KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hetimet për Veliajn, SPAK mbledh prova për tenderin në Fier
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Hetimet për Veliajn, SPAK mbledh prova për tenderin në Fier
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreSociale

Hetimet për Veliajn, SPAK mbledh prova për tenderin në Fier

Përditësimi i fundit: 21 Prill, 2025 2:03 pm
221 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Hetimet e SPAK për Erion Veliaj kanë çuar hetuesit e BKH-së në Bashkinë e Fierit për një tender të dyshuar abuziv.

Bëhet fjalë për tenderin e vitit 2021 që  titullohet “Konsulencë e jashtme për propozim ligjesh”, me vlerë 24 mijë euro, për të cilin Boldnews.al ka raportuar edhe më herët.

Bashkia e Fierit, nën drejtimin e socialistit Armando Subashi, ka sajuar tenderin në fjalë, fonde të cilat përfunduan përmes OJF-ve tek njerëzit e lidhur me Ajola Xoxën, bashkëshorte e Erion Veliajt.

Sipas bisedave të administruara nga SPAK-u, rezulton se bashkëpunëtoret e Xoxes, shtetaset Ines Dani dhe Adela Kondakçiu, diskutojnë ndër të tjera, edhe për pagesën prej 24 mijë eurosh të tenderit Bashkisë së Fierit.

Ky projekt i është dhënë “Personit Fizik-Ines Dani”, por ndërkohë, kjo e fundit rezulton se nuk ka patur asnjë dijeni që ka qenë fituese e këtij fondi.

Mediat raportojnë se prokurori i SPAK, Ols Dado në raportimin në GJKKO për procesin hetimor pas dy mujsh pas lëshimit të masave të sigurisë për dosjen e Veliajt, ka listuar edhe disa gjetje të marra nga hetimi për këtë rast.

Raportohet se një tjetër provë e re hetimore që është shtuar së fundmi në informacionin 2 mujor është edhe komunikimi që Veliaj ka pasur me disa persona nga telefoni i një prej efektivëve të Policisë së Burgjeve.

Prokuroria ka administruar të dhëna shtesë mbi telefonatën që Veliaj ka kryer për të cilën i është komunikuar edhe vepra penale e “futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”.

Këto prova të reja janë lexuar gjatë seancës së mbajtur të mërkurën në GJKKO, teksa avokatët e Veliajt kërkuan kohë dhe seanca u shty për më 23 Prill ku ata do të bëjnë kundërshtimet e tyre, si dhe do të kërkojnë lehtësimin e masës së sigurisë për kreun e Bashkisë së Tiranës.

Pas raportimit nga SPAK dhe mbrojtjes së avokatëve, GJKKO do të japë një vendim mbi rivlerësimin nëse ka vend për zbutje, zëvendësim apo revokim të masave të sigurisë ndaj personave nën hetim.

Aktualisht, në burg në lidhje me këtë dosje ndodhet vetëm kryebashkiaku Erion Veliaj, ndërsa biznemsnei Elman Abule u la në “Arrest shtëpie” nga Apeli. Ajola Xoxa dhe biznesmenët Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu, ndodhen nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Erion Veliaj u arrestua mesditën e 10 Shkurtit në Bashkinë e Tiranës, teksa pas një hetimi 1 vjeçar, SPAK i ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Pas vendimit të Apelit, Erion Veliajt iu shtua edhe akuza e futjes së sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit, pasi ishte në përgjim dhe zhvilloi telefonata me celularin e një prej efektivëve të Burgjeve, teksa ishte në fugon për t’u transferuar në burg.

Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre apo të afërmve të tyre dhe kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në blerje online, të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore.

Biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu në këmbim të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe lejeve të ndërtimit, i ofronin Erion Veliajt, shuma monetare nëpërmjet blerjeve fiktive, biletave avioni, sponsorizimeve, OJF-ve të Ajola Xoxës, si dhe pasurive të paluajtshme, si disa vila në Qerret.

Aktualisht, Erion Veliaj ndodhet në paraburgimin e burgut të Durrësit.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Turizmi i kroçierave rrit ekonominë globale

Qeveria shton përfitimet dhe lehtësitë fiskale për parqet teknologjike

Lojë “ngriva-shkriva” me tenderët në Bashkinë Himarë

“Gjethja” 20 kate te Uji Ftohtë – Beton në kodrat e gjelbra, qeveria i jep tjetër leje Redi Strugës & Co në Vlorë

SPAK sekuestron 40 milionë euro nga Karçanaj, Agasi dhe Beqiraj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 1/3 e automjeteve janë të regjistruara në Tiranë
Artikulli tjetër Dosja “Çyrbja”, një grua e verbër “tjetërso 13 500 metra tokë në Shkallnur

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Komiteti i Helsinkit kundër mbajtjes në kafaz të Ilir Beqajt dhe Ilir Metës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Prill, 2026
Goditen disa grupe droge në Tiranë, policia vë në pranga 15 prej anëtarëve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Prill, 2026
Kurti paralajmëron zgjedhje të “njëpasnjëshme” nëse s’arrihet marrëveshja për president
Analize Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 22 Prill, 2026
Telashe për ONE, aksionet e 4iG në pikiatë
Aktuale Analize Ekonomi HI-Tech Kryesore Sociale 22 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.