KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kontributi i faktorit punë, në rritjen potenciale ekonomike, ka rënë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kontributi i faktorit punë, në rritjen potenciale ekonomike, ka rënë
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Kontributi i faktorit punë, në rritjen potenciale ekonomike, ka rënë

Përditësimi i fundit: 9 Prill, 2026 9:58 am
168 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Rritja potenciale e ekonomisë shqiptare sot mbështetet më shumë te kapitali dhe më pak te puna. Analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kontributi i faktorit punë ka ardhur në rënie, sidomos pas vitit 2020, duke reflektuar, mes të tjerash, reduktimin e popullsisë totale dhe të asaj në moshë pune.

Nga ana tjetër, ky reduktim është kompensuar kryesisht nga rritja e kontributit të kapitalit dhe pjesërisht nga rritja e kontributit të produktivitetit, duke sugjeruar si një ritëm më të shpejtë të grumbullimit të kapitalit, ashtu edhe një adoptim më të shpejtë të teknologjive të reja dhe një rishpërndarje të burimeve nga bujqësia në shërbime dhe industri.

Për periudhën 2016-2019, Banka e Shqipërisë vlerësonte se ekonomia shqiptare kishte një nivel të rritjes potenciale prej 3.3%. Kontributi i faktorit punë në rritjen potenciale vlerësohej në masën 2 pikë përqindje, kontributi i kapitalit në masën 0.9 pikë përqindje dhe kontributi i faktorit produktivitet në masën 0.4%.

Ndërkohë, në periudhën 2023 – 6-mujori 2025, kontributi i faktorit punë ka rënë në 0.4 pikë përqindje, ai kapitalit është rritur në 1.5 pikë përqindje, ndërsa kontributi i produktivitetit është rritur lehtë në 0.6 pikë përqindje.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia e kontributit të punësimit, e lidhur me tendencat e pafavorshme demografike dhe procesin e emigrimit, përbën një zhvillim që kërkon vëmendje, për sa kohë ai ndikon negativisht në ritmin e rritjes potenciale.

Në këtë kontekst, hartimi dhe zbatimi i reformave strukturore, të cilat targetojnë dy faktorët e tjerë, mbetet thelbësor. Banka e Shqipërisë sugjeron që, së pari, këto reforma duhet të synojnë të zgjerojnë kapacitetin akumulues të kapitalit, nëpërmjet përmirësimit të mëtejshëm të klimës së biznesit dhe rritjes së atraktivitetit të vendit për investime të huaja direkte, sidomos në sektorë prodhues. Së dyti, ato duhet të synojnë të rrisin produktivitetin e ekonomisë, nëpërmjet investimeve të mëtejshme në arsim, teknologji dhe inovacion.

Në këndvështrimin e Bankës Qendrore, rritja e kontributit të këtyre dy faktorëve është thelbësore për një konvergjencë sa më të shpejtë e të qëndrueshme me Bashkimin Europian.

Një analizë e Bankës së Shqipërisë ka arritur në konkluzionin se rritja potenciale e ekonomisë shqiptare për periudhën 2023 – 6-mujori 2025 është rreth 3.5%. Ndërkohë, rritja faktike e ekonomisë për të njëjtën periudhë ka qenë mesatarisht 3.8%.

Këto shifra tregojnë se ekonomia shqiptare i ka arritur, madje lehtësisht tejkaluar normat e rritjes potenciale, ndërsa një përafrim më i shpejtë me standardet e BE-së do të kërkonte reforma të cilat do të ndihmonin në zgjerimin e potencialeve të rritjes ekonomike.

Norma e rritjes potenciale të ekonomisë është një nga treguesit më të rëndësishëm makroekonomikë, pasi përcakton ritmin e rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit dhe dikton hapësirat e disponuara për rritjen e mirëqenies shoqërore.

Në aspektin teorik, norma e rritjes potenciale nënkupton normën maksimale të rritjes së prodhimit që një ekonomi mund të arrijë në mënyrë të qëndrueshme, pa krijuar presione të shtuara inflacioniste. Si e tillë, ajo përbën një ekuilibër afatgjatë të rritjes së PBB-së, ku faktorët e prodhimit (puna, kapitali dhe produktiviteti i përgjithshëm) përdoren me eficiencë të plotë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ministri iranian: Ngushtica e Hormuzit do të rihapet, kur SHBA-të të ndalojnë ‘agresionin’
Artikulli tjetër Shkarkimet e paligjshme/ Nëpunësit presin deri në vdekje zbatimin e vendimeve gjyqësore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.