KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Projektet “e dështuara” të së ardhmes digjitale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Projektet “e dështuara” të së ardhmes digjitale
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Projektet “e dështuara” të së ardhmes digjitale

Përditësimi i fundit: 8 Maj, 2026 10:35 am
28 Shikime
Share
22 Min. Leximi
SHARE

Investime strategjike dhe mijëra vende të reja pune janë premtimet ambicioze të qeverisë shqiptare prej më shumë se një dekade. Nëpërmjet lehtësirave fiskale, tokës publike dhe mbështetjes shtetërore qeveria shqiptare ka synuar për të tërhequr investime në të ashtuquajturat zona të lira ekonomike. Por në realitet investimet ndërkombëtare janë zëvendësuar me kompani vendase të cilat ende nuk kanë mbyllur qoftë dhe një projekt.

Me një ligj të veçantë të miratuar në vitin 2007, “Për Krijimin e Zonave Ekonomike”, shteti shpalli dhe përcaktoi krijimin e zonave ekonomike TEDA (Technological and Economic Development Area), duke parashikuar lehtësira fiskale si tatim fitimi të reduktuar ose të përjashtuar, lehtësime doganore, procedura të përshpejtuara administrative dhe zhvillim të infrastrukturës për të tërhequr investitorë.

Në këtë kuadër u shpallën dhjetëra zona ekonomike nga Kopliku në Vlorë, të cilat në plan synonin të gjeneronin zhvillim ekonomik dhe mijëra vende pune, por në praktikë shumica e tyre kanë mbetur kryesisht në nivel deklarativ dhe projektesh në letër.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit evidentoi se thuajse në të gjitha zonat e lira ekonomike TEDA, kishte shkelje proceduriale si vonesa në zbatim, mungesë monitorimi dhe mangësi në realizimin e plotë të investimeve.

Por pavarësisht performancës së ulët, Qeveria Shqiptare vijon me shpalljen e tyre, madje duke i zgjeruar në një formë të re. Në vitin 2022 u miratua ligji “Për Krijimin dhe Funksionimin e Parqeve Teknologjike dhe Shkencore”, duke ofruar sërish një paketë të gjerë lehtësish fiskale dhe privilegjesh për investitorët, ndërsa ndryshimet e fundit legjislative parashikuan koncepte të reja si “park virtual” dhe infrastrukturat e “data center”-ave.

Ekspertët shprehen të shqetësuar se mungesa e kontrrollit, bilanci i projekteve të papërfunduara dhe vakumet ligjore, krijojnë kushte të favorshme që këto instrumente të mos prodhojnë zhvillim real ekonomik, por avantazhe selektive për një numër të kufizuar aktorësh pranë pushtetit.

100 milionë euro për TEDA-n e Tiranës

35 hektarë tokë janë rrethuar me tela sigurie ndërsa brenda perimetrit janë dy ndërtesa të papërfunduara, disa shtylla ndriçimi, rrugë duke u asfaltuar dhe kafshë që kullosin ende në hapësirat e gjelbërta, në Kashar rreth 10 kilometra larg kryeqytetit.

Këto parcela janë përzgjedhur nga qeveria për ndërtimin e TEDA Tirana, por deri në Nëntorin e viti 2022, ishin toka të zakonshme në pronësi të banorëve të zonës. Do kalonin edhe 6 muaj kur në terren grupi i punës të ngulte tabelat për fillimin e punimeve, dhe vetëm atëherë banorët të mësonin se toka nuk u përkiste më.

Një prej tyre është Ismen Noka, banor i zonës që prej vitit 1985, i cili rrëfen se përmes një telefonate nga një i njohur mori vesh se pronësia mbi tokën e tij kishte ndryshuar.

Për këtë projekt me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 286, datë 17.5.2023 janë shpronësuar rreth 64 kryefamiljarë, me një çmim prej 448 lekësh për një metër katror. Por, banorët tregojnë se nuk kanë pasur asnjë dijeni që toka e tyre do të përdorej për projekte strategjike.

Ajo që dinte Maria Milloshi, është se toka përdorej për grurë dhe për të kullotur gjënë e gjallë.

“Asnjë s’ka ardhur nuk na ka thënë asnjënjeri asgjë vetëm kur kanë ardhur e kanë filluar punën këtu. Më përpara e kam përdorur për grurë, misër, për tu ushqyer pastaj nuk po ia dilnim dot dhe lamë lopët” – thotë Maria.

Procesi është mbështetur në ligjin për investimet strategjike, i cili i hap rrugë ndërtimit në tokë private përmes shpronësimit me çmimin e referencës.

