KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Goditen disa grupe droge në Tiranë, policia vë në pranga 15 prej anëtarëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Goditen disa grupe droge në Tiranë, policia vë në pranga 15 prej anëtarëve
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Goditen disa grupe droge në Tiranë, policia vë në pranga 15 prej anëtarëve

Përditësimi i fundit: 22 Prill, 2026 11:38 am
208 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Policia e Shtetit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me megaoperacionin e zhvilluar në kryeqytet, ku u bë i mundur çmontimi e disa grupeve kriminale që merreshin me shitjen e “të bardhës” në zona të ndryshme të Tiranës.

Pas rreth tre muajsh hetime intensive, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, finalizoi operacionin e koduar “Final”, duke goditur disa grupe që operonin paralelisht në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Sipas të dhënave zyrtare, janë identifikuar gjithsej 36 persona të përfshirë, të cilët vepronin si individualisht, ashtu edhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Gjatë aksionit u ekzekutuan masat e sigurisë “arrest në burg” për 15 prej tyre, ndërsa 16 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Ndërkohë, pesë persona të tjerë janë arrestuar më herët gjatë fazës hetimore.

Janë arrestuar shtetasit: Arsen Shahollari, Ilir Baruti, Visar Alla, Xhemal Gjoka (Boja), Jurgent Ibrahimi, Ermond  Osmani, Aljon Çezma, Abdulla Gega, Klevin Nika, Albi Çela, Saimir Duraj, Edison Mera, Eris Hoxha, Emra Idrizi dhe Glerjan Hoxhalli.

Operacioni ka çuar edhe në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike dhe pasurish të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal. Konkretisht, janë gjetur mbi 60 kilogramë cannabis, rreth 2 kilogramë kokainë, si dhe armë zjarri, përfshirë një pistoletë dhe tre armë gjahu. Po ashtu, janë sekuestruar shuma të mëdha parash, 121 mijë euro, 60 milionë lekë dhe 5000 paundë, së bashku me celularë, pajisje të tjera dhe automjete që dyshohet se përdoreshin për këtë aktivitet.

Sipas hetimeve, rrjeti ishte i shtrirë në disa zona të Tiranës dhe funksiononte i organizuar, duke përdorur metoda të ndryshme për shpërndarjen e drogës. Autoritetet bëjnë me dije se puna vijon për kapjen e personave në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kurti paralajmëron zgjedhje të “njëpasnjëshme” nëse s’arrihet marrëveshja për president
Artikulli tjetër Komiteti i Helsinkit kundër mbajtjes në kafaz të Ilir Beqajt dhe Ilir Metës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.