KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjysma e popullsisë mbi 25 vjeç me arsim 8-9-vjeçar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gjysma e popullsisë mbi 25 vjeç me arsim 8-9-vjeçar
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Gjysma e popullsisë mbi 25 vjeç me arsim 8-9-vjeçar

Përditësimi i fundit: 20 Maj, 2026 9:26 am
53 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Niveli arsimor i popullsisë në moshë produktive, mbi 25 vjeç mbetet tejet i ulët, duke u dominuar nga arsimi fillor dhe ai 9-vjeçar dhe konsiderohet një nga pengesat kryesore për rritjen e vlerës së punës në ekonomi.

Sipas të dhënave të INSTAT 52% e grave mbi 25 vjeç dhe 44% e meshkujve në këtë grupmoshë janë me arsim 8 ose 9-vjeçar.

Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e popullsisë femërore në këtë grupmoshë përballet me vështirësi për t’u integruar në pozicione pune që kërkojnë kualifikim të mesëm apo të lartë.

Megjithëse ky tregues për femrat është në ulje nga 54.8% që ishte në vitin 2018, në 52.2% këtë vit, por sërish shifra është e lartë në krahasim me vendet e Rajonit dhe BE-së. Edhe te burrat shifrat mbeten shqetësuese, ku 43.6% e tyre zotërojnë vetëm arsimin fillor në vitin 2024, një shifër kjo që ka pësuar pak ndryshime që nga viti 2018 (45.3%).

Kjo strukturë arsimore shpjegon pjesërisht vështirësitë në rritjen e pagave dhe vështirësinë e bizneseve për të gjetur staf të kualifikuar, duke e mbajtur ekonominë të fokusuar në sektorë me vlerë të shtuar të ulët. Rezultatet e anketës së ndërmarrjeve që publikoi se fundmi Banka Botërore treguan se shqetësimi kryesor i sipërmarrjeve ishte mungesa e aftësive të punonjësve.

Shanset për aftësimin e tyre janë shumë të ulëta pasi Shqipëria ka pjesëmarrje shumë të dobët në trajnime dhe në të mësuarit gjatë gjithë jetës.

P.sh. vendet e tjera kanë një shkallë më të lartë të popullsisë që ka përfunduar arsimin e mesëm. Në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut përqindja e popullsisë mbi 25 vjeç vetëm arsim fillor është dukshëm më e ulët se në Shqipëri, nën 25%.

Kosova ka rezultate të ngjashme me Shqipërinë, por vitet e fundit ka pasur një rritje të fokusit në arsimin profesional.

Në Shqipëri, tranzicioni i gjatë dhe emigrimi i hershëm bëri që një pjesë e madhe e të rinjve të asaj kohe (tani mbi 25 vjeç) të braktisnin shkollën pas ciklit 9-vjeçar për të hyrë direkt në tregun e punës të pakualifikuar ose për të emigruar.

Popullsia e pararsimuar për kompanitë teknologjike nuk investojnë nëse forca punëtore ka vetëm arsim bazë. Ky nivel arsimi gjithashtu rrit varfërinë, pasi personat me arsim fillor janë të parët që humbasin punën në kohë krizash ekonomike.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill

“Anulim Loje”, arti kthen pabarazinë në videolojë

Video-call me kryeministrin/ Si u mashtrua zyrtari i lartë nga Inteligjenca Artificiale?

Shefi i policisë së Romës: Grupet shqiptare milionat e kokainës i investojnë në ndërtim

Rama: Europa s’ka drejtim, mediat janë kundër qeverisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shkodra dhe Vlora me më pak banorë por me më shumë kilometra rrugë
Artikulli tjetër Planet për transformimin e porteve të Jugut mbeten në letër

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

AKU rikthen SORI-AL në aktivitet, pa mbaruar hetimet për helmimin e 52 studentëve
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 20 Maj, 2026
263 milionë euro sigurime të papaguara të punonjësve
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
Gjykata e Posaçme kërkon hetime më të thelluara për gjyqtaren Irena Gjoka
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për pavlefshmëri të përgjimeve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.