KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kroacia mund të padisë Shqipërinë për mbeturinat që pushtuan Dubrovnikun
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kroacia mund të padisë Shqipërinë për mbeturinat që pushtuan Dubrovnikun
AnalizeFokusKryesoreRajoniSocialeZhvillim

Kroacia mund të padisë Shqipërinë për mbeturinat që pushtuan Dubrovnikun

Përditësimi i fundit: 7 Dhjetor, 2025 12:28 pm
218 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Në Kroaci po mendojnë edhe që të ngrihet padi kundër Shqipërisë për shkak të mbeturinave që u transferuan para pak ditësh në rrugë detare drejt brigjeve të Dubrovnikut. Sipas mediave kroate kjo tezë është ngritur në mbledhjen e këshillit bashkiak të qytetit bregdetar kroat nga këshilltarja dhe njëkohësisht avokatja Viktorija Knežević.

“Pas një studimi të plotë të situatës, përgjigjja është se teorikisht mundemi, por praktikisht është shumë e vështirë të kemi sukses, gjë që nuk do të thotë se duhet të heqim dorë nga idea nëse asgjë tjetër nuk ndihmon. Pyetja më e rëndësishme tani është se çfarë tjetër mund të bëjmë për të ndaluar përsëritjen e fenomenit të plazheve tona të mbushura me mbeturina“, tha Viktorija Knežević.

Ajo ka theksuar se Konventa e Barcelonës i detyron të gjitha vendet mesdhetare, përfshirë Shqipërinë, të marrin masa që të zvogëlojnë sasinë e mbeturinave që përfundojnë në det. Kroacia mund të kërkojë po ashtu që Adriatiku jugor të shpallet zonë prioritare në këtë drejtim.

“Shqipëria është në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, gjë që i jep Kroacisë një mjet të fuqishëm për të kërkuar rezultate konkrete dhe të matshme në mbrojtjen e Adriatikut nga mbetjet. Ekziston një projekt kroato-shqiptar me UNDP-në që mund të zgjerohet për të përfshirë grykëderdhjet e lumenjve dhe vendgrumbullimet problematike të mbetjeve“, tha Knežević.

Sipas saj, ajo që del në plazhe përbën vetëm rreth 20% të totalit të mbeturinave, pasi rreth 80% e mbetjeve “shetitëse” fundosen në shtratin e detit.

“Ajo që pamë është vetëm maja e ajsbergut dhe barra e vërtetë mjedisore mbetet nën det, ku ne me sy të lirë nuk mund ta shohim, por ekosistemi ynë, peshkatarët, turizmi dhe shëndeti detar vuajnë pasojat“, shtoi ajo.

Knežević thekson se ka modele bashkëpunimi për përballimin e situatës me mbetjet që kanë pasur sukses tashmë në Detin Baltik, ku vendet fqinj kanë arritur të zvogëlojnë në mënyrë drastike sasinë e mbeturinave në bregdet përmes një plani të përbashkët veprimi.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bangkoku shpallet qyteti më i vizituar në botë
Artikulli tjetër Nga bamirës, në biznesmen me bekimin e Ramës: Dritëhijet e Arbër Hajdarit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.