KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kullat mbërrijnë në TEG, Rama jep leje për pallate 15 kate, në Mjull Bathore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kullat mbërrijnë në TEG, Rama jep leje për pallate 15 kate, në Mjull Bathore
AktualeAnalizeKryesoreOpinionSociale

Kullat mbërrijnë në TEG, Rama jep leje për pallate 15 kate, në Mjull Bathore

Përditësimi i fundit: 3 Prill, 2026 11:01 am
178 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Epidemia e përbindëshave të betonit tashmë nuk po kursen më as zonat periferike që kishin shpëtuar deri më tani. KKTU po miraton në seri kulla të larta edhe për zonën e Lundrës, një zonë e cila deri më tani kishte shpëtuar nga ndërtimet e larta.

Në mbledhjen e datës 23 tetor të vitit të kaluar, rendi i ditës i së cilës u zbardh vetëm një ditë më parë, KKTU ka miratuar lejen e ndërtimit për një kompleks banimi dhe shërbimesh me ndërtesa deri në 15 kate në Mjull Bathore, pranë Qendrës Tregtare TEG. Përfituesi i lejes është një kompani anonime e quajtur CCP-Group.

CCP Group është themeluar në nëntor të vitit 2023 dhe ka gjithsej vetëm 20 mijë euro asete. Ajo zotërohet nga dy aksionerë; Avenir Boshnjaku dhe Yllka Sula, të cilët zotërojnë nga 50 për qind të aksioneve të shoqërisë.

Ky është një rast tjetër flagrant kur kompani pa asnjë fuqi financiare dhe vetëm me 20 mijë euro asete merr leje për të ndërtuar komplekse, të cilat kërkojnë investime në rendin e dhjetra milionë eurove dhe ndoshta edhe më shumë.

Të dy aksionerët e saj nuk rezultojnë të kenë biznese të tjera të fuqishme. Yllka Sula rezulton të ketë 6 kompani, por të gjitha ato janë pa aktivitet, të paktën sipas bilanceve të depozituara në QKB.

Përveç kësaj, zonja Sula është denoncuar publikisht nga opozita si e lidhur me bandat e Elbasanit. Sipas Sali Berishës pas Yllka Sulas qëndron Arjan Ormenaj, një biznesmen i cili dyshohet se ka pastruar paratë për llogari të klanit Copja në Elbasan.

Por pavarësisht se kush është përfituesi real i lejes për të ngritur përbindësha 15 katësh në Mjull Bathore është ekspansion i genocidit urbanistik të kryeqytetit, i cili tashmë nuk ka më asnjë metër të sigurtë nga kullat e qeverisë dhe bandave.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Miliona nga taksat e makinave, por rrugët lihen në harresë
Artikulli tjetër Çmime rekord të karburantit në Gjermani

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.