KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hordhitë e plaçkitësve i lëshohen Pasqyrave në Sarandë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Hordhitë e plaçkitësve i lëshohen Pasqyrave në Sarandë
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Hordhitë e plaçkitësve i lëshohen Pasqyrave në Sarandë

Përditësimi i fundit: 8 Qershor, 2026 11:53 am
200 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Huqi del me shpirtin. Teksa Shqipëria është derdhur në rrugë e revoltuar për grabitjen e bregdetit dhe keqqeverisjen e vendit, qeveria është duke vënë në jetë një tjetër plan, i cili kërcënon shpërnguljen e një fshati të tërë në Sarandë për të rrëmbyer pronën.

Bëhet fjalë për fshatin Manastir, i cili gjendet pranë plazhit të shumë lakmuar të Pasqyrave. Banorët e fshatit kanë marrë informacione nga bashkia se në pronat e tyre ka një plan zhvillimi për një projekt të madh turistik, raporton Saranda Web. Kjo i ka alarmuar duke i nxjerrë në protestë.

“Shkuam në bashki dhe i thamë na jepni dokumentat e tokave. Ai tha po, keni shumë të drejtë, por mua më ka ardhur një letër nga Tirana që juve u kanë bërë me të kuqe. I thamë ne si ka mundësi, të bëhet me të kuqe tërë fshati? Nuk e di si është muhabeti, na tha ai. Kërkojeni,” u shpreh i revoltuar një banor.

Prej muajsh, banorët e Manastirit, pranë Plazhit të Pasqyrave në Sarandë, janë duke jetuar nën ankth dhe pasiguri. Familje të tëra, që kanë ndërtuar jetën e tyre në këtë zonë prej më shumë se tre dekadash, tashmë janë futur në rreth të kuq.

Ata thonë se nuk kanë asnjë njoftim zyrtar nga shteti, por në mënyrë informale janë njoftuar se shtëpitë e tyre do të shemben për t’i hapur vendin ndërtimit të një fshati turistik.

“Ne nuk jemi kundër zhvillimit. Nëse shteti ka një projekt për këtë zonë, jemi të gatshëm të përshtatim edhe shtëpitë tona sipas standardeve dhe projektit të propozuar. Por nuk do të pranojmë kurrë që të dëbohemi nga shtëpitë tona për t’u zëvendësuar nga interesa private apo nga njerëz se janë më të fortë se ne”, shprehen banorët.

Epidemia e betonit në Manastir

Epidemia e betonit në zonën e Manastirit nisi me projektin e famshëm “Manastiri Resort” të kompanisë Alb Star. I nisur fillimisht në përmasa më të vogla, rrugës qeveria e ndryshoi lejen e projektit duke dyfishuar sipërfaqen e ndërtimit.

Tashmë resorti i Manastirit ka shkatërruar të gjithë kodrën mbi plazhin e kristaltë të Manastirit duke krijuar një masakër jo vetëm mjedisore, por edhe babëzi kriminale, ku një plazhi të vogël i janë ngarkuar mijëra vila dhe apartamente mbi shpinë.

Por më në jug të Plazhit të Manastirit gjendet një tjetër plazh i kristaltë dhe i shumë lakmuar. Bëhet fjalë për Pasqyrat e famshme, të cilat gjenden poshtë fshatit Manastir. Në fillim të vitit të kaluar, në mbledhjet e Këshillit Kombëtar të Territorit nxorri kokën një projekt i quajtur “Ksamil Seaside Resort & Residential – The Mirrors, Faza I”.

Resorti është parashikuar të zhvillohet në një sipërfaqe prej 14 hektarësh dhe kompania pas tij është Premium Finance e Bledar Sinanit, një biznesmen i pasuruar nga lojrat e fatit, që ndryshe njihet si Dari i Apexit.

Nuk është ende e qartë, nëse projekti që po kërcënon të rrëmbejë pronat e të gjithë fshatarëve të Manastirit duke u shembur edhe shtëpitë, është ky i Premium Finance, apo është një tjetër projekt?

“Do t’i mbrojmë shtëpitë tona me çdo kusht. Këtu kemi rritur fëmijët tanë, këtu kemi derdhur djersën dhe kursimet e një jete. Nëse duhet, do t’i mbrojmë shtëpitë tona edhe me jetën tonë”, deklarojnë banorët me vendosmëri.

Rasti i fshatit Manastir tregon se plaçkitja nuk ndalet. As atëherë kur populli është derdhur rrugëve në protesta. Dhe siç e përshkroi një kolegu Andi Bushati shkaku i këtyre protestave nuk është asgjë tjetër, vetëm se një luftë mes atyre që vjedhin dhe atyre që vidhen.

 

Marrë nga Saranda Wevb

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Salillari merr koncesionin 1 miliardë euro të Milot-Balldren
Artikulli tjetër Si të luftojmë kundër socializmit të Gjeneratës Z?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.