KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit
AnalizeKryesoreSocialeZhvillim

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Përditësimi i fundit: 8 Shtator, 2026 2:11 pm
19 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të regjistruar në vitin 2023, numri zbriti në 141 089, ose 5 873 nxënës më pak brenda një viti. Kjo përfaqëson një rënie prej rreth 4%, dukshëm më të fortë se ajo e regjistruar në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të Eurostat.

Në vitin 2024, në arsimin fillor në BE ishin të regjistruar 23.2 milionë nxënës, vetëm 0.2% më pak se një vit më parë, ose një rënie prej 35 153 nxënësish.

Në Shqipëri, rënia ka prekur kryesisht arsimin publik. Numri i nxënësve në institucionet publike ra nga 130 067 në vitin 2023 në 123 491 në vitin 2024, ose me 6 576 nxënës, një tkurrje prej rreth 5.1%.

Në të kundërt, arsimi privat ndoqi prirjen e kundërt. Numri i nxënësve në institucionet private u rrit nga 16 895 në 17 598, ose me 703 nxënës, që përfaqëson një rritje prej rreth 4.2%.

7Mësuesia, profesion i dominuar nga gratë

Në Shqipëri, 87.6% e mësuesve të arsimit fillor janë gra, ndërsa vetëm 12.4% janë burra, duke dëshmuar një dominim të theksuar të grave në këtë profesion.

Europa

Në një këndvështrim më afatgjatë, situata në Bashkimin Europian paraqitet ndryshe. Krahasuar me vitin 2014, numri i nxënësve në arsimin fillor u rrit me 2.9%, ose me 659 086 nxënës.

Franca regjistroi numrin më të madh të nxënësve në arsimin fillor në vitin 2024, me 4.1 milionë, e ndjekur nga Gjermania me 3.3 milionë, Spanja me 2.8 milionë dhe Italia me 2.6 milionë.

Në të kundërt, shifrat më të ulëta u regjistruan në Maltë, me 27 537 nxënës, Luksemburg, me 43 020, dhe Qipro, me 60 596.

Numri i nxënësve në arsimin fillor lidhet me madhësinë e popullsisë, strukturën demografike, si edhe me dallimet mes vendeve sa i përket moshës së zakonshme të fillimit të arsimit fillor dhe moshës në të cilën fëmijët duhet të nisin arsimin formal të detyrueshëm.

Krahasuar me vitin 2014, numri i nxënësve në arsimin fillor u rrit në 15 vende të BE-së dhe u ul në 11 vendet e tjera për të cilat kishte të dhëna të disponueshme.

Rritjet më të mëdha relative u regjistruan në Luksemburg (+21.4%) dhe Slloveni (+18.2%), ndërsa rëniet më të forta u shënuan në Poloni (-25.7%), Kroaci (-10.3%) dhe Portugali (-10.0%).

Në vitin 2024, në Bashkimin Europian kishte mesatarisht 13.3 nxënës të arsimit fillor për çdo mësues. Raporti nxënës-mësues jep informacion mbi burimet njerëzore në dispozicion të sistemit arsimor dhe mund të përdoret si një tregues i tërthortë për vlerësimin e kushteve të mësimdhënies.

Raporti nxënës-mësues ka rënë që nga viti 2014

Në vitin 2024, Greqia dhe Luksemburgu regjistruan raportet më të ulëta nxënës-mësues në arsimin fillor, përkatësisht me 7.4 dhe 8.2 nxënës për mësues. Këto ishin të vetmet vende të BE-së me një raport nën 10 nxënës për mësues.

Në skajin tjetër, raportin më të lartë e kishte Rumania, me 18.2 nxënës për mësues, e ndjekur nga Çekia dhe Franca, me nga 17.9, Holanda me 16.3 dhe Gjermania me 15.2 nxënës për mësues.

Krahasuar me vitin 2014, raporti nxënës-mësues në nivelin e BE-së ra nga 14.2 në 13.3 në vitin 2024. E njëjta prirje u regjistrua në 23 vende të BE-së.

Rëniet më të mëdha u shënuan në Bullgari, ku raporti zbriti nga 17.8 në 10.4 nxënës për mësues, dhe në Slloveni, nga 15.9 në 10.8.

Në Austri, raporti mbeti i pandryshuar në 12.0 nxënës për mësues gjatë periudhës 2014–2024. Ndërkohë, në disa vende të tjera raporti u rrit, me ndryshimin më të dukshëm në Lituani, ku ai kaloi nga 10.2 në 13.7 nxënës për mësues.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Artikulli tjetër Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
100 ditë “Revolucioni Flamingo”, institucionet nën presion qytetar
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.