Statusin e investimit strategjik TEDA e kishte marrë që 2021, por nuk e gëzon më këtë “privilegj” prej 10 muajsh.

Por për Ismenin, ashtu si çdo banor tjetër në zonë që gëzon dokumentat e pronësisë, kjo është një vjedhje me vendim qeverie.

“Ne kemi adresa, kemi punë, kemi biznese, më e pakta të na vinte një postier me letër në dorë të na thoshte firmoseni ka dalë ky vendim. Shteti duhet të na shpronësoje në vlerën e tregut se s’bën. Është vjedhje e hapur, për mua është sade vjedhje dhe të na nxjerri ne 50 banorë që kemi punu kemi derdh djersën, unë nuk kam nevojë për lëmoshë, unë dua tokën.” – tha Ismeni.

“Shteg.org” iu drejtua bashkisë Tiranë lidhur me pretendimet e banorëve, por deri në publikimin e këtij shkrimi institucioni ka zgjedhur të mos komentojë mbi këtë çështje.

Disa prej banorëve të zonës kanë hapur procese gjyqësore ku kërkojnë dëmshpërblimin e tokës me çmimin e tregut, ndërsa në Kashar vijojnë punimet për TEDA Tirana e prezantuar nga qeveria si një zonë e lirë ekonomike dhe teknologjike.

Një projekt strategjik që synon krijimin e deri 7 mijë vendeve pune por për të mbërritur në këtë zonë të konsideruar me potencial të lartë rajonal, kalon ende përmes disa kilometrave pa asfalt.

Me një kosto që tejkalon 100 milionë euro, projekti ka kaluar në pesë procese tenderimi, në të cilat përfshihet studimi i fizibilitetit, mbikqyrja e punimeve, ndërtimi i infrastrukturës dhe ndërtimi i ambienteve të brendshme. Tre prej tenderave janë shënuar me “flamuj të kuq”, sinjaliues që tregojnë mungesë konkurrence dhe rrezik në procedurat e prokurimit publik.

Ndërsa afati i përfundimit po afrohet, puna në terren vijon me ritme të ngadalta.

Makineritë e dy kompanive kontraktuese janë ende aktive në zonë, ndërsa “PEPA GROUP” njëra prej Operatorit të Bashkimit Ekonomik fitues të tenderit “Për ndërtimin e ambienteve të brendshme” ndodhet prej dy javësh nën sekuestron e SPAK.

Më pak se dy muaj na ndajnë nga fundi i Qershorit 2026, kur zona duhet të hapë dyert për investitorët strategjikë nga e gjithë bota, por “shteg.org” nuk mundi të mësojë se sa kompani kanë shprehur interesin për tu bërë pjesë e TEDA TIRANA.

“Në kuadër të partneriteteve janë zhvilluar takime të shumta me kompani ndërkombëtare të profileve dhe madhësive të ndryshme. Megjithatë, në përputhje me praktikat ndërkombëtare, fazat paraprake të negociatave shoqërohen me marrëveshje konfidencialiteti (NDA), çka nuk mundëson publikimin e subjekteve të përfshira në këtë fazë.” i tha “shteg.org” Bashkia Tiranë, si subjekti zhvillues i këtij projekti.

I vetmi operator ekonomik që zyrtarisht ka nënshkruar një marrëveshje me TEDA TIRANA është ajo izraelite “H.A.P.I Advanced Technologies LTD” më 28.02.2025, në prezencën e Kryeministrit Edi Rama, ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe ambasadores së Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Kompania izraelite, sipas të dhënave në Open Corporates, është themeluar nga shoqëria mëmë izraelite që në vitin 2022 me kapital fillestar prej 100 lekësh.

TEDA Tirana nuk është e vetmja zonë ekonomike në Shqipëri. Në të njëjtin model, gjatë viteve, janë shpallur dhjetëra zona të lira ekonomike, të ndërtuara mbi një kornizë ligjore që synon tërheqjen e investimeve përmes lehtësirave fiskale.

“Ambiciet e dështuara” të zonave ekonomike

Ishte viti 2016 kur Arben Ahmetaj, asokohe ministër i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes deklaroi hapjen e tenderit për një projekti strategjik 11 milionë dollarësh të quajtur TEDA Spitallë.

“Jemi shumë të bindur që nëpërmjet këtyre instrumenteve dhe nëpërmjet kësaj oferte, kemi mundësi që të realizojmë një nga zonat e lira ekonomike më të mira në Evropë”, u shpreh asokohe ish/ministri.

