KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros

Përditësimi i fundit: 27 Gusht, 2025 11:27 am
231 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, vendosi lejimin e kandidimit të Naureda Llagamit për vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, në përfundim të mandatit të gjyqtares dhe njëkohësisht kryetare, Holta Zaçaj.

Vendimi i KED-it, i miratuar në 17 qershor 2025, dëshmon se ky institucion nuk i ka kryer një verifikim të mirëfilltë kriterit të pasurisë së kandidates Llagami.

Si ish-kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Naureda Llagami, ka qenë subjekt i deklarimit periodik të deklarimit dhe kontrollit të pasurisë.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) thotë se ka mbyllur kontrollin e fundit mbi pasurinë e Llagamit në 17 shkurt 2025, duke konstatuar se nuk kishte probleme.

“…Në përfundim, duke qenë se deklarata e dorëzuar në datë 12.02.2025 është brenda afatit 180 ditë nga kontrolli i ushtruar nga ILDKPKI, i cili nuk ka rezultuar në disfavor të kandidatit, mbetet aktual kontrolli i plotë ushtruar për Deklaratën e Pasurisë dhe Interesave Privatë të kandidatit Naureda Llagami, dorëzuar në datë 09.12.2024, konkluzionet e të cilit janë dërguar pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me aktin nr.226/23, datë 17.02.2025”, argumenton KED-i faktin që nuk ka kryer verifikimin e pasurisë për kandidaten Llagami.

Gjithashtu, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, nën drejtimin e Sadushit, nuk ka konstatuar problematika edhe në përmbushjen e kritereve të tjera ligjore të Naureda Llagamit, përfshirë edhe “përvojën profesionale për më së paku 15 vite”.

Megjithatë, tek ky kriter, “Boldnews.al” konstatoi një lloj anomalie. Është një detaj, i cili nuk cënon përmbushjen e kriterit të aftësive profesionale të kandidates Llagami. Por, në një kuadër disi më të gjerë dhe në një këndvështrim “politik”, e përbën atë domethënës.

Llagami “fsheh” Sorosin

Në “Biografinë Profesionale-CV”, të publikuar më herët, gjatë kohës që drejtonte Këshillin e Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami deklaronte ndër të tjera se, gjatë periudhën maj-tetor 2012, kishte punuar si “Eksperte për monitorimin e rekomandimit te opinionit të BE lidhur me të drejtat e njeriut dhe gjyqësorin”, pranë Fondacionit “Shoqëria e Hapur” për Shqipërinë, Soros”.

Angazhimi profesional pranë Soros-it, natyrisht, nuk përbënte ndonjë shkelje. Për më tepër, në kohën kur Llagami kandidoi dhe u emërua në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në vitin 2019, fondacioni “Soros” ishte i mirëpritur fuqimisht, si nga qeveria shqiptare, po ashtu edhe nga administrata amerikane e kohës, e cila, nëpërmjet USAID-it, dha mbështetje kryesore për institucionet e reja të gjyqësorit, në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Por, në vitin 2024, kur Llagami përfundoi mandatin si kryetare dhe anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe aplikoi për vakancën në Gjykatën Kushtetuese, “erërat” kishin ndryshuar për Fondacionin “Soros” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Administrata e presidentit të djathtë, Donald Trump, nisi goditjen ndaj fijeve financiare të fondacionit të Xhorxh Sorosit që lidheshin me pushtetin në Uashington e më tej në të gjithë botën, nëpërmjet USAID-it.

Shumë organizata jo-qeveritare në botë, të lidhura ngushtësisht me Soros-in, përfshirë edhe ato në Shqipëri, e ndjenë menjëherë mungesën e fondeve amerikane, pasi Trump vendosi të shpërbënte USAID-in.

Pra, fryma e përgjithshme për Sorosin kishte ndryshuar tërësisht, nga koha kur Llagami u emërua në Këshillin e Lartë Gjyqësor (viti 2019), deri në momentin që ajo vendosi të aplikojë për në Gjykatën Kushtetuese (viti 2025).

Në dokumentat që ka dorëzuar, në kuadër të thirrjes së Gjykatës së Lartë për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese, zonja Llagami ka “harruar” të vendosë në biografinë e saj profesionale (CV), faktin që ka punuar drejpërdrejtë si eksperte e fondacionit Soros.

Në dokumentat e konsultuar nga “Boldnews.al”, rezulton se Naureda Llagami nuk e ka përmendur fare përfshirjen si eksperte në projektin e fondacionit “Shoqëria e Hapur” për Shqipërinë, në vitin 2012.

Kjo “harresë” është reflektuar edhe në vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili vendosi kualifikimin e saj si kandidate për në Gjykatën Kushtetuese, me vendimin e qershorit 2025.

Në vendimin prej 27 faqesh të KED-it përmenden detaje të ndryshme nga aktiviteti i kandidates Llagami, në funksion të verifikimit të përmbushjes së kriterit për angazhimit profesional. Por, askund nuk gjendet i përmendur fakti që zonja Llagami ka qenë ekspertë në projektin e Soros-it.

Në rastin më normal, “harresa” e këtij detaji, duhet theksuar, se ishte i padëmshëm për përmbushjen e kritereve për kandidimin në Gjykatën Kushtetuese. Por, nëse kjo “harresë” është e qëllimshme, pra për të fshehur bashkëpunimin me fondacionin “Soros” në erën e administratës Trump, kjo do të përbënte një tentativë foshnjarake.

Naureda Llagami deklaron se ka punuar për gati 10 vjet, nga viti 2001 e deri në 2010 si këshilltare/avokate pranë “Shërbimit ligjor Falas Tiranë”, një organizatë jo-qeveritare e mbështetur dhe financuar nga Fondacioni “Soros”.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Stomatologjia dhe farmacia, dy degët më të kërkuara këtë vit
Artikulli tjetër Lejet mbi 6 kate në Tiranë, rënie pas arrestimit të Veliajt

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.