KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Inovacioni, bizneset dhe universitetet shqiptare me investimet më minimale në Europë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Inovacioni, bizneset dhe universitetet shqiptare me investimet më minimale në Europë
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSociale

Inovacioni, bizneset dhe universitetet shqiptare me investimet më minimale në Europë

Përditësimi i fundit: 9 Dhjetor, 2025 10:19 am
105 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria mbetet një nga vendet me përqindjen më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim (R&D) në raport me PBB-në, si në nivel të përgjithshëm, ashtu edhe në të gjitha nën-sektorët kryesorë që zakonisht mbështesin inovacionin, të tilla si bizneset, qeveria dhe arsimi i lartë.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, në vitin 2024, totali i shpenzimeve për R&D në Shqipëri arrin vetëm 0.2% të PBB-së, një nivel tejet modest në krahasim me mesataren e BE-së, që është 2.24%, dhe atë të zonës euro, që shkon në 2.28%. Diferenca është gati 15 herë në favor të BE-së, çka tregon boshllëkun e thellë teknologjik dhe të inovacionit midis Shqipërisë dhe ekonomive europiane.

Sektori i biznesit, i cili zakonisht është motori kryesor i inovacionit në vendet e zhvilluara, pothuajse nuk ekziston në Shqipëri. Investimet e tij arrijnë vetëm 0.02% të PBB-së, krahasuar me 1.49% në BE, ndërsa vende të avancuara si Suedia dhe Belgjika shkojnë respektivisht në 2.61% dhe 2.43%. Edhe vende të tjera të Ballkanit kanë një angazhim shumë më të madh të sektorit privat.

P.sh., në Turqi investimet e biznesit në kërkim dhe zhvillim arrijnë në 0.91%, në Greqi në 0.85%, ndërsa në Itali në 0.79%. Në Shqipëri, kompanitë pothuajse nuk investojnë në teknologji të reja, kërkim shkencor apo zhvillim produktesh, duke kufizuar ndjeshëm aftësinë konkurruese të ekonomisë.

Sektori publik gjithashtu paraqet dobësi të theksuara. Qeveria shqiptare shpenzon vetëm 0.07% të PBB-së për kërkim-zhvillim, shumë më pak se mesatarja europiane prej 0.24%. Edhe vendet e rajonit, si Serbia, Kroacia, Bullgaria apo Rumania, kanë investime dukshëm më të larta. Kjo përforcon idenë se R&D nuk është ende një prioritet strategjik i politikave shtetërore, pavarësisht nevojës për diversifikim ekonomik, rritje të produktivitetit dhe orientim drejt sektorëve me vlerë të shtuar më të lartë.

Edhe arsimi i lartë, një tjetër shtyllë kyçe e inovacionit, rezulton të jetë i nën-financuar. Universitetet dhe institucionet kërkimore shpenzojnë 0.06% të PBB-së, kundrejt 0.48% në BE dhe mbi 0.7% në vende si Suedia, Finlanda apo Austria.

Madje edhe vende me të ardhura të ngjashme ose pak më të larta, si Kroacia (0.36%), Estonia (0.62%), Çekia (0.35%) apo Hungaria (0.48%), investojnë shumë më tepër. Shqipëria ka ende kufizime të mëdha në prodhimin shkencor, kapacitetet kërkimore dhe në tërheqjen e fondeve ndërkombëtare.

Në global, vendet më inovative, janë Koreja e Jugut me 4.01% të PBB-së në kërkim dhe zhvillim, SHBA me 3.44%, Japonia me 3.48% dhe Zvicra me 3.22%.

Diferenca është aq e madhe saqë vendi rrezikon të ngelet i shkëputur nga trendet teknologjike, transformimet digjitale dhe zinxhirët globalë të vlerës dhe, për rrjedhojë, produktiviteti i punës dhe të ardhurat nga puna të mbeten në vendnumëro.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kretë/ Përplasjet e fermerëve grek me policinë nxisin reagim të fortë nga qeveria
Artikulli tjetër Dhuna në familje, 2.881 gra kanë bërë denoncime në polici

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.