KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çmontohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, në pranga 14 persona
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Çmontohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, në pranga 14 persona
AktualeFokus

Çmontohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, në pranga 14 persona

Përditësimi i fundit: 12 Dhjetor, 2024 11:21 am
132 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një grup i trafikut të armëve mes Kosovës dhe Shqipërisë është goditur nga Policia. Nga të dhënat në pranga kanë përfunduar 14 persona dhe në total janë kapur më shumë se 60 armë zjarri.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës.

Gjatë këtij operacioni u ndaluan për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkepunim dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkepunim, mes të tjerëve edhe Euxhenio Manushi, Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleo Mucalliu dhe Tonin Shkambi.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, Prokuroria e Tiranës dhe Prokuroria Speciale e Kosovës lëshojnë 14 urdhër arreste, sekuestrohen armë e municione

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe me ndihmën e EUROPOL shkatërruan pas mbi nëntë muaj hetime, një grup kriminal të trafikut të armëve, aktiv në të dy shtetet.
Hetimet datojnë në muajin shkurt të këtij viti, ku pas informacioneve të grumbulluara ne rrugë operative nga ana e Seksionit Për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë për dyshimin se shtetesi V.O. në bashkëpunim me persona të tjera, shtetas Shqiptarë dhe Kosovarë, kryejnë aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të amrëve të zjarrit nga Kosova në drejtim të Shqipërisë si dhe trafikimin e lëndëve narkotike kryesisht kokainë nga Shqipëria në Kosovë, u regjistrua procedimi penal nr.1167 për veprën penale ‘Trafikimi i armëve dhe i municionit’ kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’ parashikuar nga nenet 278 dhe 278/a/2 të Kodit Penal.
Nga hetimet e deritanishme, rezulton se të dyshuarit ishin përgjegjës për furnizimin, transportin dhe shitjen e armëve ose materialeve shpërthyese, duke krijuar një rrugë të ndërlikuar importi dhe eksporti.
Duke qenë se ky grup përbëhej nga shtetas nga Kosova dhe Shqipëria, institucionet e dy shteteve nënshkruan në qershor të këtij viti ‘Marrëveshjen për Themelimin e Ekipit të Përbashkët Hetimor’, mbështetur nga EUROPOL dhe nga Projekti i EUROJUST për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe midis rajonit dhe BE-së në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Nëpërmjet këtij ekipi, autoritetet shqiptare dhe kosovare mundën të bashkëpunonin shpejt dhe lehtë, duke shkëmbyer informacione në kohë reale.
Në vijim të hetimeve, më datë 10.12.2024 rreth orës 21:00 dhe në vijim Policia e Kosovës në funksion të procedimit të përbashkët ka zhvilluar operacione policore ku ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar: 29 pistoleta dhe 3 armë të gjata të modeleve të ndryshme, 2635 fishekë/municion të modelit të ndryshëm, 2 automjete dhe pajisje tjera TIK. Ndërkohë që gjatë këtyre operacioneve u ndaluan/arrestuan 8 persona. Konkretisht shtetasit V.O., K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D., dhe B.A.

Në koordimin me Policinë e Kosovës menjeherë rreth orës 03.00 e në vijim të datës 11.12.2024 nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në funksion të këtij procedimi u zhvillua operacioni për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për 6 persona dhe kontrolli i banesave për 7 vende. Gjatë këtij operacioni u ndaluan për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkepunim dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkepunim të parashikuar nga neni 278/5/ dhe 278/a/2 i K.Penal të 6 personave:

E.M 20-vjeç
E.P. 34-vjeç
A.M. 28 vjeç
G. Ll 22 vjeç
K.M. 26-vjeç; dhe
T.Sh., 53-vjeç

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.

 

Marrë nga VowNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Jared Kushner jep të vërtetën e tij për projektin e Zvërnecit

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it

Reshjet e dendura të shiut sjellin probleme në Kukës

Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi

Kalon, pas seancës maeratonë të kuvendit, Reforma Territoriale me 85 vota pro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fermerët shqiptarë e shesin djathin e gomaricës me 1500 euro kilogrami
Artikulli tjetër Lagja ku flitet shqip akoma në Damask. Ja pse në Siri ka mijëra shqiptarë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Thirrje për bisedime paqeje: A po lodhet Ukraina nga lufta?
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 9 Tetor, 2026
Itali/ Parlamenti miraton reformën e diskutueshme zgjedhore
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 9 Tetor, 2026
Francë/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, në Paris
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 9 Tetor, 2026
Euro bie dukshëm kundrejt dollarit: Krizë e re financiare?
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 9 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.