KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë për 4 vjet?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë për 4 vjet?
AnalizeFinanceKryesoreRajoniSociale

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë për 4 vjet?

Përditësimi i fundit: 29 Janar, 2025 1:48 pm
207 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Sikur të punonte për 6 vjet me radhë dhe nga ato të ardhura të mos e shpenzonte as edhe një cent, pasuria e një ministri në Kosovë do të rritej për më shumë se 100 mijë euro.

Logjikisht e pamundur, por praktikisht dikush ia doli, raporton emisioni “Kiks Kosova”.

Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për 4 vjet pasuria i është shtuar për 103 mijë e 544 euro. Si udhëheqës i këtij dikasteri, Arben Vitia ka të hyra vjetore rreth 18 mijë euro dhe ky pasurim i tij për këto vite është i barabartë me sa do të fitonte ai nga paga si ministër për 5.7 vjet.

Nga 478 mijë e 258 euro sa kishte deklaruar në vitin 2020, pasuria e të parit të Shëndetësisë në vitin 2023 e kaloi gjysmë milionin. E në raportin e fundit të publikuar në vitin 2024 nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Vitia rezulton se ka 581 mijë e 802 euro pasuri.

Vitia nuk është ministri i vetëm që ia pa hairin pushtetit. Një pasurim të dukshëm për kohën sa mbajti postin e ministrit e pati edhe Fikrim Damka.

Ministri i Zhvillimit Rajonal u pasurua për 80 mijë e 992 euro për 3 vjet. Nga 229 mijë e 671 euro sa i deklaroi në vitin 2022, pasuria e Damkës shkoi në 310 mijë e 663 euro.

Jo kaq sa ai, por për një çerek, pasurinë e tij e shtoi edhe ministri i Financave, Hekuran Murati. Financierit të VV-së pasuria iu rrit për 20 mijë e 983 euro.

Nga 124 mijë e 177 euro sa i deklaroi në vitin 2020, Murati në 2024 pohoi se ka në posedim pasuri në vlerë të 145 mijë e 160 euro. Për katër vjet në qeveri, u pasurua edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sipas raportit krahasues të pasurisë, të publikuar nga Lëvizja FOL, Krasniqit nga viti 2020, iu shtuan 32 mijë e 841 euro në pasurinë e tij.

Nga 288 mijë e 42 euro sa deklaroi në vitin 2020, në fund të mandatit, pasuria e këtij ministri arriti në 320 mijë e 883 euro.

Jo më pak fatlum qëlloi të ishte edhe numri një i Ministrisë së Kulturës, Hajrulla Çeku. Sa qëndroi në krye të MKRS-së, sipas të dhënave të publikuar nga FOL, Çeku u pasurua për 23 mijë e 810 euro.

Në vitin 2020, Çeku deklaroi se posedon një pasuri në vlerë të 225 mijë e 288 eurove, e cila në regjistrin e fundit të pasurisë doli se ka shkuar në 249 mijë e 98 euro.

E rritje të pasurisë në pushtet pati edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Nga emërimi si ministër e deri më sot, atij pasuri i është rritur për gati 4 për qind, apo 17 mijë e 513 euro.

Derisa në vitin 2021, Peci deklaroi se ka në posedim pasuri në vlerë të 423 mijë e 999 eurove. Tash, nëse partia e tij nuk e formon qeverinë e re, ai do të largohet nga posti i ministrit me 441 mijë e 512 euro në thesar.

Nëse jo në zhvillimin industrial të Kosovës, një bilanc pozitiv e arriti ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, prej që erdhi në pushtet. Ky bilanc shënon rritjen e pasurisë së saj për 26.43 për qind.

Sipas Lëvizjes FOL, e cila ka bërë monitorimin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve shtetërore, nga viti 2020, Rozeta Hajdari ia shtoi pasurisë së saj gati 22 mijë euro.

Kur e deklaroi pasurinë për herë të parë, ajo kishte në pronësi 61 mijë e 136 euro. Kjo pasuri në 2024-ën arriti në 83 mijë e 94 euro.

Edhe pse kabinetit qeveritar iu bashkua i fundit, pasuria iu shtua edhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ministri i FSK-së ka në posedim pasuri në vlerë të 110 mijë e 442 euro.

Nga dy herë sa e deklaroi pasurinë, Ejup Maqedonci në 2024-ën pati rreth 3 mijë euro më shumë se në vitin 2023, kur kishte deklaruar 107 mijë e 572 euro pasuri.

 

Marrë nga Reporteri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndotja, pasojat dhe nismat për shpëtimin e Drinit në Shqipëri
Artikulli tjetër Kallas dhe Rubio ranë dakord për “presion maksimal” ndaj Rusisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen
Bota Fokus Koment Politike Zhvillim 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.