KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lagja ku flitet shqip akoma në Damask. Ja pse në Siri ka mijëra shqiptarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Lagja ku flitet shqip akoma në Damask. Ja pse në Siri ka mijëra shqiptarë
KryesoreOpinionSocialeTe Tjera

Lagja ku flitet shqip akoma në Damask. Ja pse në Siri ka mijëra shqiptarë

Përditësimi i fundit: 12 Dhjetor, 2024 11:25 am
172 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Tema më e diskutuar në arenën ndërkombëtare është rënia e regjimit në Siri. Një detaj interesant është se në Siri ka ende një komunitet të vjetër shqiptar.

Sipas të dhënave zyrtare të një censi të kryer disa vite më parë, rezulton se atje ndodhen 10 mijë persona me origjinë shqiptare, të vendosur në disa qytete të rëndësishme, si kryeqyteti Damask, Alepo, Hama dhe Latakia.

Por më shumë detaje në lidhje me këtë komunitet dha në një emision televiziv, Gentian Mara, teolog, i cili ka studiuar në Siri nga viti 2003 deri në vitin 2011.

Ai theksoi se janë 4 personalitete të rëndësishme me origjinë shqiptare jo vetëm në Siri, por në të gjithë botën islame.

Ata janë Muhamed Nasrudin Albani, Vehbi Sulejman Gavoçi, i cili ka pasur zotëruar shqipen dhe shumë mirë, Abdul Kadër Arnauti dhe Shuaip Arnauti.

Por pse ka kaq shumë shqiptarë në Siri?

“Çfarë ka lidhje nga Shqipëria, emigrimi i tyre është thuajse në kohën e Mbretit Zog. Ndryshimet në Shqipëri për disa nuk u konceptuan si të drejta fetarisht kështu që zgjodhën kush do emigronte drejt Stambollit dhe kush në Damask. Asokohe Sulejman Gavoçit, babai i Vehbi Sulejman Gavoçit që ishte një dijetar i shquar në viset tona vendoset dhe pas tij e ndjekin dhe të tjerë. Ndërtohet një komunitet, ata ndërtojnë një xhami në Damask. Është një ndër xhamitë e mëdha në Damask, sot quhet “Xhamia e Besimit”. Atë e ka ndërtuar Sulejman Gavoçi nga Shkodra dhe e ka përdorur edhe si qendër mësimi për shqiptarët aty”, tha Mara.

Ai u shpreh se ka edhe lagje me shqiptarë në Damask, ku në banesat e tyre flitet ende shqipja. Për ata që janë larguar, kanë ruajtur emërtimet në gatime etj.

“Ata që janë në lagje e ruajnë shqipen. Ata që janë shkëputur nga lagja ruajnë vetëm emërtime, qofshin gatime etj. Lagja vazhdon ta ruajë shqipen, e flasin në shtëpitë e tyre shqipe. Në Shqipëri kemi pasardhës të familjes së Gavoçëve që janë rikthyer si pasojë e krizës. Një prej tyre ishte një prej djemtë e Sulejman Gavoçit, Shefqet Gavoçi, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar”, tha Mara.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çmontohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, në pranga 14 persona
Artikulli tjetër Mazhoranca rrëzon kërkesën e Bardhit për interpelancë me Ramën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë
Aktuale Analize Bota Ekonomi Koment 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.