KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Komiteti i Helsinkit kundër mbajtjes në kafaz të Ilir Beqajt dhe Ilir Metës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Komiteti i Helsinkit kundër mbajtjes në kafaz të Ilir Beqajt dhe Ilir Metës
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Komiteti i Helsinkit kundër mbajtjes në kafaz të Ilir Beqajt dhe Ilir Metës

Përditësimi i fundit: 22 Prill, 2026 11:43 am
39 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, organizata më e vjetër e të drejtave të njeriut në Shqipëri, ka kundërshtuar mbajtjen në kafaz gjatë gjykimit të ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

“Mbajtja e të pandehurve në kafaz në sallën e gjyqit është në kundërshtim me ligjin dhe standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut,” tha KShH nëpërmjet një deklarate për shtyp.

“Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka nënvizuar se nuk ka asnjë justifikim që një person të trajtohet si ‘kafshë e egër’ dhe se arsyet e sigurisë mund të adresohen me masa më pak kufizuese, si shtimi i pranisë policore,” shtoi organizata e të drejtave të njeriut.

Meta dhe Beqaj po gjykohen për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).

KShH është vënë në lëvizje nga një shkresë e avokatit të ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili ka ngritur shqetësimin se klienti i tij është vendosur në një kafaz sigurie gjatë seancave gjyqësore, fillimisht metalik dhe më vonë kafaz xhami, duke i kufizuar të pandehurit mbrojtjen efektive.

Ky shqetësim nga avokati i Beqajt është ngritur edhe në seancë, por Gjykata e ka hedhur poshtë me vendim, duke argumentuar se vendosja në kafaz nuk është në kompetencën e saj, por e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

KShH shprehet se një kërkesë e ngjashme i është drejtuar GJKKO-së edhe nga avokati i ish-presidentit Ilir Meta, duke argumentuar cenim të të drejtave kushtetuese dhe standardeve ndërkombëtare për një proces të rregullt.

Ngjashëm me kërkesat e mbrojtjes së të dy të pandehurve VIP, Komiteti i Helsinkit vlerëson se kjo praktikë e Gjykatës përbën shkelje të rëndë të legjislacionit të brendshëm dhe të standardeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

KShH thekson se sipas Kodit të Procedurës Penale, drejtimi i seancës gjyqësore dhe ruajtja e rendit në sallë janë kompetencë ekskluzive e gjykatës dhe jo e Drejtorisë së Burgjeve, ndërsa shton se kufizimet ndaj të pandehurit lejohen vetëm në qoftë se ai pengon zhvillimin e seancës.

Sipas KShH, kjo praktikë bie në kundërshtim edhe me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila në çështjen Svinarenko dhe Slyadnev kundër Rusisë ka konstatuar se mbajtja e të pandehurve në kafaz gjatë gjykimit përbën trajtim poshtërues, cenon prezumimin e pafajësisë dhe pengon komunikimin efektiv me mbrojtjen.

KShH vlerëson se vendosja automatike e dy të pandehurve në kafaz në sallën e gjyqit nuk ka bazë ligjore, bie ndesh me standardet e garantuara në legjislacionin vendas dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe rrezikon drejtësinë e procesit.

“Zbatimi korrekt i parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale dhe respektimi i standardeve të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të elaboruara në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Strasburgut) nuk janë çështje interpretimi, por detyrim për autoritetet vendase, përfshi gjykatat,” përfundoi KShH.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Turizmi i kroçierave rrit ekonominë globale

Qeveria shton përfitimet dhe lehtësitë fiskale për parqet teknologjike

Lojë “ngriva-shkriva” me tenderët në Bashkinë Himarë

“Gjethja” 20 kate te Uji Ftohtë – Beton në kodrat e gjelbra, qeveria i jep tjetër leje Redi Strugës & Co në Vlorë

SPAK sekuestron 40 milionë euro nga Karçanaj, Agasi dhe Beqiraj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Goditen disa grupe droge në Tiranë, policia vë në pranga 15 prej anëtarëve
Artikulli tjetër SPAK sekuestron 40 milionë euro nga Karçanaj, Agasi dhe Beqiraj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Goditen disa grupe droge në Tiranë, policia vë në pranga 15 prej anëtarëve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Prill, 2026
Kurti paralajmëron zgjedhje të “njëpasnjëshme” nëse s’arrihet marrëveshja për president
Analize Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 22 Prill, 2026
Telashe për ONE, aksionet e 4iG në pikiatë
Aktuale Analize Ekonomi HI-Tech Kryesore Sociale 22 Prill, 2026
Inteligjenca Artificiale ‘godet’ zyrat, punonjësit e kualifikuar janë më të ekspozuar
Ekonomi HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 22 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.