thoni, procesi ka 30 të pandehur, se interesat janë të lidhura. Cilësitë e një individi nuk mund të ndahen, kur shikon si ushtrohet profesioni i një avokati, sepse është pjesë e procesit të rregullt ligjor.

Ndreca: Kam një kërkesë me shkrim, është dy faqe. Unë kam kërkuar që të njihem me aktet e dosjes, unë kam kërkuar oraret kur unë mund të vij në gjykatë për t’u njohur me dosjen, më pas kam marrë angazhimin për studimin e dosjes. Në fillim më thanë që do e marrësh në mënyrë elektronike, por kjo nuk u bë e mundur për shkak të kundërshtimit të prokurorisë. Kam ardhur me një grup avokatësh. Kërkoj një afat 2-javor që unë të realizoj një shqyrtim paraprak të dosjes, që unë të kuptoj si duhet ta realizoj mbrojtjen dhe të paraqes një plan të detajuar sesi unë do ta bëj mbrojtjen. Gjykata duhet të sigurojë kohën e nevojshme që të bëjmë një mbrojtje efektive. Çdo nxitim i pajustifikuar nuk i shërben drejtësisë. Ky proces ka edhe impakt në publik për shkak të funksionit të të pandehurit Erion Veliaj, si kryebashkiak i zgjedhur disa herë me votë. Pasi të njihemi me aktet mund të bëhet një debat real. Kërkojmë të njihemi me dosjen dhe të merrni parasysh kërkesën tonë.

I pandehuri Elman Abule kërkon ndarjen e çështjes, pasi ka bërë edhe kërkesë për gjykim të shkurtuar. “Ne e kërkojmë ndarjen e çështjes, duke qenë se numri i të pandehurve është i lartë. Vepra penale për të cilën akuzohet i mbrojturi prej meje Elman Abule është kompetencë e një gjykate tjetër”, thotë avokati.

Avokatja Romina Zano: Kërkon që të ndahet çështja për Elman Abulen dhe më pas shpalljen e moskompetencës lëndore nga ana e gjykatës së posaçme dhe dërgimin e çështjes për gjykim në një tjetër gjykatë.

Elman Abule: Unë kërkoj gjykim të shkurtuar, i qëndroj kërkesës së bërë nga ana e avokates.

Dritan Jahaj, përfaqësues i Mirton Likës dhe shoqërisë së tij LAL ShPK: Kërkesa jonë ka të bëjë me konstatimin e kompetencës lëndore. Ne konstatojmë që kjo gjykatë nuk është kompetente për të gjykuar këto vepra, kërkojmë që çështja të kalojë në një tjetër gjykatë.

Avokat Henrik  Ligori: Për të pandehurën Klotilda Bushka, e mbrojtura prej nesh zonja Bushka që në fazën e hetimit paraprak, nuk e ka pranuar akuzën dhe e ka cilësuar si të pambështetur në prova dhe fakte. Gjyqtari i seancës paraprake e kaloi çështjen për gjyq, ne kemi kërkuar pushimin e çështjes në atë proces. Së pari pari konfirmojmë kërkesën për gjykim të shkurtuar, kërkojmë ndarjen e çështjes dhe moskopetencën lëndore të kësaj gjykate dhe dërgimin e çështjes në një tjetër gjykatë. Ne kemi sjell një dokument që Bushka nuk është më deputete.

Avokati Lulëzim Bajramemaj: Për Frosina Bollon dhe shoqërinë, kërkojmë gjykim të shkurtuar dhe ndarjen e çështjes në lidhje vijim e gjykimit të çështjes.

Avokat Leonard Repi: Për të pandehurën Adela Kondakçiu ne kërkojmë që të gjykohemi me procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe veçimin e çështjes.

Ols Dado: Kërkesa e mbrojtës së zotit Veliaj për një afat prej dy javësh, është e panevojshme, sepse zoti Veliaj ka ndryshuar disa mbrojtës, aktet i janë dhënë, sepse mund te jemi serish edhe pas një muaj me të njëjtën situatë, ndryshim avokati dhe ai do të kërkojë kohe për t’u njohur me aktet. Për të pandehurin Elman Abulen dhe shoqërinë ‘Rametal’, që kërkojnë moskopetencë, kërkojmë që të rrezohet, pasi jemi në një procedim të lidhur. Ndërsa për gjykimin e shkurtuar dhe ndarjen e çështjes do të shprehemi në momentin e duhur procedural. Përsa i përket të pandehurës Klotilda Bushka situata është edhe më e qartë për shkak të funksionit të saj.

Avokatja Romina Zano: Ne kërkojmë gjykim të shkurtuar por edhe ndarjen e çështjes nga të gjithë të bashkëpandehurit e tjerë.

Avokat Plarent Ndreca: Të mbrojturit prej meje i mungojnë 24 fashikuj. Ne jemi pa akte dhe nuk mund të bëjmë një mbrojte efektive.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, Helsinki: Refuzon të hajë ushqimin e komandës

Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për çmimin, importi i naftës u rrit në mars

“Konkurrenca” fal Spitalin Amerikan dhe Hygeia-n

GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet

E-Albania sërisht jashtë funksionit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Marrëveshjet e Ukrainës me vendet e Gjirit: SHBA e pakënaqur
Artikulli tjetër Iran/ Kritikoi hapur regjimin dy ditë më parë, arrestohet në shtëpinë e saj aktivistja për të drejtat e njeriut

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

One Albania/ Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG, mediat hungareze flasin për faliment
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
TAP-i ndërton pikën e daljes në Fier, por qeveria nuk di ku ta çojë gazin
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
Të indeksuarit!
Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Prill, 2026
Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK, mbi 200 mijë €, për sezonin në Himarë
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion 28 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.