KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kompania e pasaportave fitoi 17 milion euro, gjatë vitit 2025
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kompania e pasaportave fitoi 17 milion euro, gjatë vitit 2025
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Kompania e pasaportave fitoi 17 milion euro, gjatë vitit 2025

Përditësimi i fundit: 16 Shtator, 2025 6:40 pm
275 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria fitoi rreth 17 milionë euro vitin e kaluar nga shitja e dokumenteve të identifikimit tek qytetarët shqiptarë. Të dhënat nga bilanci i kompanisë publike Identitek, tregojnë se prodhimi dhe shitja e pasaportave mbeten një nga bizneset më fitimprurëse në vend me norma fitimi të ngjashme me fajdet ose trafikun e kokainës.

Sipas bilancit, gjatë vitit të kaluar kompania Identitek arkëtoi në total 3.68 miliardë lekë ose rreth 38 milionë euro nga shitja e dokumenteve të identifikimit, ndërkohë që fitimi para taksave rezultoi 17 milionë euro (1 euro=97 lekë). Kjo nënkupton një normë fitimi rreth 45 për qind mbi xhiron.

Norma fitimi fajdexhinjsh për Identitek

Prodhimi dhe shpërndarja e dokumenteve të identifikimi ka qenë një nga koncesionet më fitimprurëse në Shqipëri. Kompania Aleat u kontraktua nga qeveria shqiptare për koncesionin ekskluziv në vitin 2008, fillimisht për një periudhë 5 vjeçare. Marrëveshja e koncesionit u shoqërua me rritje të ndjeshme të çmimeve të pasaportave dhe kartave të identitetit për qytetarët.

Në atë kohë, qeveria e justifikoi koncesionin si një masë të domosdoshme për të plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave dhe rritjen e sigurisë kombëtare. Por në vitin 2013, qeveria e zgjati koncesionin edhe me 10 vjet të tjera pa garë, njësoj si koncesionet e Aeroportit të Rinasit dhe minierës së kromit në Bulqizë.

Për 15 vjet me radhë, Aleat ka qenë një nga ndërmarrjet më fitimprurëse në Shqipëri, duke regjistruar norma fitimi që kanë variuar nga 25 deri në 50 për qind të xhiros.

Të dhënat historike tregojnë se për të gjithë periudhën 15 vjeçare Aleat arkëtoi 52.5 miliardë lekë ose 540 milionë euro nga shitja e pasaportave dhe kartave të identitetit, si dhe regjistroi një fitim neto prej mbi 150 milionë eurosh.

Monopoli i artë i qeverisë

Koncesioni 15 vjeçar i dokumentave të identifikimit përfundoi në fund tëdhe qeveria e shtetëzoi shërbimin duke krijuar për këtë qëllim kompaninë shtetërore Identitek.

“Politikisht kemi vullnetin për të riparë çmimin në mënyrë që ta ulim atë”, theksoi ish minstri i Brendshëm Blendi Çuçi kur njoftoi shtetëzimin e shërbimit. Por pak muaj më pas qeveria ndryshoi qëndrim 180 gradë dhe nuk i uli tarifat duke lënë ato që kishte kompania koncesionare. Tashmë fitimet marramendëse të këtij shërbimi po i shkojnë qeverisë.

Tarifat e dokumenteve të identifikimit

Mbajtja e pandryshuar e çmimeve është qartazi një vendim i padrejtë, për shkak se dhënia me koncesion e këtij shërbimi për 15 vitet e shkuara u justifikua me faktin se privati do të kryejë investimet dhe do të lërë gati infrastrukturën pa kosto për qeverinë. Por pavarësisht kësaj, qeveria nuk i uli çmimet.

Shqipëria është një nga vendet me çmimet më të larta të dokumenteve të identifikimit. Përveç kostove padrejtësisht të larta që u ngarkohen qytetarëve, kjo çështje ka dhe implikime politike, ku në zgjedhje shumë qytetarë nuk lejohen të votojnë për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë çmimet e kripura të dokumenteve të identifikimit. Rasti më i fundit ishte ai i zgjedhjeve lokale në Himarë, ku mijëra qytetarë nuk u lejuan të votonin pasi u kishin skaduar dokumentet e identifikimit.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Erdogan shpërthen në akuza ndaj Netanjahut
Artikulli tjetër Si Gjenerata Z mori në dorë Nepalin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.