Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joan, ka ndarë mesazhin e tij në prag të Pashkëve, drejtuar besimtarëve Ortodoksë.
“Pashka është përkujtimi i Ngjalljes së Zotit Jisu Krisht dhe e vërteta themelore e besimit dhe e jetës sonë. Nëse nuk do të kishte pasur Ngjallje, nëse nuk do të ishte mundur vdekja, atëherë predikimi dhe besimi ynë i krishterë do të ishte i kotë (I Kor. 15:14), thekson apostulli i madh, sepse vetëm nëpërmjet Ngjalljes së Zotit, natyra jonë njerëzore mori rëndësinë dhe kuptimin e saj të vërtetë. Fitorja e Tij mbi vdekjen është një fitore universale, për të gjitha kohërat dhe për të gjithë popujt, fitore me të cilën mund të gëzohet çdo njeri”, thuhet në mesazhin e Joanit.