E shtrirë në një hapësirë prej 100 hektarë, afër portit te Durrësit, në rastin më të mirë priteshin plot 1.5 miliardë dollarë investime të huaja ndërsa numri i të punësuarve pas 9 vitesh pritej në 90 mijë vende pune. Por për 9 vite projekti kaloi një kalvar zvarritjesh derisa në vitin e 10, në Gusht të 2025, qeveria vendosi shfuqizimin përfundimtar të vendimit të shpalljes së saj si zonë ekonomike.

Sot, në Spitallë në vend të fabrikave, ndërtesave e bizneseve inovatore ka tokë të lënë djerrë.

Sipërfaqja e saj u ngushtua në 40.1 hektarë, ndërsa qeveria miratoi në të njëjtën hapësirë toke ndërtimin e projektit fotovoltaik “VoltItalia”.

Ndërsa në 2023 qeveria i kaloi pronat shtetërore fondacionit “Durrah City Academy” për ndërtimin e një kompleksi akademie futbolli, duke i vënë kyçin pa e hapur asnjëherë “TEDA Spitalla”.

“Me heqjen e pasurive të mësipërme kjo zonë nuk mund të zhvillohet sepse 2 pasuritë e ngelura janë të ndara nga njëra – tjetra dhe nuk kanë lidhje funksionale” evidenton KLSH.

Një tjetër zonë ekonomike që duket se po ecën drejt rrugëtimit procedurial të Spitallës është Kopliku. E shpallur zonë ekonomike që në vitin 2007, në 2016 kjo zonë shpallet si “TEDA Koplik”.

E konceptuar për aktivitete prodhuese industriale dhe agropërpunim, qeveria shqiptare hapi thirrjen për ofertat nga investitorët e interesuar. Periudha e funksionimit do të jetë 99 vjet dhe mund të jepet me qira me çmimin simbolik “1 euro”. Por pavarësisht ofertës joshëse, ajo zonë ende nuk është funksionale.

Ndryshe nga zonat e tjera të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në Shqipëri, rasti i TEDA Koplik nuk paraqet probleme të zbatimit në terren, pasi ky projekt mbetet ende në stadin fillestar të përzgjedhjes së zhvilluesit.

Ndërsa Raporti i KLSH-së evidendon se procedura për përzgjedhjen e zhvilluesit është ndryshuar disa herë gjatë viteve 2022-2023 si dhe një pjesë e saj është rifilluar nga e para, duke treguar vonesa dhe paqëndrueshmëri administrative.

Mosfunksionimin e saj e pranon edhe në një përgjigje zyrtare për “shteg.org” Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.

“TEDA Koplik nuk rezulton funksionale aktualisht” – shkroi Ministria e Ekonomisë në përgjigjen zyrtare.

TEDA Elbasan, është një tjetër rast kompleks, ku edhe pse sot ajo është funksionale, sërish Raporti i KLSH ka evidentuar se në këtë zonë nuk është marrë leja e ndërtimit për ambientet e reja që duhet ti shtoheshin zonës ekonomike.

Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit për zonat TEDA në territorin e Shqipërisë ka evidentuar vonesa në zbatim, mungesë monitorimi dhe mangësi në realizimin e plotë të investimeve.

Ndërkohë eksperti i ekonomisë Zef Preçi thekson se këto zona janë përdorur më së shumti si mekanizëm për krijimin e privilegjeve.

“Tanimë, pas 35 vitesh vitesh demokarci kjo është thjesht një rrugë për të krijuar privilegje për segmente të biznesit vendas dhe të huaj, kryesisht falë lobingjeve politike. Vendet Europiane kanë hequr dorë dhe kanë shkuar drejt uniformizimit të regjimeve fiskale. Pra lehtësirat doganore nuk janë më në rresht të parë për to, ndërkohë që në vendin tonë vijojnë të krijohen të tilla si investime strategjike.” – shpjegon ai.

Sipas Preçit, ky model ekonomik jo vetëm që ka dështuar dhe vendet fqinje e kanë tejkaluar prejkohësh, por sot po përdoret gjithnjë e më shumë si një mekanizëm për të favorizuar klientë të qeverisë.

“Kishin kuptim kur Shqipërinë nuk e njihte askush kur ekonomia nuk ishte eksploruar, kur vendi ishte në nevojë. Duhet pranuar, jo vetëm ka dështuar, por po përdoret gjithmonë e më shumë si mekanizëm favorizues për klientët e qeverisë, kryesisht vendas apo të huaj apo për prestanome që në thelb nuk sjellin as vende pune dhe as para shtesë në buxhetin e shtetit”.

