KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Jo! Jo! Nuk u forcua leku! Është euro që “u bë copash”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Jo! Jo! Nuk u forcua leku! Është euro që “u bë copash”
FinanceFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Jo! Jo! Nuk u forcua leku! Është euro që “u bë copash”

Përditësimi i fundit: 20 Korrik, 2026 12:20 pm
115 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një deputete socialiste u bë meme këto ditë pasi iu përgjigj argumentit të një gazetari që tha, në mënyrë hiperbolike se “euro është bërë copash” me kundërargumentin, “jo, është forcuar leku”! Çështja nuk u bë më serioze nga ndërhyrja protestuese e Edi Ramës, i cili mbart njëkohësisht edhe postin e Kryetarit të Këshillit Shkencor, sepse kursi i këmbimit nuk është një çështje “Pula-vezën apo Veza-pulën!”

Lutfi Dervishi përdori një hiperbolë kur i tha deputetes socialiste Briseida Çakërri se “euroja është bërë copash” ndërsa Çakërri, nga pozicioni i ekonomistes, u përpoq të çmontonte hiperbolën duke iu kundërpërgjigjur: “jo, është forcuar leku!” Situata nuk u bë më serioze nga ndërhyrja e Edi Ramës, kryeministër, gjithashtu edhe Kryetar i Këshillit Shkencor (po, po, ne kemi një gjë të tillë me këtë emër dhe me kryetar Edi Ramën). Rama e pati shumë të nevojshme të vinte në dukje se Dervishi “nuk është ekonomist”, a thua se ka nevojë të jetë për të dalluar çfarë po ndodh.

“Euroja copash” është në fakt një hiperbolë. Hiperbola si e tillë nuk ka nevojë të jetë e vërtetë në kuptimin literal të fjalës, sepse përndryshe nuk do të ishte hiperbolë. E megjithatë, duket se edhe nga pikëpamja e ekonomisë, hiperbola është e saktë, ndërsa deklarata Çakërri-Rama duket se nuk qëndron dhe është e pasaktë.

Sepse,

Leku është monedha kombëtare e Shqipërisë, e cila prodhohet nga Banka e Shqipërisë. Sasia e lekut në qarkullim, dhe rrjedhimisht çmimi i monedhës përcaktohet nga Banka e Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë është “fabrika” e parasë e cila, ndryshe nga fabrikat e zakonshme nuk ka për qëllim që të prodhojë sa më shumë lekë. Ajo prodhon aq lekë sa ekonomia ka nevojë. Në rast se BSH luan nga fiqiri dhe prodhon më pak lekë nga sa ka nevojë, vendi kalon në deflacion dhe shkon për lesh. Dhe nëse prodhon më shumë nga sa ka nevojë, vendi kalon në inflacion të lartë dhe shkon gjithashtu për lesh. Rrjedhimisht, prodhimi i parasë mundëson që vlera e saj të mos “forcohet”, siç supozon kryetari i këshillit shkencor dhe Çakërri, por as të mos “dobësohet”.

Leku, si çdo gjë në këtë botë, i nënshtrohet kërkesës dhe ofertës dhe duke qenë se oferta për lekë caktohet nga BSH, dhe BSH e cakton në bazë të kërkesës, me qëllimin themelor “stabilitetin e çmimeve”.

Ndryshe ndodh me euron!

Euro nuk prodhohet nga Banka e Shqipërisë.

Prania e euros në Shqipëri nuk varet nga Banka e Shqipërisë.

Prania e shtuar e euros në Shqipëri, është ajo që ka sjellë rënien e vlerës së saj. Nëse kjo prani e shtuar është nga burime të ligjshme, siç pretendon Rama, apo është nga paratë e drogës, siç duket sheshazi, efekti është i njëjtë. Ka rënë vlera e euros, nuk është rritur vlera e lekut.

Kursi i këmbimit nuk është një ekuacion, siç është “pula-vezën apo veza-pulën” një e vërtetë nga të dyja drejtimet. Te kursi i këmbimit kërkesa dhe oferta përcaktohen nga sasia e mallit përkatës, kështu që, për sa kohë leku nuk është pakësuar, por euro është shtuar, atëherë hiperbola e “euros të bërë copash” ngjan e saktë jo vetëm nga pikëpamja letrare, por edhe nga pikëpamja ekonomike.

 

Marrë nga Diaryoftirana.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çdo 3, në 4 lekë hua nga bankat, jepet në kryeqytet
Artikulli tjetër Të njëqindmijët! Cilët janë njerëzit që po protestojnë?!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.