KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ku përfundojnë pijet e skaduara dhe mbetjet e kompanisë ‘Cola-Cola?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ku përfundojnë pijet e skaduara dhe mbetjet e kompanisë ‘Cola-Cola?
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreSociale

Ku përfundojnë pijet e skaduara dhe mbetjet e kompanisë ‘Cola-Cola?

Përditësimi i fundit: 22 Shkurt, 2025 10:49 pm
168 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

‘Coca-Cola’ është një nga pijet joalkoolike më të preferuara në botë dhe që nga viti 1994, ajo është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë ne vendin tonë. Në këto tre dekada, kjo kompani multinacionale është rritur dukë u bërë lider i padiskutueshëm në stilin e jetës shqiptare dhe gjithashtu një kontribuese e rëndësishme në rritjen ekonomike të vendit.

Si rrjedhojë ka qenë edhe kryefjalë e spoteve të rëndësishme publicitare në mediat kryesore, të cilat kanë përçuar te publiku sukseset e saj, si disa muaj më parë përshembull, ku ‘Coca-Cola Bottling Shqipëria’ festoi 30-vjetorin. Por përveç festimeve të 30 vjetorit, viti 2024 nuk rezultoi aq rozë për kompaninë, sepse një raport i KLSH-së, në bazë të auditimit të kryer kompani skandalin e një sërë parregullsive.

Raporti ka treguar në mënyrë të detajuar se në procedurën e asgjësimit të pijeve të skaduara për vitin 2020 mungon procesverbali i rregullt i asgjësimit, pasi ai është nënshkruar vetëm nga inspektorët e AKU-së, duke nxjerrë jashtë loje ato të Mjedisit dhe të Tatimeve, të cilët, sipas ligjit duhet të firmosnin proçesverbalin.

Shqetësim tjetër i ngritur nga KLSH është edhe mungesa e fotove të vendit, ku janë asgjësuar produktet dhe fletëdalja e produkteve të skaduara nga magazina. Elementë tepër të rëndësishëm, mungesa e të cilëve vë në diskutim faktin nëse janë asgjesuar vërtet këto pije të skaduara dhe nëse jo, ku kanë përfunduar?

Mbase për këtë rast nuk do të marrim asnjëherë përgjigje, por ajo që do t’ju shpjegojmë tani është mënyra se si duhet t’i menaxhonte dhe asgjesonte mbetjet e saj kjo kompani. Bazuar në lejen mjedisore të vitit 2015 të kompanisë ‘Coca-Cola’, ky subjekt gjeneron një sërë mbetjesh, duke nisur nga ambalazhet letër, karton, plastikë, e deri te llumrat që dalin nga impianti i trajtimit të ujërave, që kategorizohen me këto kode, e që duhet të asgjesohen jashtë vendndodhjes nga operatorë të licensuar.

Por, këtu bëhet fjalë vetëm për kodet që ‘Coca-Cola’ deklaron se gjeneron sipas lejes mjedisore, të cilat ju a treguam më sipër, por në realitet kompania nuk gjeneron vetëm mbetjet e sipërcituara.

Më datë 15 maj të vitit 2024 ‘Coca-Cola Bottling Shqipëria’ ka kërkuar të asgjesojë dy lloje mbetjesh: karbon aktiv që mban kodin 19 09 04 dhe llumra me kodin 19 02 06, mbetje që nuk pasqyrohen në asnjë faqe të lejes, edhe pse kompania përshkruan në kërkesë se i gjeneron në sasitë: 3 ton karbon një herë në dy vite dhe 24 ton llumra dy herë në muaj.

Mirë që i gjeneron pa leje, në shkelje të rëndë të ligjit, po pyetja më e rëndësishme: ku përfundojnë këto mbetje?

Në një përgjigje të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, mësojmë se asgjesimin e këtyre dy kodeve në Shqipëri e bëjnë vetëm këto subjekte: Alb Tech Plast, Brema, KAKS Shpk, Tirana Bussiness dhe Vlora Alumin, të cilat pas interesimit tonë, shprehen kategorikë se nuk kanë asnjë marrëdhënie kontraktuale asgjesimi mbetjesh me ‘Coca-Cola’-n.

Gjithashtu Ministria e Turizmit dhe Mjedisit sqaron se nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga ky subjekt për eksport të mbetjeve gjatë periudhës 2022-2024.

Asnjë gjurmë për asgjësimin, ndërkohë që ‘Coca-Cola Bottling Shqipëria’ vazhdon të gjenerojë mbetje që as nuk i ka në leje dhe as nuk dihet se ku përfundojnë.

 

Marrë nga Emisioni “Piranjat ne Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shpartallohet qeveria, Rama zëvendëson Agaçin me punonjësen e shkarkuar nga Ambasada Amerikane
Artikulli tjetër Prokurimet publike nga bashkitë probleme me konkurrencën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.