KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shkodra dhe Vlora me më pak banorë por me më shumë kilometra rrugë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shkodra dhe Vlora me më pak banorë por me më shumë kilometra rrugë
AnalizeFokusKryesoreSociale

Shkodra dhe Vlora me më pak banorë por me më shumë kilometra rrugë

Përditësimi i fundit: 20 Maj, 2026 9:24 am
35 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shpërndarja gjeografike e rrjetit rrugor në vend tregon se më shumë kilometra kanë qarqet e Jugut dhe Veriut, teksa Durrësi dhe Tirana në të cilat është përqendruar gjysma e popullsisë dhe ekonomisë së vendit kanë më pak.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2025 në inventarin e Autoritetit Rrugor Shqiptar në të gjithë vendin ishin 3667 kilometra rrugë, ku Shkodra dhe Vlora ndajnë peshën kryesore me nga 13% të totalit secila. Këto qarqe kryesojnë pasi mbulojnë sipërfaqe të mëdha që kombinojnë zonat bregdetare, fushore dhe ato malore, çka kërkon një rrjet më të shtrirë për të lidhur pikat e largëta.

Ky përqendrim i lartë i rrjetit rrugor ndiqet nga qarqet e Elbasanit dhe Korçës, të cilat ruajnë një prezencë domethënëse në infrastrukturën kombëtare me përkatësisht 10.6% dhe 10.4% të totalit të rrjetit. Po ashtu, Korça dhe Elbasani, duke qenë zona me shtrirje të gjerë kanë më shumë kilometra.

Në zonat malore dhe ato veriore, Kukësi zë një vend të rëndësishëm me gati 9% të rrjetit për shkak të terrenit të thyer malor dhe lidhjeve me Kosovën, ndërsa Fieri përfaqëson nyjën kryesore të ultësirës jugperëndimore me 8.2% të totalit të kilometrave në rang kombëtar.

Lezha dhe Gjirokastra ndajnë shifra të barabarta me 7% secila në të rrjetit kombëtar, raporton Monitor.al.

Kryeqyteti, pavarësisht densitetit të lartë të popullsisë, zë vetëm 6.7% të shtrirjes totale të rrjetit rrugor. Ndërkohë, në fundin e klasifikimit gjenden Berati dhe Durrësi, ku ky i fundit rezulton me përqindjen më të ulët në nivel kombëtar, duke zënë vetëm 4% të rrjetit total, shifër kjo që bie në sy duke pasur parasysh rëndësinë e tij si nyjë portuale dhe turistike. Megjithëse këto qytete kanë trafikun më të lartë, ato kanë territor më të vogël në sipërfaqe krahasuar me qarqet e veriut apo jugut.

Mirëpo varfëria e rrugëve në zonën Tiranë-Durrës lidhet edhe me mungesën e investimeve publike në këto qarqe përgjatë dy dekadave të fundit. Investimet e reja në infrastrukturën rrugore kanë favorizuar periferitë e vendit, duke lënë qendrën me mungesa të thella infrastrukturore.

Aktualisht autostrada që lidh dy qytetet më të mëdha të vendit Tiranën dhe Durrësin dhe dy rajonet kryesore, Jugun me Veriun  është e dëmtuar rëndë nga mbikalimi i Rinasit deri në Durrës, ndërkohë që investimet  në rrugë janë përqendruar në qarkun e Vlorës në 12 vitet e fundit.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill

“Anulim Loje”, arti kthen pabarazinë në videolojë

Video-call me kryeministrin/ Si u mashtrua zyrtari i lartë nga Inteligjenca Artificiale?

Shefi i policisë së Romës: Grupet shqiptare milionat e kokainës i investojnë në ndërtim

Rama: Europa s’ka drejtim, mediat janë kundër qeverisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tërmet i fuqishëm në Peru, banorët braktisin shtëpitë e tyre
Artikulli tjetër Gjysma e popullsisë mbi 25 vjeç me arsim 8-9-vjeçar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

AKU rikthen SORI-AL në aktivitet, pa mbaruar hetimet për helmimin e 52 studentëve
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 20 Maj, 2026
263 milionë euro sigurime të papaguara të punonjësve
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
Gjykata e Posaçme kërkon hetime më të thelluara për gjyqtaren Irena Gjoka
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për pavlefshmëri të përgjimeve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.