Parqet Teknologjike si “paketë privilegjesh”

Pavarësisht këtij bilanci negativ të performancës, duket se heqja dorë nga modeli i zonave ekonomike nuk është në plan të qeverisë shqiptare. Përkundrazi, ai është zgjeruar në një formë të re.

Në vitin 2022 u miratua ligji “Për krijimin dhe Funksionimin e Parqeve Teknologjike dhe Shkencore”, duke ofruar sërish një paketë të gjerë lehtësish fiskale dhe privilegjesh për investitorët.

Projekti i parë, Durana Tech Park e vendosur në Xhafzotaj të Durrësit, u prezantua si një hap drejt ekonomisë së inovacionit dhe u vendos nën administrimin e Korporatës e Investimeve Shqiptare, me synimin për të tërhequr kompani dhe investime të huaja.

Hetimet zbuluan se në zonë nuk kishte asnjë ndërtim real për “Durana Tech Park”, ndërsa si rezidentë figuronin kompani të lidhura me emra si Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Andis Papa dhe Gëzim Hoxha, të përfshirë në vepra të rënda penale që lidhen me krimin e organizuar.

Aranita Brahaj, Drejtore e Open Data Albania tha për “shteg,org” se projekte të tilla janë përdorur për ti shërbyer kompanive të caktuara shqipatare që nuk kanë asnjë rekord në tregun vendas.

“Nëse në fillim kjo u prezantua si ide për të tërhequr nomadët dixhitalë që të vijnë të punojnë në Shqipëri, duke pasur lehtësira fiskale apo lehtësira në pagesa të detyrueshme tani po kuptojmë që nuk janë kompani të huaja ato që do përfitojnë por janë thjesht kompani shqiptare shpesh herë të krijuara thjesht me qëllimin për të përfituar dhe kompani që nuk kanë ndonjë kontribut real” tha ajo për “shteg.org”.

Studiuesi Zef Preçi e quan këtë projekt një gjetje e kamufluar për transaksionet korruptive nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

“Në thelb është një gjetje e kamufluar e mbulimit të transaksioneve që janë kryer nëpërmjet AKSHI-t dhe formave të tjera të evazionit korrupsionit nga zyrtarët e lartë, ajo është pjesë e hetimeve dhe në fund do kuptojmë ca ka ndodh dhe me Duranën.” – thotë studiuesi.

Sipas të dhënave hetimore, disa prej këtyre subjekteve figurojnë si përfitues kryesorë të tenderave të AKSHI-t, ku prokuroria dyshon për një skemë të mirëorganizuar nën drejtimin e ish-drejtoreshës së institucionit Mirlinda Karçanaj, që ka sjellë përfitime të konsiderueshme financiare nga abuzimet me fonde publike.

Dyshohet se këto lidhje nuk janë kufizuar vetëm te prokurimet publike, por janë shtrirë edhe në projektet e parqeve teknologjike, duke i kthyer ato në hapësira me lehtësi fiskale të përdorura për përfitime private.

Sipas Aranita Brahaj, ndryshimet ligjore për parqet teknologjike nuk përfaqësojnë një projekt që sjell vlerë të shtuar për ekonominë, por përkundrazi krijojnë një strukturë me shumë hije të dyshimta.

“Së pari nuk mundet që në këtë zonë të përfitojnë ato që përfitojnë nga fonde publike pra nga kontrata dhe prokurime publike. Kur krijohet një legjislacion i cili krijon një lloj diskriminimi pozitiv, nuk duhet të lejojë 2 lloj përfitimesh, pra nuk mund të jesh edhe kontaktor publik që merr tenderat por edhe i lehtësuar në taksa fiskale” shpjegoi ajo për “shteg.org”.

Në këtë kuadër, vërehet se sa herë që ky model vihet në diskutim, qeveria reagon me ndryshime të reja ligjore, duke e përshtatur kornizën rregullatore në mënyrë të menjëhershme.

Ndryshimet në ligjin për parqet teknologjike e zgjeruan më tej këtë model, duke futur koncepte të reja si “parku virtual” dhe infrastrukturat e “data center”-ave, si dhe duke rritur gamën e lehtësive fiskale për subjektet përfituese. Kjo qasje bën që përfitimet të mos lidhen më domosdoshmërisht me një hapësirë fizike apo investim konkret në terren, por edhe me forma virtuale të aktivitetit ekonomik.

Ekspertët shprehin dyshime mbi mënyrën se si ky model do të kontrollohet dhe monitorohet në praktikë, si dhe mbi përfituesit realë të tij.

