KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ja sa paguhen krerët e drejtësisë së re
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ja sa paguhen krerët e drejtësisë së re
AnalizeFinanceFokusKryesoreSociale

Ja sa paguhen krerët e drejtësisë së re

Përditësimi i fundit: 25 Mars, 2025 11:20 am
302 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Krerët e drejtësisë së re rezultojnë njerëzit më të paguar në piramidën e shtetit shqiptar, duke lënë pas Presidentin e Republikës, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe kryeministrin. Pagat e larta për drejtuesit e institucioneve të drejtësisë dhe magjistratët që kalonin Vetingun, u parashikuan me qëllim për të garantuar pavarësinë, por edhe integritetin e tyre, duke i bërë më imun ndaj ndikimeve të jashtme.

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i cili prej dy vitesh ka qenë në qendër të sulmeve të politikës, rezulton më i paguari, konkretisht deklaron rreth 93 mijë euro pagë vjetore.

Më pas vjen kreu i GJKKO, Erjon Bani, me rreth 88 mijë euro pagë në vit, deklaruar pranë ILDKPKI.

Zëvëndëskryetarja e Apelit të GJKKO, Saida Dollani deklaron rreth 59 mijë euro pagë në vit ose rreth 5 mijë euro pagë mujore.

Kreu i KPA, shkallës së dytë dhe të fundit të Vetingut, Sokol Çomo, paguhet me 56 mijë euro në vit.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj deklaron rreth 43 mijë euro pagë gjatë një viti.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushaj deklaron rreth 43 mijë euro pagë vjetore.

Ndërkaq, kreu i ILD, Artur Metani, rezulton se paguhet me rreth 33 mijë euro në vit.

Ish kryetarja e KLGJ Naureda Llagami është paguar me rreth 46 mijë euro në vit. Në një vlerë të tillë është edhe paga e kryetarit aktual të KLGJ, Ilir Rusi.

Ish kreu i KLP, Alfred Balla, i shkarkuar nga Vetingu, ka deklaruar në ILDKPKI rreth 35 mijë euro pagë për vitin 2023, që do të thotë se edhe paga e kryetares aktuale të KLP, Mirela Bogdani është rreth 3 mijë euro në muaj.

Ndërkaq, prokurorët e SPAK paguhen me rreth 56 mijë euro në vit. Paga e agjentëve të BKH është sa 70 % e pagës së prokurorëve të SPAK. Krahas pagave të larta, njerëzit e drejtësisë së re gëzojnë edhe privilegje të tjera që nga strehimi tek mbrojtja, kompensimet etj., duke tejkaluar edhe deputetët.

 

Marrë nga Prapaskena.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “16 vite për 43 km”, shtyhet sërish afati për rrugën Qukës-Qafë Plloçë
Artikulli tjetër A po ndjen Rama fluskë në ndërtim?!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.