KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Leli Kaja, gjysmë milion euro për menaxhimin e plehrave në Elbasan
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Leli Kaja, gjysmë milion euro për menaxhimin e plehrave në Elbasan
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreSociale

Leli Kaja, gjysmë milion euro për menaxhimin e plehrave në Elbasan

Përditësimi i fundit: 17 Prill, 2025 12:49 pm
286 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Kompania publike “Eco-Elb”, nën administrimin e Leli Kajës, ka vendosur të shpenzojë mbi gjysëm milioni euro për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve me makineri të rënda, ndërkohë që kontrata të ngjashmë të nënshkruara më parë kanë rezultuar një dështim i plotë.

Një investigim i kryer më herët nga “Boldnews.al” tregoi situatën e vështirë brenda vend-depozitimit të mbetjeve në periferi të Elbasanit, ku dallohej qartë se shoqëria publike, por edhe kontraktori privat, nuk duket se e kishin vrarë mendjen për përmirësimin e gjendjes.

“Eco-Elb”, në pronësi të shtatë bashkive të qarkut Elbasan, mori në dorëzim në fund të vitit 2021 landfillin dhe inceneratorin e qytetit, pas skandalin financiar, ku u përfshinë zyrtarë të niveleve të ndryshme dhe pronarët në letra dhe ata faktikë të kompanisë koncesionare “Albtek Energy”, e kontraktuar nga qeveria e Edi Ramës për ndërtimin e kësaj vepre publike.

Ajo që nisi si një skandal, vijon të jetë i tillë. Këtë, të paktën dyshon Prokuroria e Elbasanit, e cila prej muajsh po zhvillon hetime për “shpërdorim detyre” dhe “menaxhimin e mbetjeve”.

Ndërkohë që deri më tani, nga këto hetime ende nuk ka një rezultat konkret, kompania publike “Eco-Elb” vijon të djegë qindra milionë lekë publike për menaxhimin e mbetjeve, me një incinerator që nuk ka punuar thuajse asnjë ditë, që prej kohësh kur u deklarua si i përfunduar, rreth 4 vjet më parë.

Tenderi “i paracaktuar”?

Në 10 Prill 2025, shoqëria “Eco-Elb” shpalli tenderin me objekt “Shërbim Menaxhim Mbetjesh Urbane me Mjete të Rënda”. Fondi limit për këtë procedurë është rreth 550 milionë lekë të vjetra (mbi 500 mijë euro).

Sipas dokumentave zyrtarë, ky tender pritet të mbyllet në 13 Maj 2025, dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri.

Ndërkohë që procedura është në zhvillim e sipër, ekzistojnë disa të dhëna të tërthorta, të cilat ngrenë dyshime për një tender të paracaktuar.

Kompania publike “Eco-Elb” ka zhvilluar edhe dy herë të tjera këtë procedurë në dy vitet e kaluara. Në secilin rast, në tender ka marrë pjesë vetëm një kompani, “Ergi” shpk, e cila është shpallur edhe fitues.

Mbetet për t’u parë nëse edhe në tenderin e radhës do të të përsëritet e njëjta situatë.

Në maj të vitit 2023, shpall tenderin për “shërbimin një-vjeçar të menaxhimit të mbetjeve” me fond limit 39.045.600 lekë të reja. Pjesëmarrës në garë ishte vetëm “Ergi” shpk, e cila e fiton kontratën me ofertën ekonomike 39.030.300 lekë të reja ose sa 99.999 përqind e fondit limit (vetëm 15 mijë lekë më pak se fondi limit).

Një vit më pas, përsëritet thuajse e njëjta situatë. Në maj 2024, “Eco-Elb” e administruar nga Leli Kaja, shpall sërish tenderin një-vjeçar për “menaxhimin e mbetjeve në landfill me mjete të rënda”. Fondi limit kësaj radhe ishte rritur me mbi 150 përqind, krahasuar me tenderin e parë, duke arritur në vlerën e 54.8 milionë lekë të reja.

Sipas dokumentave zyrtare të konsultuar nga “Boldnews.al”, rezulton se në procedurë kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë, njëri prej të cilit “Ergi” shpk.

Nga të dhënat rezulton se “Ergi” ka paraqitur ofertën ekonomike 52.114.700 lekë të reja ose gati 96 përqind e fondit limit. Ndërsa kompania tjetër kishte paraqitur një ofertë shumë më të ulët dhe më të leverdisshme për financat publike, në vlerën e 40 milionë lekëve të reja.

Megjithatë, administratori Leli Kaja dhe administrata e tij, shpallën fitues “Ergi” shpk, duke skualifikuar kompaninë tjetër, nën argumentin e “ofertës anomalisht të ulët”, duke sugjeruar se shifra nuk do të mbulonte siç duhet shërbimin e kërkuar nga “Eco-Elb”.

Por, ndërkohë që Kaja dhe “Eco-Elb” u shqetësuan për cilësinë e shërbimit që mund të ofronte kompania me ofertë të ulët, edhe shoqëria private e përzgjedhur prej tyre nuk duket se e ka përmbushur qëllimin, megjithëse kishte ofertën më të lartë.

Të paktën, këtë dyshon Prokuroria e Elbasanit, e cila ka si pjesë të hetimit të saj edhe veprimtarinë e kompanisë fituese të tenderit sa i përket shërbimit për “Eco-Elb”.

Dhe, ndërkohë që ekzistojnë dyshime të forta zyrtare mbi mënyrën se si është vepruar në landfillin e Elbasanit, administratori Leli Kaja ka vendosur sërish në Prill 2025 që të shpenzojë plot 500 mijë euro për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ari rekorde të reja, shkak frika nga lufta tregtare SHBA-Kinë
Artikulli tjetër Townhall: Projekti i Ballukut për portin e ri, cënon planet në luftën kundër drogës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.