KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kriza e arsimit rural/ Shkolla pa fëmijë dhe klasa kolektive
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kriza e arsimit rural/ Shkolla pa fëmijë dhe klasa kolektive
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Kriza e arsimit rural/ Shkolla pa fëmijë dhe klasa kolektive

Përditësimi i fundit: 22 Nëntor, 2025 6:11 pm
165 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Shkolla 9-vjeçare “Mark Pal Kola” në Vig qëndron e hapur, por e heshtur. Prej tre vitesh nuk dëgjohet më as gumëzhima e fëmijëve, as zërat e mësuesve dhe as zilja e orës. Bankat mbeten të mbushura me libra e fletore të lëna pas, regjistrat e klasave qëndrojnë ende mbi tavolinë – sikur mësimi të ketë mbaruar vetëm dje.

Por ndërtesa është e braktisur prej kohësh, ndërsa ata pak nxënës të zonës detyrohen të udhëtojnë 15 kilometra çdo ditë drejt shkollave në Vau të Dejës. Në dërrasën e zezë, një thirrje e lënë nga një ish-nxënës përpiqet t’i japë zë një boshllëku që rritet vit pas viti: “Mbroni shkollën tuaj sa nuk është vonë.”

Vigu nuk përbën përjashtim. Vetëm në dy vitet e fundit, 149 shkolla rurale në gjithë vendin kanë mbyllur dyert për mungesë nxënësish, si pasojë e emigracionit, plakjes së popullsisë dhe mungesës së investimeve afatgjata në arsim. Ekspertët paralajmërojnë se nuk bëhet më fjalë për statistika sporadike, por për një krizë të thellë strukturore.

“Problemi më i madh sot është vetë mënyra si është ndërtuar sistemi arsimor,” tha Irsa Ruçi, eksperte e arsimit parauniversitar, ndërsa shton se prej dekadash nuk është ndërhyrë në thelbin e tij.

“Problematikat që shohim janë fasada; duhet ndryshuar sistemi në rrënjë”, theksoi ajo.

Në juglindje, historia përsëritet. Shkolla 9-vjeçare e Polenës këtë vit nuk i hapi dyert për nxënësit e saj. Ndryshe nga Vigu, Polena është një fshat i gjallë pranë Korçës, i njohur për festat që mbledhin mijëra vizitorë çdo verë. Por banorët që kanë mbetur gjatë vitit janë kryesisht të moshuar dhe fëmijët janë aq pak, sa nuk mjaftuan për ta mbajtur shkollën hapur.

Oborri i shkollës është pushtuar nga pulat dhe nga grumbuj materialesh ndërtimi, që sipas banorëve do të përdoren për një projekt të ri. Godina mund të shndërrohet në hotel, thonë ata nën zë, pa dashur të shfaqen në kamera. Në vend të zërave të fëmijëve që dikur mbushnin korridoret, brenda janë ngritur dy struktura për përgatitjen e zaireve të dimrit – petka, rosnicka, trahana, oshafka, reçel e të tjera, një traditë e hershme e amvisave të fshatit, që tani ka gjetur strehë në ish-godinën e dijes.

Në Kolanec të Maliqit, shkolla u mbyll gjithashtu këtë vit, dhe pesë fëmijët e fshatit udhëtojnë çdo ditë me makinë drejt qytetit. Të njëjtin fat kanë pasur edhe shkollat e Tërovës, Pendavinjit dhe Fshat-Maliqit.

Por mbyllja e shkollave është vetëm njëra anë e problemit. Rritja e ndjeshme e numrit të nxënësve në klasa kolektive po e rëndon edhe më shumë situatën.

“Kishim rreth 22 mijë nxënës në klasa kolektive, tani jemi në 30 mijë,” thotë pedagogu Ndriçim Mehmeti. “Në klasa të tilla nuk mund të ketë cilësi mësimi dhe bie edhe motivimi i mësuesve e nxënësve,” shtoi ai.

Sipas Mehmetit sistemi arsimor shqiptar ka nevojë urgjente më investime.

“Gjej mundësitë, i ke mundësitë, shfrytëzoji mundësitë dhe nëse jo atëherë do të vazhdojmë të kemi këto arritje në PISA, në të gjitha provimet ndërkombëtare dhe për pasojë nxënësit do ta gjejnë shpëtimin vetëm duke ikur jashtë vendit, ose duke u grumbulluar në zonat e mëdha urbane,” tha ai.

Testi i PISA-s është një nismë mbarëbotërore nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, për të matur aftësinë e nxënësve 15-vjeçarë për të përdorur njohuritë e tyre në matematikë, shkencë dhe lexim. Në raportin e fundit të publikuar mbi testimin e nxënësve shqiptarë, në dhjetor 2024, Shqipëri shënoi rënie në  në tre fushat e testimit duke u cilësuar si një “anormalitet negativ”.

“Besoj se është dëshira e kujtdo në këtë vend të shohë oborret e shkollave të gumëzhijnë,” tha Irsa Ruçi. “Por është për të ardhur keq që vatrat e dijes po mbyllen,” përfundoi ajo.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adams dhe Rama përballen me akuza për korrupsion

Shqipëria ndër vendet me akses më të lartë në internet, e fundit për aftësitë digjitale

Kush e udhëheq Iranin?

BE çertifikon protokollin Rama-Meloni

Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arrestohet ish-presidenti i Brazilit, pak ditë para se të shkonte në burg
Artikulli tjetër Moti i keq! Jugu nën ujë, veriu zbardhet nga dëbora

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Politike Rajoni Sociale 23 Prill, 2026
Regjimi iranian nuk është Irani
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 23 Prill, 2026
Shqipëria mbetet pas rajonit për lirinë në internet
Aktuale Analize HI-Tech Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
KLSH gjen shkelje të rënda në Autoritetin Portual Durrës
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.