KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur

Përditësimi i fundit: 8 Shtator, 2026 2:06 pm
108 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një 59-vjeçar ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur pasi janë goditur nga rryma elektrike gjatë punës për vendosjen e shtyllave të ndriçimit në Tropojë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në rrugën e Dobravës, pranë fshatit Bujan. Katër punonjës të Bashkisë Tropojë po punonin për vendosjen e shtyllave, kur njëra prej tyre dyshohet se ka prekur telat e energjisë elektrike.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, gjatë vendosjes së shtyllës në bazament, punonjësit kanë humbur ekuilibrin për shkak të peshës së saj. Në këtë moment, shtylla dyshohet se ka prekur linjën elektrike, duke përcjellë rrymën te katër punonjësit.

Për 59-vjeçarin Muhamet Sulisufaj, kontakti me energjinë elektrike ka rezultuar fatal. Ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Tre punonjësit e tjerë, A.D., 40 vjeç, I.D., 47 vjeç dhe A.A., 21 vjeç, janë transportuar në Spitalin e Bajram Currit, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Policia bën me dije se punonjësit po kryenin transportin dhe shpërndarjen e shtyllave, në bazë të planit të punës të miratuar nga Bashkia Tropojë më 4 shtator.

Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar të gjitha masat e sigurisë gjatë punës.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Garë e ethshme në Izrael/ Partia e “Bibit” siguron pjesën më të madhe të votave

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Artikulli tjetër Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 28 Tetor, 2026
Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.