KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kush do e marrë kafenenë te kulla 5.5 milionë euro që po ndërton qeveria në Ksamil?!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kush do e marrë kafenenë te kulla 5.5 milionë euro që po ndërton qeveria në Ksamil?!
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Kush do e marrë kafenenë te kulla 5.5 milionë euro që po ndërton qeveria në Ksamil?!

Përditësimi i fundit: 21 Shtator, 2025 10:14 am
283 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një lokal do të jetë pjesë e një ndërtimi që do të realizojë qeveria në qendër të Ksamilit, në Sarandë. Projekti me vlerë 5.5 milionë euro përfshin një kullë vrojtimi si dhe një godinë funksionale.

Ndërtimi përfshin edhe një kafene me sipërfaqe të madhe, brenda strukturës që po ndërton shteti. Natyrshëm lind pyetja se kujt ia ka premtuar qeveria këtë kafene, duke qenë se Ksamili është një nga perlat e turizmit në Shqipëri.

Duket një histori e njohur në të gjitha projektet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, apo edhe të atyre lokale. Persona të afërt me pushtetin i marrin në administrim këto ndërtime.

Sipas dokumenteve, ndërtimi është quajtur “Qendra e Mikpritjes”, ndërkohë që zona e zhvillimit ndodhet në qytetin bregdetar të Ksamilit, Bashkia Sarandë, dhe përfshin një sipërfaqe trualli prej 4075 m² dhe sipërfaqe për zhvillim prej 2838 m².

“Vendndodhja në zemër të qytetit siguron që Qendra të shërbejë si një pikë gravitacionale për aktivitetet komunitare dhe si një destinacion atraktiv për turistët. Pozicioni topografik i truallit ofron gjithashtu mundësinë për pamje të hapura dhe lidhje vizuale me elementët natyrorë përreth, siç janë liqeni i Butrintit, deti Jon dhe peizazhi kodrinor që karakterizon zonën” thuhet në dokumente.

Sipas tyre, kjo vendosje e privilegjuar ka ndikuar në konceptin arkitektonik të ndërtesës, duke përfshirë në dizajn jo vetëm funksionalitetin, por edhe estetikën e integrimit me natyrën dhe respektimin siluetës urbane të Ksamilit.

Sipas KKTU-së, në zonën e zhvillimit parashikohen funksione të integruara, si qendër komunitare me hapësira edukative, sociale dhe kulturore, një kullë vëzhgimi me funksione panoramike, rekreative dhe shërbimi. Gjithashtu edhe hapësira të gjelbra publike, shëtitore dhe tarraca të aksesueshme.

Në dokument theksohet se do të ketë kullë dhe katet e sipërme.

“Kulla e vëzhgimit është një strukturë vertikale simbolike që ngrihet në një lartësi maksimale prej 40.6 metrash. Në katet e saj ndodhen funksione të ndryshme si kati i katërt (96 m²) hapësira teknike dhe depo për barin. Kati i pestë (96 m²) lokal me pamje panoramike dhe urë lidhëse me çatinë e ndërtesës së komunitetit” thuhet në dokument.

Pra, me lekët e shtetit do të bëhet një tjetër lokal në një nga zonat më të bukura të Ksamilit. Tarraca e kullës do të ketë kopsht të gjelbër dhe pikë vëzhgimi me pamje mbi qytet, det dhe liqen.

 

Marrë nga VoxNess.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqiptarët jetojnë më pak se në BE
Artikulli tjetër Ndryshon modeli i bujqësisë, fuqizohen kooperativat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.