KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Makina e gazetarit shpërthen nga flakët në Bulqizë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Makina e gazetarit shpërthen nga flakët në Bulqizë
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Makina e gazetarit shpërthen nga flakët në Bulqizë

Përditësimi i fundit: 27 Prill, 2026 8:40 am
32 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri në Bulqizë gjatë orëve të para të së dielës është sulmi i radhës ndaj gazetarëve në vendin tonë.  Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Dibrës, automjeti i gazetarit është përfshirë nga flakët në rrethana që dyshohen si zjarrvënie e qëllimshme rreth orës 02:58 të datës 26 prill 2026. Pikërisht në këtë orë policia u njoftua se mjeti tip “Ford Fiesta”, në pronësi të Sami Currit, me profesion gazetar, ishte djegur ndërsa ishte i parkuar pranë banesës së tij.

“Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit/ve, pasi paraprakisht dyshohet për djegie të qëllimshme,” thuhet në deklaratën e policisë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrfikësit, ndërsa vetë gazetari Sami Curri ka deklaruar se është njoftuar nga fqinjët për zjarrin në orët e para të mëngjesit dhe se automjeti ndodhej vetëm pak metra larg banesës së tij. Ai theksoi se nga verifikimet paraprake, ky nuk është një incident aksidental.

“Sot, rreth orës 02:45 të mëngjesit, vetëm pak metra larg banesës sime në Bulqizë, është djegur qëllimisht makina ime. Nga sa kam konstatuar, nuk bëhet fjalë për një zjarr aksidental, por për një akt të pastër dhe të paramenduar,” u shpreh ai në një mesazh në rrjetet sociale.

Curri e lidh ngjarjen drejtpërdrejt me aktivitetin e tij profesional, duke e konsideruar një akt presioni ndaj punës së tij si gazetar lokal. “Ngjarja e ndodhur është e lidhur drejtpërdrejt me punën time si gazetar. Këtë e kam deklaruar qartë edhe para oficerëve të policisë dhe grupit hetimor,” tha ai., ndërsa shpërndau në rrjetet sociale pamjet e mjetit të tij në flakë.

Në reagimin e tij publik, gazetari e cilësoi aktin si një mesazh intimidimi, por thekson se nuk do të tërhiqet nga puna e tij. “Ky është një mesazh frikësimi, por dua ta them qartë: ata që e kanë bërë këtë akt nuk do të arrijnë të më kërcënojnë apo të më ndalin. Për mua, gazetaria nuk është thjesht profesion, por mision në shërbim të publikut dhe do të vazhdoj ta ushtroj me të njëjtin përkushtim, me çdo çmim,” deklaroi Curri.

Ai shtoi se prej javësh ka pasur përpjekje për të ushtruar presion ndaj punës së tij, sidomos për temat që ka trajtuar dhe ato që janë ende në proces raportimi.

“Prej javësh kemi qenë përballë përpjekjeve të vazhdueshme për të ndikuar dhe ushtruar presion mbi punën tonë, veçanërisht për temat që kemi trajtuar dhe ato që janë ende në proces raportimi,” u shpreh ai, duke theksuar se do të vijojë të raportojë për çështjet që prekin komunitetin, përfshirë abuzimet e mundshme me fondet publike, problemet e mjedisit dhe shqetësimet e qytetarëve.

Curri, i cili ka rreth një dekadë përvojë në gazetari, drejton median lokale “Bulqizaime.al” dhe ka bashkëpunuar me organizata si BIRN, duke u fokusuar në monitorimin e pushtetit vendor dhe çështje që prekin drejtpërdrejt komunitetin në Dibër.

Rrjeti rajonal për mbrojtjen e gazetarëve SafeJournalists e ka dënuar incidentin dhe e ka cilësuar atë si një rast serioz që ngre shqetësime për sigurinë e gazetarëve. “Sami Curri u shpreh për SafeJournalists se beson që incidenti lidhet me raportimet e tij të fundit dhe ato në vijim mbi abuzime të dyshuara në shkallë të gjerë me fondet publike,” thuhet në deklaratë.

“Një reagim i qartë dhe efektiv institucional është thelbësor për të parandaluar pandëshkueshmërinë dhe për të mbrojtur lirinë e medias,” thekson rrjeti.

Organizata gjithashtu u bëri thirrje aktorëve publikë dhe mediave që të dënojnë pa ekuivok këtë incident dhe të tregojnë solidaritet me gazetarin, duke shtuar se do të vijojë të monitorojë nga afër zhvillimet e çështjes. Hetimet vijojnë, ndërsa deri në këtë fazë autoritetet nuk kanë bërë publik asnjë të dyshuar dhe as motivin e saktë të ngjarjes.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Italia do kalojë Greqinë si vendi me më shumë borxhe në Eurozonë

Fundoset Marina e Durrësit? Pallatet e Alabari zhyten 74 cm

Banka Botërore: Rritja ekonomike e rrezikuar nga pasiguritë dhe ndikimet e jashtme

Policia, alarm për një skemë të sofistikuar mashtrimi online

Më mirë qen, se sa pensionist, në Vlorë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ambasadori britanik: Grupi më i madh i të dënuarëve në Mbretërinë e Bashkuar janë shqiptarët
Artikulli tjetër Ekonomia shqiptare e ekspozuar ndaj krizave të jashtme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ligji i ri për energjinë, qytetarët dhe bizneset mund të blejnë dhe të shesin
Analize Ekonomi Kryesore Sociale 27 Prill, 2026
Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive, të blera për veten dhe këshillin
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Prokurori Bledar Maksuti merr nën hetim Daniel Shimën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Rusia kontrabandon në Izrael miliona ton grurë, të vjedhur nga Ukraina
Analize Bota Finance Opinion Sociale Zhvillim 27 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.