KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lindjet bien 3%, shtesa natyrore po ngushtohet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Lindjet bien 3%, shtesa natyrore po ngushtohet
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Lindjet bien 3%, shtesa natyrore po ngushtohet

Përditësimi i fundit: 11 Gusht, 2026 6:08 pm
44 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria po përballet me një bilanc natyror gjithnjë e më të ngushtë të popullsisë. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, vendi regjistroi vetëm 218 lindje më shumë se vdekje, ndërsa numri i lindjeve ra me 3% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë tremujorit të dytë u regjistruan 5,083 lindje dhe 4,865 vdekje. Edhe pse vdekjet ranë me 3.7% në krahasim me tremujorin e dytë 2025, rënia e lindjeve mbetet një sinjal i rëndësishëm për ecurinë demografike të vendit.

Vetëm 218 persona shtesë në tre muaj

Diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve, e njohur si shtesa natyrore, ishte 218 persona në tremujorin e dytë. Kjo do të thotë se, pa llogaritur migracionin, popullsia e vendit u shtua natyrshëm me më pak se 250 persona gjatë tre muajve.

Treguesi merr rëndësi edhe më të madhe për shkak të shpërndarjes së tij në territor. Në tremujorin e dytë, pesë qarqe patën shtesë natyrore pozitive, ndërsa shtatë qarqe regjistruan shtesë natyrore negative, pra më shumë vdekje sesa lindje.

Tirana mban bilancin pozitiv, por lindjet bien 12%

Tirana mbetet qarku me diferencën më të madhe pozitive mes lindjeve dhe vdekjeve, me 1,033 lindje më shumë se vdekje. Megjithatë, kryeqyteti jep një sinjal kontradiktor: është njëkohësisht qarku që regjistroi rënien më të fortë të lindjeve në raport me një vit më parë.

Në tremujorin e dytë 2026, në Tiranë u regjistruan 2,310 lindje, por numri i tyre ishte 12% më i ulët se në tremujorin e dytë 2025. Kjo ishte rënia më e madhe në përqindje mes qarqeve.

Në krahun tjetër, Dibra regjistroi rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, me 14.6%. Gjirokastra mbetet qarku me numrin më të ulët të lindjeve, vetëm 66 gjatë tremujorit të dytë.

Shtatë qarqe në “minus” natyror

Bilanci demografik është veçanërisht problematik në qarqet ku vdekjet tejkalojnë lindjet. Korça regjistroi shtesën natyrore më të ulët, me 265 vdekje më shumë se lindje.

Në total, panorama tregon një ndarje të qartë demografike mes qarqeve. Ndërsa disa zona, veçanërisht Tirana, vijojnë të kenë një bilanc pozitiv, pjesa tjetër e vendit po përballet me një raport gjithnjë e më të pafavorshëm mes lindjeve dhe vdekjeve.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës

Ukrainës i kanë mbaruar raketat Patriot

Incident në protestë/ Qytetarët: Provokimet nuk na ndalin

Skandali në Britani/ Kryeministrin e mashtrojnë në telefon

Katër të plagosur nga zjarri, në një skaf në Porto Palermo

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tërmeti në Kolumbi/ Vijojnë kërkimet nën rrënoja, 167 të vdekur
Artikulli tjetër Tirana, lavatriçe e parave të pista

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania e lidhur me “Grupin e Pojës” merr leje për kullë 12-katëshe në Radhimë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Gusht, 2026
Atalanta përshëndet zyrtarisht Berat Gjimshitin
Aktuale Bota Koment Kryesore Sociale Sporti 17 Gusht, 2026
Premier League shkëputet financiarisht nga rivalët
Analize Finance Sociale Sporti Zhvillim 17 Gusht, 2026
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë
Analize Korrupsion Kryesore Sociale Zhvillim 17 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.