KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Greqia, gati ligjin për skuterat/ I ndalon për të miturit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Greqia, gati ligjin për skuterat/ I ndalon për të miturit
AktualeAnalizeFokusRajoniSociale

Greqia, gati ligjin për skuterat/ I ndalon për të miturit

Përditësimi i fundit: 8 Maj, 2026 10:40 am
105 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Greqia po përgatit një paketë të re ligjore për përdorimin e skuterave elektrikë, duke vendosur kufizime të forta pas rritjes së aksidenteve dhe përdorimit të pakontrolluar në qytete.

Sipas draftit që i referohen mediat greke, një nga ndryshimet kryesore është ndalimi i plotë i përdorimit të skuterave elektrikë nga të miturit në rrugët publike.

Autoritetet greke e konsiderojnë këtë masë të domosdoshme, pasi një pjesë e madhe e incidenteve përfshijnë përdorues të rinj pa pajisje mbrojtëse dhe pa njohuri të rregullave të qarkullimit.

Në të njëjtën kohë, ligji i ri do të vendosë siguracion të detyrueshëm për përdoruesit e rritur të skuterave elektrikë, me qëllim mbulimin e dëmeve në rast aksidentesh. Kjo masë vjen si reagim ndaj rritjes së rasteve të përplasjes me këmbësorë dhe mjete të tjera.

Nisma është paralajmëruar nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrysochoidis, ndërsa Ministria e Transportit po përshpejton përgatitjen e kuadrit ligjor përmes zëvendësministrit Konstantinos Kyranakis.

Sipas informacioneve, projektligji ndodhet në fazën përfundimtare dhe pritet të dalë për konsultim publik brenda dy javëve të ardhshme, me synimin për miratim të shpejtë më pas.

Paketa ligjore pritet të përfshijë gjithashtu gjoba më të larta administrative për shkelësit dhe për kompanitë që tregtojnë skuterë jashtë standardeve teknike të lejuara. Autoritetet do të intensifikojnë kontrollet, veçanërisht ndaj mjeteve që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar ose që janë modifikuar në mënyrë të paligjshme.

Në fokus do të jenë edhe importuesit dhe tregtarët që dyshohet se shesin modele pa certifikimet e nevojshme të sigurisë, në një përpjekje për të vendosur kontroll më të rreptë në një treg që deri më tani ka funksionuar me pak rregulla.

Ndërkohë, problematika e skuterave elektrikë është kthyer edhe në një shqetësim të dukshëm në Shqipëri. Pavarësisht një urdhri të disa muajve më parë nga Ministria e Brendshme për kufizimin e përdorimit të tyre, në praktikë ky vendim nuk po zbatohet.

Në rrugët e Tiranës, skuterat janë rikthyer në qarkullim të lirë, shpesh pa rregulla dhe pa masa sigurie, duke krijuar rrezik për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve dhe duke shtuar rastet problematike në trafikun urban.

Marrë nga Protothema.gr

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Klaus Gjasula transferohet te Hoffenheimi

Botërori 2026/ Për herë të parë 3 ceremoni hapëse

Shpërthimi me tritol në tokën e fisit Nikulaj në Lezhë

Valë emigrantësh drejt Kretës, qindra mbërrijnë nga Libia

Ministri britanik i Mbrojtjes dorëhiqet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Projektet “e dështuara” të së ardhmes digjitale
Artikulli tjetër “Cunami” i turistëve paralizon qytetet italiane

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Berishës iu hoq “non grata” amerikane, por DASH ende pa konfirmim publik
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Qershor, 2026
Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 11 Qershor, 2026
Një leksion i çmuar nga Argjentina
Analize Bota Finance Fokus Politike Sociale 11 Qershor, 2026
Papa çmonton axhendën e Sançezit
Analize Opinion Politike Zhvillim 11 Qershor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.