“Elementi tjetër me rrisk është nuk kemi asnjë kontrroll të integritetit apo kapacitetit, nuk dimë nëse këto kompani vërtet sjellin përfitim apo thjesht janë përfitues, nuk e dimë nëse janë kompani të sigurta apo që vijnë nga vende me influenca të panjohura. Ky problem krijohet dhe më shumë kur shohim se ligji i ri ka krijuar dhe një definicion për datacenter, Data Center,” – thotë Brahaj.

Projekti i parë i këtij lloji përmendet “Albania Data Center”, i parashikuar të zhvillohet pjesërisht në zonën e TEDA Tirana nga një kompani izraelite. Megjithatë, sipas burimeve, TEDA Tirana nuk disponon dokumentacion mbi këtë kompani, ndërsa as institucioni administrues dhe as Bashkia e Tiranës nuk kanë mohuar ekzistencën e negociatave.

Shoqëria “TEDA Tiranë” sh.p.k. nuk disponon dokumentacion të brendshëm në lidhje me lejet, kontratat apo procedurat që kompania ADC ka ndjekur pranë institucioneve përgjegjëse për ndërtimin dhe ushtrimin e aktivitetit të saj ekonomik.” thuhet në përgjigjen zyrtare që TEDA Tirana dha për “shteg,org”.

Por ideja e krijimit të data center-ave është përmendur më herët edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, si një investim i së ardhmes.

“Zona e lirë ekonomike TEDA është kryesisht për punët e të ardhmes kryesisht për Data Center, pra për qendra të mëdha të informacionit për teknologjinë e informacionit, për inteligjencën artificiale, për të gjithë sektorin e IT-së.” deklaronte kryebashkiaku.

Por ekspertët mbeten skeptikë, pasi përtej lejimit të tyre, kuadri ligjor nuk parashikon ende mekanizma të qartë rregullatorë dhe mbikëqyrës.

“Data Center, është një sektor që ka nevojë për shumë rregullime të posaçme që së pari lidhet më sigurinë të klientëve. Këto qendra kanë nevojë për monitorim sektorial ekologjik tepër të lartë, mjedisor sidomos. Problemi është që ne nuk kemi një legjislacion që i detyron këto subjekte të jenë raportuese, të jenë të kontrrolluara ta bëjnë këtë jo në dëm të mjedisit pasi nuk është çudi që të vendosen edhe pranë zonave të banuara.” theksoi Aranita Brahaj.

Ndërkohë, eksperti Zef Preçi paralajmëron se zgjerimi i lehtësive fiskale në sektorë kritikë, pa standarde të qarta dhe përafrim me BE-në, mund të krijojë jo vetëm probleme të brendshme, por edhe detyrime ligjore ndërkombëtare dhe rrezik për arbitrazhe.

Në thelb, nga zonat e lira ekonomike te parqet teknologjike dhe projektet e reja të inovacionit, logjika mbetet e njëjtë: ofrimi i lehtësive fiskale në këmbim të zhvillimit të premtuar.

“Mund të jemi të parët në Ballkan, që shërbejmë si një nyje për qendrat e të dhënave të të gjithë Ballkanit, e më pas kthehet në një frymëzim edhe për të tjerët, për ta ndjekur këtë hap” – deklaronte Veliaj në një retorikë të ngjashme me atë të 10 viteve më parë të ish/ministrit Ahmetaj.

Por një dekadë më pas, pas një historie projektesh të papërfunduara dhe në mungesë të kontrollit të fortë, rreziku është që këto instrumente të mos prodhojnë zhvillim real ekonomik, por avantazhe selektive për një numër të kufizuar aktorësh.

Sipas Preçit, vetë krijimi i këtyre “xhepave” ekonomikë, pa një strategji të qartë kombëtare, shpesh përkthehet në gjetje të diskutueshme, në disa raste me natyrë korruptive dhe të përdorura për lobingje politike, që nuk kontribuojnë realisht në buxhetin e shtetit.

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

A është Trump më keq se Obama? Bomba iraniane

Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?

Prokuroria: Korrupsioni ka shënuar rënie, gjatë vitit 2025

Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të vdekshmërinë nga grimcat e pluhurit

“Cunami” i turistëve paralizon qytetet italiane

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE-së
Artikulli tjetër Greqia, gati ligjin për skuterat/ I ndalon për të miturit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Greqia, gati ligjin për skuterat/ I ndalon për të miturit
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 8 Maj, 2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE-së
Analize Koment Kryesore Politike Sociale 8 Maj, 2026
Avioni më i madh transportues në botë zbarkon në Kosovë
Aktuale Fokus Rajoni Sociale Te Tjera 8 Maj, 2026
Ministri i Mjedisit justifikon punimet në Zvërnec dhe akuzon aktivistët për “dashakeqësi”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 8 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.